Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Nëntor 2013

RTP lajmet 12 Nëntor 2013

Këshilli komunal vendosë të ulë disa taksat komunale

 

 

Këshilli komunal ka vendosur sot që të ulë disa nga taksat administrative. Në mbledhje e sotme me shumicë votash janë miratuar edhe raportet financiare të NP Moravica , shtëpisë së kulturës dhe shtëpisë së shëndetit.

 

Anëtarët e këshillit komunal me shumicë votash kanë miratuar sot raportet  financiare  të tre institucioneve.  Fillimisht para anëtarëve të këshillit komunal ka raportuar drejtori i  NP “Moravica “ , i cili pas sugjerimeve nga anëtarët e këshillit komunal , ka marrë dritën jeshile për miratimin e raportit financiarë . Edhe drejtori i shtëpisë së shëndetit dhe ai i shtëpisë së kulturës kanë elaboruar  në detaje raportin financiarë , ku me shumicë kanë janë votuar nga  anëtarët e këshillit komunal.

Gjithashtu temë diskutimi kanë qenë edhe taksat për vitin 2014 .Sipas zv.kryetari Destani   disa nga taksat  janë zvogëluar pas sugjerimeve nga anëtarët e këshillit komunal. Pikat e miratuara nga këshilli komunal do të adresohen në kuvend për shqyrtimi dhe miratim nga ana e këshilltarëve.

 

Kthena Abetaren – protestojnë nxënësit në Raincë

 

Nxënës të shkollës fillore Zenel Ajdini në Raincë protestuan sot përpara objektit të shkollës me moton kthena Abetaren. Protestën e organizuan pleqësia e prindërve dhe bashkësia lokale. Protesta ishte e qetë.

‘ Kthena Abetaren ‘ ishte motoja  e nxënësve me uniformë  në protestën e qetë  të mbajtur përpara  Shkollës  Fillore Zenel Ajdini në Raincë. Nuk duam të bojkotojmë por të kërkojmë kthimin e librave sepse janë dhuratë , ka deklaruar Veli Veliu kryetar I pleqësisë së prindërve në shkollë njëherit organizator I protestës. Kësaj kërkese I bashkëngjiten edhe prindërit e tjerë që librat tu kthehen e mësimi të vazhdoj. Ata presin një qëndrim edhe nga politika shqiptare e Luginës për të marrë një hap konkret në këtë drejtim.

 

 

 

 

 

 

 

 

Dikur malësia e mbushur me njerëz e sot një territor gati i boshatisur

 

Dikur malësia e mbushur me njerëz sot është një territor i boshatisur ku mburojat e shtëpive tregojnë për qëndresën e banorëve të vendit. Edhe ata pak banorë që jetojnë në këto vise malore nuk kanë kushte të favorshme, kërkesë e tyre drejtuar institucioneve mbetet rregullimi i rrugës në relacionin Buhiç- Ilincë- Maxhere- Ranatoc.

 

Jeta ndër vite ka bërë që malësia e Preshevës të përballet me ndryshime rrënjësore të popullimit të asaj ane. Dikur malësia e mbushur me njerëz dhe shenja plot jetë e sot është një territor gati i boshatisur. Mburojat e shtëpive që tani më kanë mbetur tregojnë për qëndresën e banorëve të vendit. Muret gati të rrëzuara kërkojnë të parët që jetuan në ato shtëpi për të cilat sot i rikujtojmë vetëm përmes tregimeve të gjyshërve tanë. Monotoninë e vendbanimeve të malësisë e thyejnë vetëm ulërimat e qenve. Tek tuk shohim shenja jete në fshatrat që vizituam me theks të veçantë në Maxhere. Rrugët pa njerëz, realiteti i sotëm më malësi nuk përkon me ate të kaluarën. Edhe ata pak banorë që jetojnë në këto vise malore nuk kanë kushte të favorshme për jetë normale sepse problemet ekonomike dhe ato sociale bënë që malësorët të lëshojnë vatrat e tyre. Kërkesë e malësorëve drejtuar institucioneve mbetet rregullimi i rrugës në relacionin Buhiç- Ilincë- Maxhere- Ranatoc. Bujqësia dhe blegtoria janë dy elemente qenësore për mbijetesën e banorëve të malësisë së vendit. Plaku 65 vjeç nga maxherja na rrëfen se dikur punohej toka me intensitet më të lartë e sot çdo gjë është bërë  djerrinë. Edhe bujaria dhe zemërgjerësia e malësorëve janë virtytet kryesore që edhe sot ruhen me fanatizëm tek kjo popullatë. Jetën e hershme të popullatës në malësi na e dëshmojnë edhe ekzistenca e objekteve të kultit siç është xhamia e Caravajkës e ndërtuar 300 vite më herët nga viti 1713. Në këtë xhami ritualet fetare bëhen çdo të premte nga malësorët e ardhur prej vendeve të ndryshme. Edhe ata pak të rinj që jetojnë në Malësi janë të vendosur se shkollimi i tyre duhet të jetë i pashmangshëm përkundër peripecive me të cilat ata përballen çdo ditë. Të stimulohet kjo pjesë e popullatës që jetojnë në vendbanime të thella të malësisë në mënyrë që tu krijohen kushte më të mira për mbijetesë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch