Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Shkurt 2014

RTP lajmet 12 Shkurt 2014

Fatmir Azizi sqarime për këshilltarët lidhur me ndarjen e mjeteve Entit parashkollorë

 

Kryeshefi I Drejtoratit për Ekonomi dhe Financa në Preshevë  Fatmir Azizi për mes një  deklarate dhënë për TV Presheva ka sqaruar në mënyrë më të detajuar kritikat që iu kishin  adresuar kryeshefit në fjalë  gjatë séances së djeshme në raportin e punës të Entit Prashkollor 8 Marsi në Preshevë. Kritikat janë drejtuar nga këshilltari I PVD Shpat Aliu. Zoti Azizi, për mes sqarimit të sotëm konfirmoi punët të cilat do të fillojnë së shpejti pas procedures së kontrave lidhur me rregullimin e nyjes sanitare në Sh.F.Prof.Ibrahim Kelmendi.

—————————————–

BE përshëndet vendimin e PVD-së për pjesëmarrje në zgjedhje

 

Përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Evropian në Serbi Michael Davenport ka përshëndetur vendimin e Partisë për Veprim Demokratik për pjesëmarrje në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen në Serbi. Gjatë një takimi të zhvilluar me shefin e BE-së në Beograd, delegacioni nga Lugina i përbërë nga deputeti Riza Halimi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri si dhe nënkryetari i PVD-së Shaip Kamberi, kanë biseduar për temat aktuale në Luginë. Michael Davenport përfaqësuesi më i lartë i BE-së gjatë takimit të zhvilluar ka përshëndetur vendimin e PVD-së për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 16 mars. Delegacioni nga Lugina ka zhvilluar edhe një  takim me Komisionin për azilantët pranë BE-së, derisa për takim kanë qëndruar edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd.

—————————————

Vranjë- 1400 punëtorë dalin në rrugë, bllokojnë qarkullimin në autostradën Nish-Shkup

 

Kolona e grevistëve të ndërmarrjes “Yumko” sot  rreth orës 9:30 kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të fshatit Ranitovac, në Vranjë. Me këtë rast ata kanë ndaluar qarkullimin në drejtim të Nishit si dhe në drejtim të Shkupit. Nuk do të lejojmë zhvillim të komunikacion përderisa nuk përmbushen kërkesat tona, ose nuk vjen ndokush nga Qeveria”, janë shprehur rreth 1400 punëtorë të kësaj ndërmarrje që po mbajnë të bllokuar autostradën. Kërkesat e punëtorëve të ndërmarrjes “Yumko” që për aksionarë më të madh kanë Qeverinë, është pagesa e pagave të mbetura borxh si dhe përmirësimin e kushteve të punës.

———————————

Viti 2013 në Rethin e Pçinjës me rritje të numrit të veprave penale- vazhdojnë hetimet për vrasjen e Isuf Azizit

 

Policia në Vranjë në 2013 ka  arritur rezultate të mira në të gjitha fushat e veprimtarisë, e cila renditet në departamentet më të lartë të policisë në Serbi. Përqindja e krimeve të zbardhura në 2013 është 78, 68 për qind, dhe konsiderohet më e larta në pesë vitet e fundit. Kështu prej 27 departamentet të  policisë në Serbi , Vranja është në vendin e parë për efisaksitet. Kjo është vlerësuar në një konferencë për shtyp të mbajtur nga kryeshefi i policisë në Vranjë Slagjan Velinović.

 

Në kuadër të policisë në Vranjë , veprojnë 6 stacione policore, si në Vladiçin Han , Surdulicë , Trgovishtë , Bujanoc dhe Preshevë. Gjatë vitit 2013 u tha se janë regjistruar 1841 vepra penale , çka do të thotë se kriminaliteti gjatë  atij viti ka qenë më i lartë se në vitin 2012.

Por nga veprat penale janë tri raste që  nuk janë ndriçuar , e në mesin e tyre edhe vrasja afaristit Isuf Azizi i cili u vra në vitin 2009, por sipas policisë hetimet ende janë duke vazhduar.

Por sipas raportit thuhet se në krahasim me dy vitet e fundit , rritje janë shënuar edhe sa i përket vjedhjeve të rënda.

Ndërkaq policia efikas është treguan në parandalimin e lëndëve narkotike , ku gjatë vitit 2013 janë sekuestruar 42,572 gram narkotik.

Por gjatë atij viti janë shënuar edhe 93 raste të keqpërdorimit të detyrsë zyrtare. Pozitive në këtë raport është se ka rënie të falsifikimit të dokumenteve zyrtare , ku gjatë vitit 2013 ka pas 28 raste , ose 12 më pak se në vitin 2012. Policia gjatë 2013 efikas është treguar edhe në parandalimin e tregtisë me njerëz , ku janë evidentuar 44 raste.

Edhe në korrupsion është vënë një balancë ku në vitin 2012 ishin evidentuar 50 raste , ndërsa në vitin 2013 24 raste. Në konferencën e policisë në Vranjë u tha se përgjatë vijave kufitare janë arrestuar edhe shumë persona që merren me tregti në të ilegale, e këtu dominon tregtia në cigare nga Kosova. Por shqetësues  ka qenë raporti për  ndeshjet në komunikacion , ku në krahasim me dy vitet e fundit , numri i të lënduarve është për 364 dhe 5 të vdekur  më shumë.

—————————————-

 

Plani aksional i punësimit për vitin 2013, projekt I pëlqyer nga qytetarët

 

Fondi për punë komunale, banesore, ndërtimore dhe zhvillim ekonomik lokal në Preshevë ka realizuar një sërë aktivitetesh gjatë vitit që kemi lënë pas lidhur me planifikimet dhe aprovimin e projekteve në resore të caktuara. Ajo që ishte më e mirëpritura për qytetarët vendës ishte Plani aksional i punësimit për vitin 2013. Gjatë fushëveprimit të këtij drejtorati raporti karshi institucioneve qendrore është mjaftë profesional edhe pse gjatë ndarjes së mjeteve janë prezente preferencat politike, ka konkluduar sot në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva, koordinatori i zyrës për zhvillim lokal, Ilir Sadriu.

——————————————–

Stankoviq- Filloni bisedimet me qeverinë, për të mirën tuaj

 

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvgjë, Zoran Stankoviç i ka dërguar letër përfaqësuesve politik dhe institucional të Preshevës dhe Buajnocit. Në letrën e kryetarit të Trupitkoordinues, ndër të tjerash thuhet se, në fund të nëntorit të vitit 2013, si përfaqësues politikë dhe institucional të shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanocit i keni dërguar shkresë Qeverisë së Republikës së Sërbisë, Kryeministrit të Qeverisë, Iviqa Daçiq dhe zëvendsit të parë të kryeministrit të Qeverisë, Aleksandër Vuçiqit në lidhje me vendimin tuaj dhe arsyet për ndërprerjen e përkohshme të bisedimeve me përfaqësusesit e Qeverisë së Republikës së Sërbisë. Qeveria e Republikës së Sërbisë ka autorizuar Trupin Koordinues të përgjigjet në shkresën tuaj dhe përsëri shprehu gadishmërinë e tij të plotë se në bisedë konstruktive zgjidhen të gjitha çështjet që i keni propozuar, ndërsa Qeveria i pranoi duke i përfshirë edhe ato të përmendura në letrën e tanishme dhe në bazë të Kushtetetutës dhe ligjeve të Republikës së Sërbisë dhe Konventës ndërkombëtare mbi  të drejtat e Minoriteteve Kombëtare. Në letrëne Stankoviqit thuhet se, siç jeni të njohur, në fillim të bisedimeve kemi përcaktuar principet e punës së përbashkët dhe sjelljes. Pas rikonstruksionit afatëshkurtër deri në 6 muaj, afatë mesëm deri në një vit dhe afatgjatë me shumë se një vitë, qëllimi dhe realizimi sipas çështjeve të lëndëve. Ju përkutojë se gjatë periudhës nëntorë – shkurt është planifikuar në vijim tema  për bisedime të përfaqësim/integrimit në institucionet shtetërore, decentralizimi i drejtësisë, rimëkëmbja ekonomike, arsimi. kultura, media, përdorimi i gjuhës zyrtare, alfabeti dhe simbolet nacionale, masat e sigurimit dhe ndërtimin e besimit. Ndërprerja e bisedimeve askujt nuk i bëri mirë, sidomos qytetarve të Preshevës dhe Bujanocit. Nëse do ti kishim kryer bisedimet e parashikuara deri më tani, sigurishtë sot do kishim shumë pyetje dhe propozime të zgjidhjeve të pranueshme. Për këtë dhe një hërë jamë i bindur që nëpërmesë bisedimeve me të gjitha palët e interesuara mund të gjenden zgjidhja e problemeve në të cilat hasin qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit, në emër të Qeverisë së Republikës së Sërbisë, ju bëjë thirrje për vazhdimin e bisedimeve, i bindur jamë së këto janë në interesin e gjithë njerëzve që jetojnë në hapsirën e vendit ton, përfundon e letra e hapur e kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq.

————————————————–

Teste elektronike për t’u pajisur me patent shofer

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar sot se këtë vit do të punoj për vendosjen e Testeve elektronike për provimet e patent shoferit. Testimi për marrjen e patent shoferit do të sigurojë dhe do të mbrojë mjedisin jetësor, sepse do të hedhë nga përdorimi letrën, për këtë arsye do të reduktojë prerjen e pemëve, ka deklaruar për media shefi i shërbimit për udhëheqjen me internet pranë Ministrisë së punëve të Brendshme Dushko Shivqeviq. Shefi i shërbimit për udhëheqjen me internet pranë Ministrisë së punëve të Brendshme Dushko Shivqeviq citoi se shoferët e ardhshëm në provime do të marrin kombinimet elektronike të testit. Plani është që përveç kontrollave të tjera elektronike do të kontrollojnë edhe instruktorin nëse ka një liçencë të vlefshme nga Agjencioni për  Siguri të Trafikut, dhe në qoftë se instruktori vërtetë i takon një shkolle të veçantë. Sivçeviç tha gjithashtu se, policia aktualisht me organet e tjera të administratës shtetërore synon të zëvendësojë patentën e vjetër me atë të renë dhe kushte për këtë që të keni një kartë identiteti me një çip. Me ligjin e ri regjistrimi për patentë shofer kushton 52 mijë dinarë , mbahen ligjërata të rregullta ndërsa nga Stacionet policore varësisht vedbanimit, caktohet data se kur kandidati mund të i nënshtrohet provimit. Ajo çka është e rëndësishme për të gjithë shoferët e rinj se testi është me ligjin e ri i cili ka një numër shumë të madh të pyetjeve ndërsa sa zgjatë marrja e patentë shoferit varet e gjitha nga interesimi i kandidatit

 

 

———————————————

Prezenca e telefonisë mobile e Serbisë në Kosovë

 

 

Që nga dita kur Kosova do të pajiset me kodin treshifror telefonik, Qeveria e Kosovës është e obliguar që brenda 12 muajve t’i mundësojë operimin me licencë të përhershme operatorit të telefonisë mobile Telekom Serbia. Kështu janë zotuar dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Serbisë të cilat për këtë ujdi më 13 shkurt do t’i hedhin firmat në Planin e Veprimit të Telekomunikimeve, një kopje të secilës e ka siguruar gazeta Tribuna. Megjithatë, operatori i telefonisë mobile serbe do të hyjë në Kosovë me një licencë të përkohshme edhe para marrjes së kodit, ku më pas do të hapet tenderi për licencë të përhershme “Për telefoninë mobile, autoritetet e Kosovës do t’i japin kompanisë së re një autorizim të përkohshëm, sipas kornizës së rregullatorit të Kosovës, për operimet aktuale, të kufizuar me infrastrukturën aktuale në terren. Ky autorizim i përkohshëm nuk do të përfundojë përpara janarit 2015. Autorizimi i përkohshëm do të përfundojë sapo autoritetet e Kosovës të nxjerrin licencë telefonie mobile të re të plotë, të pakufizuar si rezultat i një tenderi/ankandi. Tenderi do të organizohet në përputhje me standardet e BE-së”, thuhet në dokumentin që posedon gazeta.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch