Home » Lajme » Vdesin 19 veta nga të ftohti në Serbi

Vdesin 19 veta nga të ftohti në Serbi

Në Serbi deri më tani kanë vdekur 19 persona, 200 veta u shpëtuan nga situata kritike dhe mbi 50 mije veta gjenden të bllokuar nga dëbora dhe moti i ftohtë, ka thene  Predrag Maric, shef i departamentit për situata të jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë .

Situatë e rëndë në gjithë territorin e Serbisë, moti i ftohtë, reshje të dëborës dhe ngrica të mëdha kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe bllokim të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve të ndryshme.Predrag Maric, shef i departamentit për situata të jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka thënë se deri më tani 50 mije njerëz janë të bllokuar nga dëbora.Sipas tij afro 200 persona u shpëtuan nga situata kritike e valës së hershme të akullit në Serbi, por për fat të keq 19 njerëz kanë vdekur.Gjithashtu Maric ka pohuar se sot dhe nesër do të transportohen furnizimet nga rezervat ushqimore në të gjitha komunat dhe shtabet që janë në nevojë

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch