Home » Lajme » RTP lajmet 12 dhjetorë 2011

RTP lajmet 12 dhjetorë 2011

Ka vazhduar edhe sot seanca e V e KK te Preshevës, e filluar ditën e premte. Ndërsa pa asnjë debat ka kaluar pika e tetë e rendit të ditës që kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e Vendimit mbi kompensimin për shërbimet që i kryen administrate komunale e komunës së Preshevës për vitin 2012. Ndërsa pika më e veçantë e kësaj seance ishte shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi buxhetin e komunës së Preshevës për vitin 2012. Fillimishtë pas debateve të shumta dhe mjaftë konstruktive në mes të këshilltarëve të KK të Preshevës, dhe pas sqarimeve nga propozuesi i buxhetit, opozita propozoi edhe shtatë amandamente të cilat asnjëra prej tyre nuk kaluan. Pas votimit të amandamenteve kryetari i Kuvendit kërkoi pauzë 10 minutëshe, ndërsa pas pauzëz seanca më nuk vazhdoi për shkak të mungesës së kuoromit në sallë. Sipas kryetarit të KK të Preshevës Besim Abduli, opozita ka filluar tashmë të bëjë edhe fushatë. Abduli, gjithashtu i dha edhe arsyet se pse u refuzuan amandamentet e opozitës. Seanca e V e KK të Preshevës, e cila ka filluar të premten, do të vazhdojë edhe ditën e nesërme prej orës 10. Po nesër do të votohet edhe për buxhetin e komunës së Preshevës, ku do të shihet edhe vullneti ikëshliltarëve se a janë për apo kundër buxhetit.
——————-
Të shtunën në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt tubim solemn në themelimin e këshillit të Patisë Liberale Demokratike në Preshevë.
Para pjesmarrësve të këtij tubimi folën nënkryetari I Partisë, Nebojsha Rangjeloviq si dhe deputeti popullor, Kenan Hajdaroviq. Në fjalimin e tyre ata cekën se Partia Liberale Demokratike do të tregojë se kjo parti është një shoqëri normale dhe do të thotë të vërtetën para qytetarëve Preshevar. Ndërkaq Nebojsha Rangjeloviq shprehi gëzimin e tij që ishte në mesin e qytetarëve të Preshevës dhe tregoi keqardhje për një situatë më ndryshe që mbizotëron prej qyteteve tjera këtu në Preshevë dhe se kjo parti shpreh besim tek qytetarët e këtij vendi. Kujtim Sadriu, pjestar I Partisë Demokratike Liberale tregoi përkrahjen e tij dhe qëllimin drejt pjesmarrjes në këtë parti. Sipas tyre qytetarët e Preshevës do të kenë përkrahje dhe një përparësi pasi që ata çdo ditë ballafaqohen me probleme të ndryshme.
————————
Liderët e Luginës së Preshevës të drejtat e tyre legjitime kombëtare sikur flamurin, universitetin duhet t’i kërkojnë në Bruksel e Gjenevë e jo në Tiranë e Prishtinë e hiq e ma hiq në Beograd “ka thënë Azem Vllasi për agjencinë informative „Presheva Jonë. Ish-funksionari i Kosovës, Azem Vllasi, sot avokat i njohur në Kosovë ka deklaruar se „përkundër asaj se në godinën e qelqtë në Prishtinë nuk flet askush për ndarjen e Kosovës, megjithatë flitet në koluare të ndryshme herë për ndarje e herë për këmbime“. Ai në vazhdim ka shtuar se një ndarje mes Serbisë dhe Kosovës herdokur do të ndodhë, sepse sipas Vllasit „ne nuk mund t’i lëmë vëllezërit tanë në Serbi dhe mos harroni se edhe serbët kanë vëllezërit e vetë. Pra, deshëm nuk deshëm duhet ta pranojmë realitetin. „Dhe nuk është çudi që një ditë do të ndodhë ribashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Për këto ndryshime kufijsh do të ndodhë këtë e pranojnë edhe ndërkombëtarët në mënyrë indirekte, anie pse nuk flasin publikisht. Por për ne assesi nuk do të pranojmë një ndarje apo ndërrim të territoreve me Mitrovicën. Serbët vetëm mashtrohen se me Preshevën mund ta marrin Mitrovicën. Presheva pa kurrfarë ndërrimi i takon Kosovës, Këtu, ne nuk mund të lëshojmë pe dhe ndërrimin e Preshevës mund ta pranojmë eventualisht vetëm me Zubin Potoku e assesi me Mitrovicën“, thotë Azem Vllasi.
—————-
Edhe zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se zgjidhja më e mirë për veriun e vendit është, ajo që ofron Pakoja e Ahtisaarit. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Ahmet Isufi, ndërrim territoresh mund të ketë vetëm atëherë kur Kosova të ketë shtrirje autoriteti në të gjithë territorin e vendit, dhe kur të dyja shtetet pajtohen në marrëveshje me faktorin ndërkombëtar. ‘Nëse ka tendenca që tash ketë ndërrim territoresh, Kosova hyn me minus, për shkak se territorin e veriut e ka të pranuar ndërkombëtarisht, por faktikisht atje funksionojnë jo strukturat paralele po institucionet e Serbisë, ndërsa Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë nën juridiksionin administrativ qeverisës nën Serbi dhe kjo do të krijonte disfavor dhe krizë të re na rajon’, ka thënë Ahmeti për Jeta në Kosovë.
—————–
Lëvizja për Bashkim kërkon nga institucionet e Kosovës që bisedimet e ashtuquajtura teknike të shndërrohen në bisedime politike ku do të bisedohej për veriun e Kosovës dhe për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku në një intervistë për Kosovapress ka thënë se është kundër shkëmbimit të territoreve, ngase kjo e vë në plan të parë territorin, por ka thënë se është që qytetari të jetë në plan të parë dhe të respektohet vullneti i tij. Mendoj se edhe për shkak të lehtësisë së zgjidhjes së problemit duhet një dialog politik për serbët e veriut dhe shqiptarët e Kosovës Lindore. Sepse po që se e përdorim një paralele do të vijmë shumë më lehtë deri te zgjidhja. Me një reciprocitet në zbatim të të drejtave, madje edhe pa lëvizje kufijsh mund ta gjejmë një zgjidhje. Mendoj se një zgjidhje pragmatike do të ishte që të drejtat që t’i gëzojnë serbët në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Kjo menjëherë do të çonte në relaksimin e gjërave dhe në një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje” ka thënë Klinaku.
——————
Zëvendës kryeministri në qeverinë e Kosovës Sllobodan Petroviq konsideron se çështja e nënshtetësisë në dokumentat persona që lëshohen në Prishtinë janë “më shumë problem gjuhësor se sa politik”. “Nuk ekziston në dokumentat zyrtare rubrika “nacionaliteti”, mirëpo në formularet që i mbushni, për tu pajisur ju mund të deklaroheni si të duani. Edhe serbët deklarohen si serb. Tek nënshtetësia qëndron Kosovar, cka sipas meje kjo është më shumë problem gjuhësor se sa politik” ka thënë Petroviq në një interviu për Politika. Sipas tij, “Ai që vendos të marrë nënshtetësinë e certifikatën e Kosovës nga nështetësia ose pasaportën kosovare, nuk mund të presë që në rubrikat ku qëndron “nënshtetësia” të shkruaj dicka tjetër përpos “Kosovar”. Në pyetjen se cka nënkupton me këtë term, ai është përgjegjur se termi “Kosovar” nënkupton personin i cili jeton në Kosovë.
——————-
Pushteti serb, sa herë që është ngushtë për vete, për pasqyrë para botës dhe opinionit të vet, aktualizon diçka: se kinse është shtet ligjor, se kinse po e mbron shtetin e vet, dhe kinse po vepron në bazë të standardeve demokratike. Këtë shfajsim “të mirë” para botës dhe qytetarëve të vet, ajo përsëri mundohet ta gjejë te shqiptarët, duke i dënuar ata si “terroristë”, “nacionalist” e “kriminel”. Edhe këtë radhë, mu në kohën kur kriminelët serbë në veri të Kosovës, po bëjnë çmos për të realizuar qëllimet e veta me përkrahjen maksimale të Serbisë, dhe kur Evropa ia dha një karton të kuq, duke mos lejuar të hyjë në Bashkësinë Evropiane, ajo arsyetimin e humbjes drejt kësaj rruge, fiaskon që e pësoi, tenton ta zhvendosë te shqiptarët e Kosovës Lindore. Me këto dënime, Serbia po mundohet që ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të vetë, tua kthej vëmendjen te një problem i krijuar artificialisht, në mënyrë që këtë humbje ta minimizojë, të qetësojë qytetarët e vet e të tentojë t’i tregojë Bashkësisë Ndërkombëtare se Serbia e gjithashtu edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka probleme me shqiptarët e jo me dike tjetër. Ndërsa, OKB-ja, BE dhe SHBA t’i bëjnë presion Serbisë, që këta shqiptarë të burgosur të lirohen sa më pare thuhet në komunikatën e shoqatës së të shpërngulurve ”Vatra” në Gjilan
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch