Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 Shkurt 2013

RTP lajmet 11 Shkurt 2013

Nëpër vendkalimet kufitare, kontrabanduesit tentojnë të bartin mallra nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet. Policia në vendkalimet kufitare ka gjetur gjarpërinj, papagaj, fazanë, qen, dhëmbë artificial. Majmunë, breshka nga Greqia, pëllumba, papagaj, gjarprinj, qen…ndoshta do të duket se flitet për ndonjë kopsht zoologjik, mirëpo këto janë vetëm nga disa kafshë që gjenden tek persona të ndryshëm që tentojnë të kontrabandojnë në vendkalimet kufitare të Serbisë, si në Preshevë, ato drejt Kroacisë dhe Hungarisë. Vendkalimi kufitar ai i ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është më i frekuentuari për kontrabandë, andaj edhe aty zbulohen mallra ndër më të ndryshmit. Edhe pse në raport me drogën dhe armatim, transporti ilegal i kafshëve mund të jetë vepër penale dhe për të mund të dënohesh me disa vite burgim. Gjatë viteve të kaluara, drejtoria e doganave ka hasur gjëra të ndryshme, jo vetëm se si interesante për kontrabandë, po edhe mënyrën se si ato bëhen.”Njerëzit përdorin vende nga më të ndryshmet në vetura që ta fshehin mallin” ka deklaruar shefi i repartit kundër krimit në dogana. “Ndonjëherë mallrat fshihen mirë në bagazh, apo edhe në pjesën e motorit, mirëpo shpesh ka raste kur ato fshihen edhe në zbrastësirat e karroserisë së veturës, ose i rregullojnë vet si lloj bunkere të ndryshëm. Policia doganore janë të stërvitur që të vlerësojnë tentimet e kontrabanduesve. Ata para së gjithash mund të vlerësojnë njeriun e dyshimtë, apo edhe të jenë të aftë të gjejnë të gjitha detajet e dyshimta në veturë. Gjatë kontrollimeve të tilla, policia kufitare njëherë gjatë kontrollimit të bagazhit ka zbuluar 5 majmunë të llojit Makako, ndërsa një tjetër kishte tentuar që në zbrastësirat e derës së veturës kishte tentuar të fshehë breshka të gjalla. Shpesh policia has papagaj, spermë të kalit, lloje të qenit të rralla pa dokumente, gjarpërinj, lëkura të ndryshme të kafshëve me vlerë, brinjë dhe kocka të kafshëve. Nëpër vendkalimet kufitare më së shumti kontrandandohet cigare, armë, drogë, rroba, teknikë dhe njerëz.
—————–

Brengë për drejtues të pushtetit lokal në Preshevë edhe më tutje mbetet mos azhuriteti i inspektorëve komunal në kuadër të drejtoratit të inspekcionit. Anëtarët e këshillit komunal dhe kryetari me ndihmësit e tij kanë shprehur sot shqetësimin dhe vërejtjet në mbledhjen e këshillit komunal për ngecje të punës në këtë drejtorat me theks të veçantë në pa mundësit për parandalimin e ndërtimeve pa leje në komunën e Preshevës. Avazi i ndërtimeve të objekteve pa leje private në vendin tonë po vazhdon edhe më tutje. Se cilat do të jenë preventivat për parandalimin e kësaj dukurie mbetet të shohim ditëve në vazhdim që do të merren nga ekzekutivi dhe personat kompetent. Në bazë të raportit të drejtoratit për punë të inspekcionit janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore ku në të njëjtën kohë janë ngritur edhe procedura gjyqësore ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm si dhe janë ngritur edhe procedura të kundërvajtjes për pronarët që nuk kanë zbatuar vendimet komunale. Në anën tjetër drejtorati për urbanizëm punë pronësoro- juridike dhe mbrojtje të ambientit jetësorë vitin 2012 e kishte vit të frytshëm sepse gjatë 12 muajve grumbulloi rreth 20 milion dinarë që u vlerësua pozitivisht nga anëtarët e këshillit komunal. Prioritet i drejtoratit do të jetë përpilimi dhe aprovimi i planit detal rregullativ të një pjese të zonës industriale në Çukarkë. Drejtorati për ta ngritur azhuritetin dhe efikasitetin në punë ka nevojë që vitin vijues të ketë investime si në atë kadrovik po ashtu edhe teknik. Qëllimet e edukimit dhe arsimit parashkollorë edhe për këtë vit shkollorë në entin parashkollorë 8 marsi në Preshevë do të jenë nxitja e zhvillimit fizik, intelektual, emocional, social dhe krijimtarisë së fëmijëve u tha sot gjatë raportimit para këshillit komunal të drejtoreshës Sinavere Shaqiri. Sipas drejtoreshës suksesi i realizimit të programit në tërësi varet nga lidhja me familjen pasi që edukimi dhe arsimimi parashkollorë është plotësim i edukimit familjarë. Zonja Shaqiri ka premtuar se bashkëpunimi me drejtuesit e pushtetit lokal nuk do të mungojë në periudhën në vijim. Ndërsa në kuadër të drejtoratit për administratë të përgjithshme gjatë vitit që lamë pas janë kryer punët administrative si në shërbimin e ofiqarisë, në arkivë dhe azhurimin e listave zgjedhore. Sipas kryeshefit të administratës me disa plotësim ndryshime do të vazhdohet edhe më tutje gjatë këtij viti që plotësohen kriteret për mbarëvajtje të punës.

——————-

Nikolas Herkules, menaxher i programit të PBILD-it për zhvillim ekonomik, në Medvegjë ka mbajt takimin qendrorë i këshillit drejtues të PBILD programit. Jürg Staudenmann përfaqësues i PBILD ka thënë se tha se programi PBILD po përmbush nevojat e banorëve të rretheve të Pçinjës dhe Jabllanicës, me projektet e veta. Në këtë takim është bërë prezantimin e raportit të rezultateve dhe ndikimit për periudhën tremujore tetor – dhjetor 2012 . Por në këtë takim u prek edhe situata politike në Luginë. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit nga nëntori e këtej, të cilat ndodhën në Preshevë, lidhur me lapidarin. Do të thoja se ky problem tanimë nuk është vetëm problem në jug të Serbisë, por se ai ka ndikim edhe më gjerë, prandaj edhe inkurajojmë të gjithë, që këto dhe problemet e tjera ti zgjidhin me dialog ka thënë para të pranishmëve menaxher i programit të PBILD-it Nikolas Herkules. Ai më tej ka shtuar se në këto hapësira duhet punuar edhe më shumë në ngritjen e zhvillimit ekonomik. Në këtë takim nga komuna e Preshevës, Fatmir Azizin kryeshef i drejtoratit për financa, ekonomi dhe ndërmarrësi privat. Ndërkaq për planet e parapara gjatë tre mujorit të parë të vitit 2013 ka folur Tatjana Strahinjiq Nikoliq, zëvendës menaxhere e projektit, e cila ka theksuar se “gjatë periudhës janar – mars 2013 do të bëhet hapja e 4 klubeve të reja, për aftësimin profesional të punësuarve, strategjinë regjionale të sigurisë, hapjen e klubeve për personat me invaliditet në komunat Preshevë e Bujanoc. Gjithashtu do të realizohet gjithashtu edukimi i të punësuarve në shtëpitë e shëndetit në Preshevë e Bujanoc. Në fund u tha se do të implementohen të gjitha projektet e nënshkruara.

————
Deputeti Popullor Riza Halimi në këtë fundjavë priti delegacionin e Ambasadës Suedeze të akredituar në Beograd , zëvendës ambasadoren, këshilltarin politik dhe atasheun ushtarak të kësaj ambasade. Sipas zoti Halimi temë kryesore e këtij takimi ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë në vend e me theks të veçantë heqja e dhunshme e lapidarit në Preshevës si dhe provokimi i vendosjes së lapidarit në qendër të fshatit Lluçan. Për më gjerësisht ndiqni prononcimin në vazhdim.

——————–

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme ka thënë se në Statutin e ri të Partisë Demokratike është vendosur mbrojtja e interesave të shqiptarëve që jetojnë në rajon. Të njëjtin paragraf theksoi se do ta fusin edhe në Kushtetutën e re të Kosovës, por kjo sipas tij nuk nënkupton se kemi ambicie territoriale ndaj Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Hoxhaj në një intervistë për gazetën “Express”, tha se statuti i PDK-së, që është miratuar në Konventën e fundit, është ndër statutet më moderne që ka një parti politike në rajon. “Ajo e cila e dallon këtë statut ka të bëjë me vlerat, të cilat synon që t’i promovojë PDK-ja. Në kuadër të këtyre vlerave janë vlerat dhe orientimi i saj i qartë si parti e djathtë. Po, ka një paragraf, i cili thotë që PDK e ka për mision të saj forcimin dhe avancimin e pozitës institucionale të shqiptarëve në rajon”, tha ndër të tjera, Hoxhaj.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch