Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 Shkurt 2014 – Me kritika e lëvdata, me shumicë votash miratohen raportet e punës të institucioneve ku themelues është Komuna

RTP lajmet 11 Shkurt 2014 – Me kritika e lëvdata, me shumicë votash miratohen raportet e punës të institucioneve ku themelues është Komuna

Pas kalimit të raporteve të disa institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal  në seancën e sotme, pikë e cila ngjalli shumë  debate ishte NIP Presheva në Preshevë. Pas shumë diskutimesh nga ana e këshilltarëve prezent me 25 vota për  kaloi raporti i NIP Presheva në Preshevë.

Pikë  e cila ngjalli shumë diskutime dhe debate   nga këshilltarët komunal në punimet e seancës së sotme ishte raporti I punës dhe ai financiar për vitin 2013/2014  të  ndërmarrjes Informative Publike Presheva në Preshevë. Që në fillim të diskutimeve ky raport mori lëvdata nga ana e pjesës dërmuese të këshilltarëve për përgatitjen e raportit të punës  madje ata përshëndetën edhe  ecurinë e  punës me ndryshimin e skemës programore në këtë medium publik. Sugjerime, këshilla por edhe pyetje nga më të ndryshmet pati nga na e këshilltarëve prezent detajuar  udhëheqësit  të këtij medium publik. Edhe përkundër diskutimeve të ndryshme prej më se dy orësh në fund drejtuesi I këtij institucioni Reshat Neziri  në fund dha sqarime veç e veç për pyetjet e parashtruara nga ana këshilltarëve.  Në fund me  25 vota  për dhe pa asnjë kundër kaloi raporti I NIP Presheva në Preshevë.

———————————————————

Punimet e seancës së Kuvendit Komunal vazhduan sot nga ora 10 e mëngjesit me raportet e punës dhe ato financiare të institucioneve ku themelues është Komuna. tri pika të rendit të ditës u votuan edhe nga këshilltarët e opozitës ndërsa te e fundit këshilltarët e PVD-së dhe UDS-ës lëshuan seancën.  Kryetari i Kuvendit punimet e seancës së sotme i vlerëson mjaft konstruktive.

 

Seanca e  pare e Kuvendit Komunal të Preshevës vazhdoi sot  punimet  me pikat e mbetura nga seanca e kaluar. Këshilltarët komunal shqyrtuan dhe miratuan pesë pika të rendit të ditës të raporteve të punës dhe atyre financiare të për vitin 2013/2014 të institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal ,  Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi , pike kjo e cila kaloi me gjithsej 30 vota për.  Edhe raporti I organizatës për Kulturë fizike  në Preshevë pas shumë diskutimeve  me lëvdata e kritika kaloi me shumicë votash.  Ndërsa me gjithsej 24 vota për,   këshilltarët komunal kaluan raportin e punës dhe atë financiar të entit Parashkollor 8 Marsi në Preshevë.  Për kryetarin e Kuvendit të Komunës së Preshevës punimet e seancës së sotme ishin  mjaft konstruktive. E këshilltarët e opozitës nga radha e Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptarë lëshuan séance në pikën e fundit  atë të propozimit për dorëheqje të anëtarit të këshillit komunal Naser Sadiku dhe propozimit të emërimit të anëtarit të ri Ramiz Kurdiu.Sipas kryetarit të kuvendit séance e radhës do të mbahet  menjëherë pas grumbullimit të raporteve të tjera të institucioneve komunale.

————————————————-

Pas marrjes së informacionit se lidershipi politik i Luginës së Preshevës, është ndarë në dy tabore, “pro” dhe “kundër” daljes në zgjedhjet parlamentare, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht ministri Ditmir Bushati ka ftuar përsëri në takim, kësaj radhe, vetëm krerët institucional: Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës; Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit; Riza Halimi, deputet popullor dhe Galip Beqirin, kryetar i Këshillit Nacional.

Sipas burimeve tona takimi do të mbahet gjatë ditëve në vijim. Në takimin e 29 janarit, Minisitri Bushati kishte kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe. Një burim i afërt me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka bërë të ditur se shteti shqiptar është i mllefosur me veprimet politike të krerëve politik të Luginës së Preshevës, sidomos të atyre që janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhje parlamentare.

Përderisa edhe Qeveria e Kosovës dhe faktorët ndërkombëtar janë shprehur në favor të pjesëmarrjes në zgjedhje parlamentare, duket se krerët institucional të Luginës nuk do ta ‘kenë lehtë” as kësaj herë me Bushatin.

————————————————

Ndarja e politikës shqiptare në taboret pro dhe kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Luginë tani më është një fenomen që përsëritet.

Bojkoti dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e nivelit qendër nga politika e Luginës së Preshevës ka argumente, avantazhe dhe dizavantazhe, ka deklaruar sot në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva , diplomati i karrierës, Lisen Bashkurti. Sipas zotit Bashkurti duhet të respektohet vendimi i politikës shqiptare në Luginë duke u informuar në detaje me argumentet pse marrin pjesë apo nuk marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

———————————————————-

Në qendrën mediale në Nish është mbajtur një konsultim rreth rregullave të raportimit gjatë fushatës parazgjedhore dhe roli i mediave në orientimin e qytetarëve. Përveç mediave të ndryshme serbe në jug të Serbisë, pjesë e këtij diskutimi ishin edhe mediat lokale nga Bujanoci e Presheva. Në panelin kryesorë të diskutimit ishin Dragan Lukiq, drejtor Agjencionit Republikan Radiodifuziv, Millosh Rajkoviq anëtarë i këshillit të ARR-së dhe Petar Jeremiq zëvendës kryetar i këshillit drejtues të Këshillit të Mediave në Serbi. “Pjesëmarrësve të zgjedhjeve duhet t’i jepet kohë e caktuar edhe e barabartë për të prezantuar programin dhe kandidatët e tyre duke respektuar të drejtat e parapara për mediat elektronike, të shkruara dhe ato online”, tha gjatë diskutimit Dragan Lukiq. Ndërsa, Petar Jeremiq deklaroi se drejtuesit e mediave, gazetarët dhe mediat në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në orientimin e opinionit në përzgjedhjen e programeve dhe kandidatëve, andaj duhet tu përmbaheni rregullave të përcaktuara nga ARR. Një këshillë për mediat lidhur me rregullat e raportimit gjatë fushatës parazgjedhore dha edhe Petar Jeremiq,  i cili porositi që për të qenë të balancuar gjatë raportimit duhet t’i përmbahen mediat vetëm kodit etik të gazetareve të Serbisë. Drejtues të mediave të ndryshme gjatë diskutimit u ankuan për shkeljen e rregullave të  disa mediave publike lokale të cilët nuk respektojnë në masë të duhur kohën e rezerveruar për marketing politik dhe hapësirës (minutave) jo të balancuar politike. Shqetësim tjetër ishte se disa mediat publike që financohen komplet nga taksapaguesit e që në shumicën e rasteve udhëhiqen nga partitë në pushtet lokal, nuk respektojnë, përveç tjerash as kodin etikë të gazetarëve duke bërë propagandë politike edhe gjatë kohës së ndaluar nga ARR për emisione politike gjatë fushatës parazgjedhore. Sipas drejtuesve të Agjencionit Republikan Radiodifuziv, nëse shkelen rregullat mediale gjatë raportimit, ankesat  mundë të paraqiten tek ARR dhe pastaj do të merren masat e parapara me ligj. Sipas ARR  për mediat online të cilët nuk e ka të regjistruar aktivitetin e tij në fushën e informimit nuk vlejnë rregullat e raportimit, ndërsa për ato të regjistruara vlejnë të njëjtat rregulla si për mediat elektronike dhe ato të shkruara. Ky konsultim i zhvilluar në qendrën mediale në Nish është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE)

Promovohet Universitetit Ndërkombëtarë i Tiranës – Shpresim Sadikut i ofrohen studime falas

Erdhën për të promovuar universitetin e tyre , por këtu ata edhe u solidarizuan me të rinjtë nga Presheva. Kështu universiteti ndërkombëtarë i Tiranës Shpresim Sadikut i konfirmoi se ai mund të studioj falas.Admir Mulaj themelues dhe njiherit president i UNT –ës ,  ka thënë se ata sot para të rinjve në Preshevë , po shpalosin programin e tyre , duke i ofruar edhe bursa studentore  ql kanë për bazë tri kritere. Fakti që aplikojmë bursa studimi ndryshe nga çdo institucion tjetër në Shqipëri, tregon qartë drejtimin tonë të sinqertë për të mbledhur dhe për t’i orientuar drejt dijes një grup të rinjsh që dëshirojnë të drejtojnë fatin e tyre, i cili duhet të mbështetet vetëm tek dëshira e tyre personale për të pasuruar mundësitë e gjithsecilit ka thënë kështu para maturantëve presidenti Mulaj.

Në këtë promovim u tha se Shpresim Sadiku si matematicineti më i mirë do të jetë edhe ambasador i Luginës në Tiranë.

Univesiteti ndërkombëtarë para maturantëve ka shpalosur kushtet e stuimit në drejtimin e farmacisë  , Shkencave teknologjike edhe Mamis.

Ky universitet ofron studime Bachelor dhe Master në shumë drejtime.

Në Bachellor ka këto drejtime :

Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Farmaci, Master i Shkencave

Bachelor në Psikologji

Bachelor në Mësuesi për Arsim Parashkollor

Bachelor në Mësuesi Cikli i Ulët

Bachelor në Infermieri

Bachelor në Drejtësi

Bachelor në Ekonomi-Financë dhe Ekonomi Menaxhim

ndërsa në master ofron këto drejtime :

Master i Shkencave në Shkenca Edukimi

Master i Shkencave në Manaxhim

Master i Shkencave në Finance

Master Profesional në Shkenca Edukimi

Master Profesional në Marketing

Master Profesional në Finance Banke

Master Profesional në Administrim Biznesi

Master Profesional në Administrim Publik

Master Shkencor ne E Drejte Publike

Master Shkencor ne E Drejte Penale

Master Shkencor ne E Drejte Civile

Master i Shkencave në Farmaci

 

—————————————————————-

Rexhep Fejzullahu jep dorëheqje të parevokueshme nga UDSH

Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar dega në Bujanoc, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtimit të këtij subjekti në këtë komunë, në fund të muajit janar. Fejzullahu ka treguar arsyet se përse ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik. Dorëheqjen e arsyetojë me atë se brenda Kryesisë së partisë edhe më parë, por edhe prej kur unë jam zgjedhë kryetar, ekzistonin mosmarrëveshjet dhe ishte shumë e vështirë të ushtrojë një politik të qëndrueshme dhe funksionale”, u shpreh ish kryetari i UDSH-së Rexhep Fejzullahu. Ai për më tepër theksoi se nuk kishte për dëshirë të jetë kryetar i këtij subjekti vetëm për interesa, por për të rikthyer këtë subjekt në një parti serioze. “Për ta demantuar skajshmërish atë që është thënë më parë nga ndokush, se dëshira e ndokujt për të qenë kryetar para kohe, si dhe rrethanat e krijuara më vonë brenda Kryesisë së partisë, kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të partisë së Unionit Demokratik Shqiptar, dega në Bujanoc”, u shpreh për Titullin Fejzullahu, duke sqaruar se dorëheqjen ia ka ofruar Kryesisë së përkohshme të partisë, më 31 janar të këtij viti. Rexhep Fejzullahu drejtimin e këtij subjekti politik në komunë të Bujanocit e morri më 19 maj të vitit të kaluar, nga Kryesia e përkohshme e partisë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch