Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Prill 2013

RTP lajmet 12 Prill 2013

Shumë shpejtë pritet hapja e kufirit Miratocë – Llojan

Takimi i djeshëm ndërmjet Ragmi Mustafës dhe Ali Ahmetit shumë shpejtë pritet që të sjellë edhe rezultatet positive. Mediat sot në Maqedoni janë marrë gjerësishtë me deklaratat e tyre pas takimit për hapjen e vendklaimit kufitarë Miratoc – Llojan. Kjo ishte edhe kërkesë e Mustafës drejtuar Ahmetit.
Vizita e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe takimi i tij në Tetovë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ka bërë jehonë jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë e Shqipëri. Një çështje që mediat e kanë shtjelluar sot ka qenë ajo e hapjes së vendkalimit kufitarë Miratocë – Llojan. Këtë gjë e ka kërkuar pikërishtë dje Ragmi Mustafa që BDI të ndikojë që sa më shpejtë të zgjidhet kjo çështje që vendkalimi kufitarë të hapet, e kjo duke ndihmuar BDI me ministrat e tyre në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Ndërsa Ahmeti ka premtuar se hapja e kufirit do të bëhet shumë shpejtë, por pa precizuar se kur.
Si duket takimi ndërmjet Ragmi Mustafës e Ali Ahmeti shumë shpejtë pritet që të sjellë rezultatet e saja, sepse hapja e vendkalimit kufitarë Miratocë – Llojan, është kërkesë shumë vjeçare e banorëve të komunës së Preshevës, por edhe e atyre të komunës së Likovës.
————————–
Pasaportat në Serbi që nga dita e mërkurë janë shtrenjtuar dyfish, gjegjësisht për t’u pajisur me një pasaportë biometrike në vend se 2000 dinarë sa keni paguar deri tani, nga dita e mërkurë kushton 3600 dinarë. Nga dita e shtunë, me 13 prill, do të shtrenjtohet edhe patent shoferi dhe libreza e veturës. Shtesa për tu pajisur me patent shofer do të kushtojë 876 dinarë ndërsa për librezën e veturës 1314 dinarë. Patent shoferi i ri ka kushtuar 600 dinarë. Ndryshimi i çmimeve nuk është paralajmëruar më parë, andaj edhe shumica e qytetarëve janë suprizuar me paraqitjen në sportelet e policisë me pagesat e vjetra, ku edhe iu janë kërkuar pagesa shtesë. Për shtrenjtimet nuk është paralajmëruar as në faqen zyrtare të Ministrisë së punëve të brendshme, azhurimi i së cilës ka filluar.
——————————————-
Një grup emigrantësh afrikano – aziatik janë ndaluar mbrëmë në autostradën Gjevgjeli – Shkup, derisa po transportoheshin ilegalisht në drejtim të kufirit me Serbinë. Siç bën të ditur MPB, shoferi i mjetit transportues është R.A (55) nga fshati Llojan i Kumanovës, i cili menjëherë është arrestuar me akuzën për trafikim të emigrantëve. Emigrantët u ndaluan rreth orës 02.40 të mëngjesit të sotëm nga ana e policisë kufitare, e cila kishte ndjekur makinën furgon që transportonte ata. Në furgon janë gjetur dhjetë shtetas afrikan prej të cilëve katër nga Mauritania, tre nga Mali, dy nga Senegali dhe një nga Guinea. Ata nuk posedonin dokumente personale dhe se kishin hyrë në Maqedoni përmes Greqisë.
————————————
Policia rajonale në Gjilan ka arritur të prangos dy të dyshuarit kryesor Besim Lakna dhe Fidan Lipovica të cilët besohet se më 9 prill 2013 kanë hedhur një granatë dore në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Bujanoci. Policia në Gjilan ka arritur të prangos dy të dyshuarit kryesor për hedhjen e një granate në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Bujanoci e vendosur mbrapa stacionit të autobusëve në Gjilan. Ismet Hashani duke mos dhënë detaje për të arrestuarit tha se më 9 prill 2013 operativa rajonale e policisë është njoftuar pёr njё shpërthim tё njё mjeti eksplodues i cili kishte ndodhur nё rrugën “Idriz Seferi” në kompleksin e stacionit të autobusëve në Gjilan. Me këtë rast sipas policisë ishte dëmtuar lokali i një agjencionit transportues. Njësitet e NJHR-le, sё bashku me njësitin e krim teknikës ju kanë përgjigjur rastit dhe nё vendin e ngjarjes kanë dal me urgjencë.
———————————
Përfaqësues nga pesë shtetet e Quintit, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë mendim të përbashkët, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë. Sipas tyre, pos dialogut nuk ka tjetër rrugëdalje. Në kontaktet e fundit të baroneshës Catherine Ashton me përfaqësues të këtyre shteteve, i është thënë asaj që normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve duhet të arrihet, dhe për këtë duhet bërë presion palës serbe, e cila nuk po pranon marrëveshjen. Kështu ka thënë për “Zërin” një diplomat në Bruksel, sipas të cilit, Serbia medoemos do të pranojë marrëveshjen, sepse zgjidhja tjetër është vetëm bllokimi i vetes karshi botës perëndimore. “Besoj se nuk mund të presim përgjigje pozitive nga Beogradi brenda këtyre ditëve. Sidoqoftë, shtetet e Quintit po shikojnë mundësinë e një dialogu të ri, një gjetje të re, që të arrihet sukses. Kjo duhet të ndodhë, sepse kjo është e vetmja rrugë dhe procesi nuk bën të dështojë”, tha ky zyrtar. Nga Serbia është kërkuar që pranojë marrëveshjen këto ditë për shkak se më 16 prill miratohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, derisa baronesha Chaterine Ashton të hënën, më 22 prill, raporton para ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë –Serbi.
———————————-
Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të pranojë propozimin e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe që ta vazhdojnë dialogun me Prishtinën, në mënyrë që Beogradi ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “I bëjmë thirrje Serbisë për të përfituar nga kjo mundësi, sepse ne duam të shohim që Serbia po i plotëson kushtet për fillimin e negociatave”, tha Reeker gjatë vizitës së tij në Zagreb, raportet Fena. Ai përsëriti pikëpamjen e Departamentit të Shtetit se diskutimi i djeshëm për gjykatat penale në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është shndërruar në një polemikë “çekuilibruar” dhe “nxitëse”. “Debati ishte një mundësi për të forcuar sistemin global të gjykatave ndërkombëtare, ndërsa u shndërrua në debat negativ”, tha Reeker, duke shtuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm punën e Tribunalit të Hagës dhe të gjykatave tjera të Kombeve të Bashkuara. Reeker tha se iniciativën për këtë debat, të iniciuar nga Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, SHBA fuqimisht e kundërshtonte dhe se diskutimin e bojkotuan shumica e vendeve perëndimore meqë i kishin parasysh përpjekjet për të sulmuar Tribunalin e Hagës.
—————————————
Shtetet e Bashkimit Evropian mund të kërkojnë rivendosjen e vizave për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Presioni i Gjermanisë ka bërë që BE të marrë në shqyrtim një vendim të tillë. Dojçe Vele raporton se vizat mund të kthehen për Serbinë dhe Maqedoninë, por nuk dihet nëse këtu përfshihet Shqipëria. Për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, komunat gjermane kanë kërkuar rifutjen e detyrimit të vizave dhe përshpejtimin e procedurave të azilit. Vetëm në janar të këtij viti në Gjermani kërkuan azil 7.000 vetë, një rritje me 50 për qind në krahasim me muajin e kaluar. Shumë azilkërkues nga Serbia dhe Maqedonia janë romë. Ata konsiderohen si emigrantë ekonomik që nuk janë të persekutuar politikisht. Autoritetet gjermane e refuzojnë shumicën e kërkesave të tilla. Si arsye për rritjen e kërkesave vitin e kaluar qe vendimi i Gjykatës Kushtetuese Gjermane i verës së vitit 2012, sipas së cilës përfitimet për azilkërkuesit duhet të rriten.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch