Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Dhjetor 2014 – Ansambli “Shota” mban manifestim para qytetarëve të Preshevës…

RTP lajmet 12 Dhjetor 2014 – Ansambli “Shota” mban manifestim para qytetarëve të Preshevës…

Shota -1Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, sonte me fillim nga ora 19:00 u shfaqë një koncert madhështorë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nga Kosova. 

Shota -2Ky koncert shfaqet në kuadër të shënimit të 50 vjetorit të themelimit të këtij ansambli, program kulturorë që i prezantohet edhe publikut të Luginës.

 

Shota -8Sipas organizatorëve para manifestimit thanë se programi do të jetë i pasur me këngë dhe valle shqipe nga repertoari i këtij ansambli i përgatitur enkas për këtë përvjetorë. Vlen të përmendim se Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” është themeluar në vitin 1948 si njëri ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ky Ansambël ka funskionuar si shoqëri amatore dhe më pastaj si ansambël gjysmë-profesional.

—————————————————–

Marrëveshja e nënshkruar e koalicionit qeverisës në Kosovë, me listën Serbe, ka prekur qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Kosovë, raporton KTV. Raporti tregon se qytetarët e Luginës së Preshevës gjenden në një pozitë shumë të vështirë tash e sa vjet, pasi këtu ku jetojnë nuk merren parasysh për lehtësim të kushteve të jetesës, derisa nuk kanë ku të kthehen nga atje nga ku kanë ikur. Ndërsa plotësimi i kushteve të komunitetit serb në Kosovë brenda natës është absurditet për kryetarin e lëvizjes “Vatra”, Sejdullah Kadriu. Më kritikët për këtë çështje janë analistët në vend. Madje, ata kanë pak shpresa se do të zbatohet rezoluta e miratuar që nga qershori i vitit të kaluar për qytetarët e luginës së Preshevës.

—————————————

Reformat e gjyqësorit nga viti 2010 kanë lënë komunën e Preshevës pa gjykatë. Nga 1 janari i këtij viti, në Bujanoc është kthyer gjyqi themelor në Bujanoc, ndërsa në Preshevë ka mbetur vetëm gjyqi për kundërvajtje. Sipas reformave gjyqësore që ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit 2010, gjykata themelore e Vranjës ka mbetur e vetmja si kompetente në këtë fushë, si për gjykimet ashtu edhe për kërkesat e ndryshme administrative që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se qytetarët e komunës së Preshevës duhet të udhëtojnë 50 deri 70 kilometra deri në Vranjë. “Edhe për gjërat më të vogla, si verifikimi i kontratave, ndonjëherë duke i humbur edhe dy ditë, pasi një ditë dorëzohen ndërsa ditën tjetër tërhiqen dokumentet. Kjo ka komplikuar shumë qasjen në gjykata” ka thënë Mustafa.

———————————————

Lidhur me reformat e gjyqësorit Drejtori i programit “Trasparenca e Serbisë”, Nemanja Nenadiq ka thënë se gjatë reformave të gjyqësorit ato nuk janë bërë në bazë të kritereve të qarta, por e gjitha është bërë në bazë të marrëveshjes politike ku në një moment të caktuar është dashur që të arrihet shumica parlamentare. “Nuk kanë pasë qasjen publike, nuk kemi dëgjuar zërin e qytetarëve se cilat janë kërkesat e tyre. Diskutimet publike janë mundësi ideale, madje edhe në nivelin lokal, të dëgjohet edhe mendimi i atyre njerëzve që jetojnë atje kur merren vendime të rëndësishme. Kështi ka ndodhë edhe me rrjetin e gjykatave në vitin 2010. Kjo nuk është rrugë e mirë” ka thënë Nenadiq.

————————————————————–

Qeveria e Sërbisë pas zvogëlimit të rrogave të të punësuarve në sektorin publik për 10 % planifikon që ti largojë nga puna edhe 7.000 qytetarë. Në buxhetin për vitin 2015, për paga do të ketë 6,5 miliardë dinarë më pak, për shkak të racionalizimit të sektorit publik. Sipas buxhetit për vitin e ardhshëm siç shkruan gazeta “Blic” në harmonizim me programin e racionalizimit i cili do të zbatohet deri më 30 qershor 2015, sasia e vlerës për paga do të zvogëlohet për 2.5% në krahasim me këtë vit. Janë zvogëluar edhe shpenzimet e të gjithë ministrive për mesatarishtë 15%. Siç thuhet në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të ketë më bonuse jo transparente, gjegjësisht përveç pagës të punësuarit do të mundë të llogarisin vetëm në shpërblimet jubilare.

——————————————————–

Sipas propozim buxhetit për vitit 2015 do të jepen vetëm disa garancione edhe atë ekskluzivisht për projekte investuese. Më pak mjete do të ketë edhe për subvencione gjithsejt 81 miliardë për dallim prej vitit 2014, kur ka pasurë 93.7 miliardë dinarë. Më së shumti subvencione do të ketë për bujqësi, gjithsejt 36.5 përqind, pastaj në ekonomi 18. 9 përqind, hekurudhave 14.1 përqind dhe për rrugë 8.2 përqind. Shtesa buxhetore për pagesën e rregulltë të pensioneve do të jetë 220.3 miliardë dinar. Do të rritet vlera për mbrojtje sociale prej 110.8 miliardë në 126.2 miliardë dinar. Për fat të keq do të rriten edhe të ardhura në bazë të pagesës së kredive të marra prej 112.5 në 132.6 miliard dinarë dhe në bazë të kësaj në vitin e ardhshëm do të paguajmë 17. 9 përqind më shumë.

————————————————–

 

Sot mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga kryeministri Hashim Thaçi, tek kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tek ministri i ri i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, do të bëj dorëzimin e detyrës tek ministri i ri, Blerand Stavileci. Po ashtu, do të mbahet edhe ceremonia e pranim – dorëzimit të pozitës së ministrit të Financave nga ministri, Besim Beqaj, tek ministri i ri Avdullah Hoti. Edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së ministrit Ferid Agani, tek ministri Imet Rrahmani. Pranim-dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tek Valon Murati. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me 73 vota për, 38 vota kundër dhe 1 abstenim, kishte marrë besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të martën, për ta udhëhequr Qeverinë me mandat katërvjeçar.

———————————————

Hashim Thaçi pritet ta shfrytëzojë pozitën që ka në qeverinë e Isa Mustafës, për t’i rritur kompetencat e presidentit të ardhshëm. E me marrëveshjen për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së, parashihet që pas përfundimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, këtë pozitë ta zërë kryetari i PDK-së, Thaçi. Kësisoj me të marrë pozitën e presidentit në pranverën e vitit 2016, parashihet që ai të këtë kompetenca gati të barabarta me kryeministrin Mustafa.

————————————–

Qeveria e re e Kosovës, e cila prej sot do të udhëhiqet nga Isa Mustafa, do të jetë një barrë e madhe për buxhetin e Kosovës. Kostoja e pagave të kabinetit qeveritar, ku hyjnë kryeministri, tre zëvendëskryeministra, 21 ministra, 50 zëvendësministra, së bashku me stafin përcjellës, gjatë mandatit katërvjeçar do të arrijë shumën prej hiç më pak se 17.5 milionë eurosh.

———————————————

Nëse Serbia menjëherë do të përmbushte të paktën 3 nga 11 kushtet, të cilat i ka marrë nga BE, do të fillonin bisedat rreth kapitullit të parë Serbi – BE për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. E tri nga këto kushte kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Kosovën. Sipas sinjaleve, të cilat gazeta beogradase “Novosti” thotë të kenë arritur nga Brukseli e Berlini në Beograd, transmeton Koha.net, nëse Serbia gjatë javëve të ardhshme largon të ashtuquajturin Park paqeje nga Ura e Ibrit, ia lë Kosovës administrimin e hidrocentralit “Gazivoda“ e trafostacionin “Valaç“ dhe merret vesh rreth kodit telefonik për Kosovën, paralelisht do të hapej kapitulli 35, për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, përkatësisht kapitulli 32, për kontrollimin financiar. Kjo gazetë e Beogradit ankohet se afati për përmbushjen e këtyre kushteve është shumë i shkurtër pasi samiti i krerëve evropianë pritet të mbahet më 19 dhjetor. /RTP/

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch