Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 tetor 2012

RTP lajmet 11 tetor 2012

Shtatzënat dhe fëmijët deri 18 vjet do të mund të kryejnë kontrollime mjeksore pa librezë nëse tek sigurimi shëndetsor së pari marrin vërtetimin. Vërtetimet do të vlejnë deri sa të ndryshohet Ligji për sigurim shëndetsor, ndryshimet e së cilës janë në pregaditje e sipër. Për ato që kanë lindur dhe shtatzënat është e mjaftueshme vetëm raporti nga gjinekologu ndërsa dëshmi për fëmijët deri 18 vjet është numri personal. Në fondin republikan për sigurime shëndetsore sqarojnë se në këtë kategori të qytetarëve sipas ligjit nuk mund ti vërtetohet libreza shëndetsore nëse atyre apo familjeve të ture nuk i paguhen kontributet për sigurim shëndetsor. Sipas rregullores së re, është kërkuar që këtyre personave ti mundësohet shërbimi mjeksor dhe vërtetimi i librezës shëndetsore edhe nëse punëdhënësi nuk i paguan me rregull kontributet e tyre me rregull.
—————-
Vlera e dinarit edhe sot, për të pestën ditë radhazi ka vazhduar të rrisë vlerën e saj kundrejt euros edhe atë për 0.5% ose 56 pare, andaj kursi mesatar do të jetë 114.1212 dinarë për një euro, ka njoftuar Banka popullore e serbisë. Dinari sot do të jetë më i vlefshëm pë 1.9% se sa para një muaji, ndërsa më i ulët për 11.2% se sa vitin e kaluar.
————
Pas faljes së namazit të sabahut, ditën e mërkurë, nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, u bë nisja e haxhilerëve, të cilët këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë obligimin e haxhit. Fillimisht karvani i haxhive nga komuna e Preshevës u nis nga selia e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, për të vazhduar edhe me haxhilerët nga komuna e Bujanocit, të cilët po ashtu u nisën nga selia e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Bujanoc. Me të hyrë në terminalin e aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë, ekipi ynë morri deklaratën e njërit nga haxhinjët si dhe nga udhëheqësi i grupit prej 35 haxhilerëve nga Presheva dhe Bujanoci m. Vesim ef. Avdiu. Me të hyrë të haxhilerëve në zonën e kontrollit të pasaportave ne morëm edhe deklaratat e disave nga anëtarët e familjeve të haxhinjve si dhe përfaqësuesin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë hafiz Hevzi Nuhiu. Në fund lusim Allahun Fuqiplotë që haxhilerëve tanë tu jep shëndet në mënyrë që ata të kryejnë ceremonitë fetare të haxhit dhe tua pranoj haxhin e kryer.

—————
Lëvizja për Bashkim ka dalë me një platformë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihen 4 pika. LB-ja kërkon që bisedimet të jenë politike dhe të zhvillohen në mes të dy shteteve; që pavarësia e Kosovës të jetë e panegociueshme; bisedimet të zhvillohen për çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës e Serbisë; zgjidhjet të bëhen mbi bazën e reciprocitetit në atë mënyrë që të gjitha të drejtat që do të mund t’i përfitonin serbë e tri komunave veriore të Kosovës, t’i gëzojnë edhe shqiptarë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kryetari i kësaj lëvizje, Avni Klinaku ftoi gjitha partitë në Kosovë që bashkë me partitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc të fillojnë urgjentisht punën e përbashkët për hartimin e platformës.
————–
Beogradi është i gatshëm për dialog politik dhe teknik me Prishtinën, por nuk mund të pranojë kushtet që nënkuptojnë njohje të pavarësisë së Kosovës, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic. Ai i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.“Komisioneri për zgjerim më tha se nuk ka kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve dhe anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se dialogu, nëse Serbia merr pjesë në të, do të jetë neutral ndaj statusit (të Kosovës)”, ka thënë Daçic para gazetarëve. Ai ka thënë se pret mirëkuptim nga BE-ja për problemet specifike me të cilat përballet Serbia, të ngjashme me Kosovën. Në një dokument të Komisionit Evropian, të publikuar të enjten, është theksuar nevoja që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës. Daçici ka thënë se kërkesa e tillë kërcënon vazhdimin e dialogut.

——————

Përmendja e integritetit territorial nuk ka të bëjë asgjë me statusin e Kosovës dhe Komisioni Evropian, në raportin e tij, e ka bërë të qartë se mbetet neutral ndaj statusit, ka thënë komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele. “Kërkesa jonë do të thotë se nuk duam ndarje të Kosovës”, ka sqaruar diplomati evropian për mediat serbe. Komentet e tij pasojnë deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka thënë se kërkesa e dokumentit të Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, kërcënon dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Fuele ka thënë se përmendja e integritetit territorial nuk do të duhej të ishte befasi, sepse parimin e mosndryshimit të kufijve, sipas tij, e ka theksuar Grupi i Kontaktit qysh në negociatat për statusin e Kosovës në vitin 2005. Siç transmeton “Evropa e Lirë”, komisionari evropian po ashtu ka theksuar se përkufizimi për normalizimin e marrëdhënieve nënkupton sigurimin e mundësisë që të dyja palët të lëvizin drejt Bashkimit Evropian, pa bllokuar njëra-tjetrën në këtë rrugë. Brukseli ka publikuar të mërkurën raportin për përparimin e Serbisë drejt BE-së, duke mos i rekomanduar Beogradit datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, por normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,

——————

Kryetari i Partisë Demokratike (DS) në opozitë, dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka vlerësuar se qëndrimi i Bashkimit Evropian se Serbia duhet ta respektojë tërësinë tokësore të Kosovës është lajm i keq për Serbinë dhe është e domosdoshme të gjendet zgjidhja për atë problem akut në rrugën drejtë integrimeve evropiane. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve Beta, Tadic ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për herë të parë e përmend ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Ai ka theksuar se ky nuk është lajm i mirë për Serbinë dhe sipas tij, është shumë me rëndësi që sa më shpejtë, me anë të platformës që po e paralajmëron Qeveria e Serbisë dhe presidenti, të gjenden modalitetet dhe zgjidhjet për atë problem akut që gjendet si pengesë në rrugën e integrimeve tona më të shpejta evropiane. Ish presidenti serb ka theksuar se është i domosdoshëm modaliteti për zgjidhjen efektive të problemit të Kosovës dhe ka shtuar se me vëmendje po e pret platformën lidhur me negociatat mbi Kosovën me të cilën do të dalin institucionet serbe.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch