Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 Shkurt 2015

RTP lajmet 11 Shkurt 2015

–          Të hënën dhe të martën, ditë jo pune në Serbi

–          PVD kërkon nga qeveria serbe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës

–          Ndihmë për përmbytjet në Shqipëri

–          Lëvizja për Bashkim kërkon platformë kombëtare për bisedimet në Bruksel

————————————————————-

RTP logo2Një delegacion i Keshillit Kombëtar Shqiptar, i drejtuar nga kryetari Jonuz Musliu, realizoi të hënën një takim në Prishtinë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami. Kryetari Musliu paraqiti para ministrit Bajrami gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës të cilën e cilësoi me “gjendjen e arsimit në Kosovë gjatë viteve 90-ta”. Veç tjerash Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, nga ministri Arsim Bajrami kërkoi që në dialogun i cili po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, të bisedohet edhe për problemet e arsimit në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës, të arrihet marrëveshje e përhershme për përdorimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për mesimin parashkollorë, fillorë dhe të mesëm në Luginë, të kërkohet njohja e diplomave nga shteti serb, të lëshuara nga universitetet në Kosovë, konform standardeve evropiane për arsim, sipas Deklaratës së Bolonjës, si dhe të tjera. Gjatë këtij takimi u kërkua nga ministri Bajrami ta vizitoj Luginën e Preshevës, kërkesë kjo e cila u pranua dhe me këtë rast ministry Bajrami premtoi se në një të ardhme të afërt këtë do ta realizoj.

—————————————————————-

Deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në pjesën e seancës së kuvendit të Serbisë të dedikuar për pyetje nga deputetët, ka pyetur ministrin e punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq se Kur do ta kthej MUP-i lapidarin e UÇPMB-së, të cilën xhandermaria e largoia para ndërtesës së komunës së Preshevës. Kamberi ka vlersuar se në Serbi është shprehur dukshëm distancëe etnike ndërmjet shumicës serbe dhe pakicave kombëtare dhe ka pyetur qeverinë se a ka strategji për ta zvogluar distancën ndaj pakicave. Ai ka thënë se distanca veçanërisht është e theksuar ndaj shqiptarëve dhe ka shtuar se pengesat për ta zvogluar këtë distancë janë deklaratat e zyrtarëve të lartë, që varen nga stereotipet dhe paragjykimet etnike.

————————————————————-

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë Nebojsha Stefanoviq, thirrjes së deputetit shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi, për kthimin e monumentit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, i është përgjigjur se “nuk do të lejojë ngritjen e terroristëve”. Stefanoviq ka thënë se ftesat që të kthehet lapidari i siç e ka quajtur ai “formacionit paraushtarak terrorist të Ushtrisë Çlirimatare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” nuk janë qëllim mira dhe çojnë kah destabilizimi i situatatës në jug të Serbisë. Në një deklaratë për media, Stefanoviq thotë se shteti dëshiron që me dialog të zgjedh çështjet e pazgjidhura dhe problemet me përfaqësuesit shqiptar të pakicës nacionale shqiptare në jug të Serbisë. “Ne presim nga ata që janë zgjedhur në funksione të qeveritë lokale dhe në nivelet shtetëore që të kenë kujdes me veprimet e tyre të mos rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë” ka thënë Stefanoviq. Të theksojmë se ministri Stefanoviq në këtë prononcim, UÇPMB-në e ka quajtur organizatë terroriste, derisa e njëjta në vitin 2001 ishte shpërbërë dhe me vendim të atëhershëm të ish Jugosllavisë ka amnistuar pjesëtarët e kësaj organizate.

———————————————————–

Bisedimet mes Kosovës dhe Sërbisë për pikët e mbetura të pa diskutuara dhe për miratimin e marrëveshjeve të arritura, kanë rinisur sërish. Pas takimit të parë në Bruksel në mes kryeministrit të kosovës Isa Mustafa dhe atij të Sërbisë Aleksandër Vuçiç, sipas disa mediave, ata kanë rënë dakord për realizimin e gjygjësisë dhe rishikimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani. Isa Mustafa, marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë e ka cilësuar si shumë të rëndësishme. Ai në rrjetin social facebook ka thënë se “përfunduam një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila siguron funksionimin e gjyqësisë në tërë territorin e Kosovës”.

————————————————————–

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i politikanëve nga Lugina e Preshevës, pas takimit në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për mospërfshirjen edhe të Luginës së Preshevës në bisedime, kur dihet se shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar skajshmërisht. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi thotë se, “pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë, më 19 prill, këto bisedime i kemi përshëndëtur pasi që kemi menduar se ato do të ndikojnë pozititvisht për një stabilitet në të ardhmen, por gjithsesi që nga fillimi kemi kërkuar që pjesë e këtyre bisedimeve të jenë edhe ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës”. Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu është i zhgënjyer me politikat e qeverisë së Kosovës, kështu që këto bisedime ai i konsideron si të dëmshme për Kosovën e gjithsesi edhe për shqiptarët e Luginës, duke thënë se, “aspak nuk jemi të barabartë me serbët e veriut edhe pse janë bërë disa marrëveshje në të mirë të shqiptarëve në Luginë, ato marrveshje kanë mbet vetëm në letër dhe asnjëherë nuk janë implementuar” ka theksuar Musliu.

————————————————————–

Paralajmërimi i djeshëm i zëvendëskryeminitrit, Vlladimir Peshevski që të gjithë 3000 personat që punojnë si vollonter dhe me kontratë pune në institucionet shtetërore të Maqedonis që të marrin vendim të përhershme, është shenjë e parë se vendi shkon drejtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria e kapluar tani  nga kriza e thellë politike që është përfshir me skandalin e fundit të përgjimeve si dhe me bojkotin e opozitës nga Parlamenti, shpëtimin e vetëm e ka në zgjedhje të parakohshme. I tërë procesi i votimit për rënien e Qeverisë dhe më pas shpërndarja e Kuvendit si dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, do të ndodh si një lojë e orkestruar e jo si një proces i mirëfilltë demokratik, shkruan “Zhunal” ./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress