Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 shtator 2012

RTP lajmet 11 shtator 2012

Për të dhjetën ditë me radhë malet në majën e Ostrovicës dhe për rreth janë duke u djegur, ku zjarri nga dita në ditë është duke u zgjeruar. Tereni i vështirë ka bërë që ekipet e zjarrfikësve ta kenë të vështirë për të intervenuar nga afër , e prej ajri as që vjen në shprehje. Mirëpo gjatë ditës së sotme në ndihmë kanë dal ekipe të zjarrfikësve edhe nga Vlladiçin Hani dhe Vranja e atyre ju kanë bashkangjitur policia lokale dhe banorët e fshatit Tërrnav. Fejzulla Fejzullahu kryeshef i shtabit për situata të jashtëzakonshme i ka thënë RTP se zjarri gjatë ditës së sotme do të shuhet dhe situata do t jetë nën kontroll. Deri më tani sipas burimeve zyrtare në Preshevë gjatë këtyre muajve janë regjistruar 97 zjarre, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

—————-

Sot është asfaltuar edhe në rrugicë në lagjen e Llapincës, në kuadër të projektit të asfaltimit të të gjitha rrugicave të Karposhit. Pjesa e asfaltuar sot është ajo që lidhë rrugën e Karposhit me atë të Qemal Shehut. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, thotë se ky projektë do të vazhdojë deri sat ë asfaltohet edhe rrugica e fundit. Sipas Mustafës në 4 vitet e ardhshme asnjë qytetarë nuk do të shkelë në baltë. Njëri nga banorët e kësaj rruge thotë se në këtë lagje jeton 40 vite, dhe deri më tani ska pas asgjë tjetër përpos baltës. Projekti I asfaltimit të të gjitha rrugicave të Karposhit, ka filluar këtë vitë ndërsa shumë shpejtë pritet që asnjë rrugicë most ë mbetet pa asfaltë.

—————

Të gjitha shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuar në territorin e jugut të Serbisë kanë marrë pjesë në garat sportive që u mbajtën në Prokuple. Pjesëmarrëse në këto gara ishte edhe shoqata e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga komuna e Preshevës ku dhe u shpërblyen me çmime dhe medalje. Me përgatitjen e fëmijëve për pjesëmarrje në gara sportive janë marrë psikologet e kësaj shoqate,të cilat pa ndihmën e ndonjë prof. të edukatës fizike janë munduar ti përgatisin fëmijët për këto gara. Ndërsa kryetari i kësaj shoqate është ndarë i kënaqur nga rezultatet e fëmijëve,pasi ishte hera e parë që merrnin pjesë në gara të tilla. Vendin e tretë në këto gara e morën fëmijët të cilët morën pjesë në pikado, tenis dhe bolling, në vendin e dytë u radhitën pjesëmarrësit në lojën e basketbollit dhe në kërcim. Gjithashtu edhe Shoqata e fëmijëve me aftësi të kufizuara si shpërblim mori vendin e tretë. Sipas kryetarit të kësaj shoqate vitin e ardhshëm këto gara do të mbahen në Komunën e Preshevës.

————

Në shkollat ku mësimi vijon në gjuhën shqipe edhe këtë vit nuk ka teskte të mjaftueshme shkollore. Nga Ministria e Arsimit thuhet se tekste mësimore ka, ndërsa nga 17 shtatori inspeksioni i arsimit do të fillojë kontrollimet në teren ka thënë kryeshefi i inspeksionit arsimor republikan Velimir Tmushiq. “Ditën e hënë, me 17 shtator, inspeksioni i arsimit do të vizitojë terrenin, me qëllim që të kontrollojë parregullsitë eventuale në punën e shkollave. Ndër të tjerash do të kontrollojmë edhe vendet si Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën ka thënë kryeshefi i inspeksionit arsimor Velimir Tmushiq. Pasojat në rast të parregullsive do ti bartin përgjegjësit. “Në rast se përdoren tekstet mësimore që nuk janë të lejuara nga ministria e arsimit, pasojat do ti bart drejtori i shkollës për parregullsitë që janë hasur. Shkollat që nuk punojnë me rregulloren e ministrisë së arsimit do ti dërgohet shkresa që secila parregullsi që është hasur të largohet” ka thënë Tmushiq për mediet serbe.

—————–

Qytetarët e Serbisë nga 1 tetori do të kenë më pak harxhime për regjistrimin e automobilit edhe atë për 4000 dinarë, ka njoftuar ministri i financave Mlagjan Dinkiq. Pagesa do të jenë më të vogla si rezultat i largimit të disa taksave republikane dhe zvoglim të atyre lokale. Sipas tij, regjistrimi do të kushtojë më pak prej 2000 deri 4000 dinarë në vartësi se në cilin vend regjistrohet vetura. Ministri Dinkiq ka njoftuar gjithashtu se regjistrimi do të jetë më i thjeshtë dhe se në vend të 12 pagesave sa janë tani, do të bëhet me një të vetme.
——————-
Instituti Shëndetësor Batut ka bërë të ditur se tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, në Serbi. Të paktën 35 persona janë identifikuar si të infektuar me këtë virus që ka marrë dhjetëra jetë kohëve të fundit, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Instituti ka bërë të ditur se personat që kanë ndërruar jetë janë kryesisht të një moshe të vjetër dhe kanë vuajtur nga sëmundjet kronike, kurse kjo është hera e parë që kjo sëmundje është identifikuar në mesin e banorëve të Serbisë. Kjo është një sëmundje sezonale, e cila paraqitët në kohën kur mushkonjat kryejnë aktivitete të shtuara, por këto aktivitete do të kontrollohen deri në muajin tetor. Raste të ngjashme janë paraqitur në Greqi, Rumani, Rusi, Izrael, Palestinë, Tunizi dhe SHBA. Kurse në Serbi jepen edhe këshilla për t’u mbrojtur nga mushkonjat, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë edhe një fushate dizinfektimi nga ajri.
——————
I pyetur me ngjarjet e fundit dhe perspektivën e Maqedonisë, Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koco Danaj, është shprehur, se Maqedonia ka vetëm një alternativë që të shpëtojë nga trazirat. Në gjëndjen aktuale, Maqedonia nuk mund të ekzistojë gjatë, ajo do të përfshihet nga trazirat ndëretnike të cilat do të jenë me pasoja për tërë rajonin. Sipas Danaj: Ngjarjet e fundit në Maqedoni, që morën shkas nga përkujtimi I dëshmorëve të UCK me ceremoni zyrtare në Sllupcan, futja në parlament me procedurë të përshpejtuar e ligjit mbi dëmshpërblimin e branitellave, e kanë ndarë praktikisht Maqedoninë në dy blloqe etnike, maqedonas dhe shqiptarë. Por për herë të parë kjo ndarje etnike, u shfaq edhe në majën e politikës së saj, në Parlamentin e Maqedonisë. Prandaj Lista për Shqipëri Natyrale ju bën thirrje mendjeve akoma të ftohta të politikës në Maqedoni si dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ulen sa më parë për të menduar dhe konceptuar konturet e shtetit funksional të së ardhmes, I cili do të jetë ose Federalizimi I saj ose ndarja e saj dhe bashkimi I shqiptarëve me Shqipërinë. Në qoftë se, politikanët vendas dhe të huaj nuk e bëjnë sot këtë, atëherë, shumë shpejt, Maqedonia do të zhytet ne kaos dhe trazira, për ndalimin e të cilave, nuk do të gjendet asnjë qytet në Maqedoni që ti qetësojë, ashtu sic u gjet Ohri para 11 vitesh. Të dy palët, populli nga poshtë dhe politika nga lart, janë ndërgjegjësuar se as shqiptarët nuk pranojnë të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë, por edhe maqedonasit nuk pranojnë që shqiptarët të jenë të barabartë me ata.Në këto kushte, përfundon Danaj, ka vetëm një rrugë, një Alternativë, Federalizëm, ose ndarje e Maqedonisë. Vazhdimi i statukuosë, vetëm përgatit kaosin, trazirat dhe përleshjet ndëretnike.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch