Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Dhjetor 2012

RTP lajmet 12 Dhjetor 2012

Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me USAID-in dhe PBILD-in kanë shpërndarë dje certifikatat e ndërrmarrësve të rinj të cilët kanë marrë pjes ne projektin I cili kishte per qellim perkrahjen sistemore përmes edukimit dhe financimit të planeve më të mira të biznesit për të rinjë deri në moshën 35 vjet. Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi kuvendi komunal ka aprovuar planin strategjik për zhvillimin ekonomik dhe kyqjen e të rinjëve  në zhvillim ekonomik dhe në bashkëpunim me USAID-in dhe PBLID-in dhe në tetor të këtij viti  kanë nënshkruar protokolin për zbatimin e këtij projekti. Në fjalimin e tij drejtori I programit për forcimin e sigurisë ekonomike në USAID, Majkëll Pillsber  tha se komuna e Bujanocit I takon 33 komunave në Serbi që kanë përkrahur nismën për zhvillim ekonomik. Ndërsa Tatjana Strahinjiq  Nikoliq pjesë  e PBILD-it  para të pranishmëve tha se e kemi parë të arsyeshme të merremi me projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik. Nga 20 të rinjë të cilët kanë ndjekur këtë program, komisioni ka vendosur që 11 ti shperblejë me nga 2 mijë dollarë prej të cilave 1 mijë dollarë duhet të financojë biznes plani I tyre.

—————-

Të dhënat e komunë sonë tani do të jenë të postuara në nja databaz , ku çdo qytetarë mund të mësoj për gjendjen statistikore të të gjitha komuna në serbi në të gjitha aspektet.  E  kjo është mundësuar për mes programit DEVINFO që është mbështetur nga programi PBILD , dhe nga programi për punësimin dhe migracion të të rinjve. Komuna Preshevës është bërë me programin DEVINFO një data bazë e cila i dedikohet përcjelljes së zhvillimit shoqërorë. Ky program mundëson profilin e komunës sonë, ku do të jenë postuara të gjitha të dhënat statistikore. Kjo teknologji për veç se do të lehtësoj punën administratës , do të mundësoj organizim dhe ruajtjen efikase  të dhënave në një vend. Sipas kryeshefit për ekonomi dhe Financa Fatmir Azizi komuna jonë tani i ka të ekspozuara të gjitha të dhënat të cilat do të rifreskohen dy herë brenda vitit. Po ashtu përfaqësuesit e Entit statistikor kanë mbajtur trajnim më punëtorët e administratës lokale për funksionimin e këtij softueri të të dhënave. Tani duke vizituar ueb faqendevinfo.stat.gov.rs secili mund të mësoj për të dhënat e komunave në tërë serbin, duke filluar nga numri i banorëve , ekonomia , punësimi , shkollimi , shëndetësia dhe mbrojtja sociale, gjykata , komunikacioni dhe infrastruktura.

—————

Data 12 dhjetor e vitit 2012 në komunën e Preshevës është shënuar me lidhje kurorash për tre çifte të reja në shërbimin e ofiqarisë pranë administratës komunale në Preshevë. Ciftet të cilët patën mundësinë të lidhin kurorat sot në mënyrë zyrtare kanë përzgjedhur pikërisht këtë ditë që evidentohet si një datë  mjaft interesante data 12 muaji 12 dhe viti 2012. Me këtë rast ofiqari në shërbimin e Ofiqarisë,  Shukri Zylfiu para të rinjëve që prisnin të lidhnin kurorë lexoi rregullat ligjore. E disa nga çiftet  kishin pritur  edhe me vite për të shënuar këtë lidhje  pikërisht në këtë datë mjaft interesante e njëri ndër ta bëri ndërrimin e unazave duke I thënë njeri- tjetrit fjalën e përbërë prej dy shkronjave “Po “vendimtare. Përndryshe në shumë vende të ndryshme të botës e rajonin përzgjedhin pikërisht këto data për të shënuaur me lidhje kurorash e të ngjashme.

—————
Pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë kriminale kanë arrestuar sot në mëngjes tetë persona midis të cilëve edhe pronarin e kompanisë së njohur “Delta holding”, një ndër kompanitë më të mëdha në Serbi me afro 20.000 punëtor, të birin e tij Marko Mishkoviqin, pronar i firmës ”Mera investment fund” dhe pronarin e firmave ”Nibens grupe”, ”Sher korporacije” dhe PTP Nish, Milo Gjurashkoviq, dhe atyre u është caktuar mbajtja prej 48 orësh në polici. Ata dyshohen për makinacione me rastin e privatizimit të n ndërmarrjeve rrugore por edhe për keqpërdorime tjera me pasuri të patundshme. Mirosllav Mishkoviqi me të birin Marko dhe Marko Gjurashkoviq dy herë kanë dhënë deklarata në policinë kriminale, të fundit dje pas dite, kurse sot janë arrestuar. I biri i Mishkoviqit, Marko pardje ka tentuar të ik me avion privat për në Londër, por policia e ka penguar në aeroportin e Beogradit dhe ia ka marrë pasaportën. Njoftohet se policia gjithashtu i ka arrestuar edhe ish drejtorët e ndërmarrjes rrugore në Nish, Milutin Gasheviqin dhe Zorana Mihailoviqin, kryetarin e kuvendit të aksionarëve të kësaj firme, Dejan Jevtiqin dhe drejtorin e firmës tjetër të Mishkoviqit, ”Delta broker”, Predrag Filipoviqin si dhe drejtorin e ”Sher korporatës”, Risto Ristiq dhe dy persona tjerë të përzier në këto afera. Ky aksion është rezultat e vendimit të nën-kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për ta luftuar kriminalitetin, respektivisht privatizimet e dëmshme në vend pavarësisht se për kë është fjala
—————–
Komesari evropian për Zgjerimin, Stefan Fule ka deklaruar se nuk kërkohet nga Serbia që ta njohë Kosovën, por kërkohet “arritje graduale e shkallës së mjaftueshme të normalizimit të raporteve të saj me Kosovën, në mënyrë që secila palë të vazhdojë rrugës së vet drejt BE-së, pa bllokadë të ndërsjellë”. Këto komente Fule i bëri duke folur për gazetën “Veçernje novosti”, i cili në raportin e progresit kishte kërkuar nga autoritetet serbe të respektojnë integritetin territorial të Kosovës. I pyetur nëse në një fazë tjetër do të hapet edhe dialogu politik, Fule tha se fjala është për perspektivën afatgjate që të dyja palët të realizojnë detyrimet dhe të drejtat në kuadër të BE-së. Bëhet fjalë për përmirësimin e situatës në terren për komunitetin serb i cili duhet të gëzojë standard më të lartë në siguri dhe të vazhdojë të marrë në mënyrë trasparente mbështetjen e Beogradit. “Për këtë arsye kam propozuar që kjo të jetë kornizë negociuese për Serbinë”, tha Fule. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të qenë shumë të qartë për opsionet të cilat janë mbi tryezë. “Ndarja qartë duhet të përjashtohet. Dialogu ka për qëllim të ndihmojë të dyja palët që të zgjidhin problemet praktike dhe t’i përafrohen BE-së. Se çfarë duhet të bëjë Serbia deri në mars për të marrë udhëzimin zyrtar për hapjen e negociatave, Fule tha se konkluzionet e Këshillit Evropian nga dhjetori i vitit të kaluar kanë të bëjnë me përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të raporteve me Kosovën, bashkëpunimin inkluziv dhe zbatimin me vullnetin e mirë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash – për mexhanimin e integruar të kufirit, lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave, librat amëz dhe bashkëpunimin aktiv me EULEX-in për të ushtruar funksionin e vet në të gjitha trevat e Kosovës.
 ————————
Edhe pse shumica e medieve botërore transmetojnë lajmin për ftohtin e madh që ka kapluar Ballkanin duke parashikuar njërin ndër dimrin më të madh në 1000 vitet e fundit, sot sinoptikët parashikojnë që nga dita e hënë do të ngritet temperatura. “Sky” nga Londra shkruan se vala e kohës së ftohtë ka kapluar Britaninë e madhe si dhe ftohti ka goditur fortë Ballkanin, ku nga ngrica kanë humbur jetën dhejtra persona. Sipas informatave që vijnë në bazë të ekspertëve nga Evropa juglindore në një takim që është mbajtur në Podgoricë në fund të nëntorit, pritet që në Serbi dhe vendet e regjionit të jetë një temperaturë sezona dhe se gjatë dimrit të jetë mesatare ose edhe nën vlera mesatare të kësaj periudhe. Që nga viti 1971 deri 2010, temperaturat në këtë stinë sillen në intervale prej -1 deri +4 gradë celsius, në vendet malore +3 deri +2 gradë celsius. Eshtë parashikuar që “ditët me akull” të zgjasin rreth 10 ditë dhe se nuk do të përsëriten temperaturat që i kemi pasë sezonin e kaluar prej 20 janarit deri 15 shkurtit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch