Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 tetor 2012

RTP lajmet 12 tetor 2012

Është mbajtur sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Preshevës me tri pika për rend të ditës. Këshilltarët e Kuvendit diskutun për situatën politike dhe atë të sigurisë në Preshevë pas shqiptimit të Aktgjykimit nga Gjykata për krime lufte në Beograd ndaj të rinjëve shqiparë; shqyrtimin e riorganizimit të gjykatave në Serbi – kthimi igjykatës në Preshevë; dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave – Kosovë, Maqedoni, me theks të veçantë për studentët që vijojnë studimet në Maqedoni. Pas diskutimeve në seancë kryetari kuvendi dha neë pauzë rrethë gjysmë ore, ku I ftoi kryetarët e grupeve të këshilltarëve që të arrijnë konkluzionet e dalura nga kjo seancë. E ato i lexoi sekretari I KK Naser Pajaziti. Në këto konkluzione këshilltarët e KK kërkojnë që për dy pikat e para ato ti dërgohen presidentit të Serbisë, kryeministritë, ministrit të drejtësisë, ambasadës së OSBE-së, dhe ambasadave ndërkombëtare. Ndërsa për pikën e tretë konkluzionet ti dërgohen qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, partive politike shqiptare në Maqedoni.

——————-

Në mënyrë solemne u shënua sot ceremonia e fillim vitit të dytë akademik për vitin 2012-2013 të Fakultetit Ekonomik në Suboticë paralelja e ndarë në Bujanoc. Në hapjen e këtij manifestimi të mbajtur në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc të pranishëm ishin Ministri I Arsimit Zharko Obradoviq, Ambasadori I Republikës së Shqipërisë I akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi, Rektori I Universitetit të Tiranës Dhori Kule, Deputeti Popullor Riza Halimi, përfaqësues të OSBE-së, delegacionit Evropian përfaqësues të univerziteteve të ndryshme si dhe pushteteve lokale. Në këtë manifestim u fol rreth mundësisë së studimeve në këtë fakultet për studentët nga Lugina si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Sa I përket çështjes së njohjes së diplomave në Republikën e Serbisë kjo gjë është kryer para disa muajsh është deklaruar kështu para mediave Ministri I Arsimit Zharko Obrodvoviq. Në takimin në mes të zotit Çaushi dhe zotit Obradoiviq është diskutuar tema për njohjen e çështjes reciproke të diplomave me çrast para shumë kohësh është dorëzuar një project në qeverinë serbe mirëpo nuk është vënë në lëvizje qeveria në fjalë me çrast përsësi është ngritur ky problem, është shprehur kështu Ambasadori I Republikës së Shqipërisë I akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi. E në anën tjetër Rektori I Univerzitetit të Tiranës Dhori Kule ka potencuar se kërkesa e par e imja do të jetë që diplomat tona të njihen në të gjithë botën në Amerikë e Evropë mbase ato njëkohësisht duhen të njihen në Republikën e Serbisë. Përndryshe Qeveria shqiptare do të do të ketë një angazhim në fushën e arsimit në të gjithë Luginën e Preshevës, tha pas takimit ambasadori Çaushi.

——————
Drejtoria e Elektrodistribucionit në Preshevë informon qytetarët tanë se më datë 15.10.2012 të Hënën, nuk do të ketë energji elektrike. Ndërprerja e rrymës sipas zyrtarëve do të bëhet nga ora 07 e mengjesit deri në ora 17 të pasdites. Po ashtu edhe drejtoria e ndërmarrjes publike Moravica në Preshevë informon qytetarët se gjatë këtij intervali kohor nuk do të ketë edhe ujë të pijshëm. Ndërprerja e rrymës elektrike bëhet për shkak të punëve që po realizohen në terren sa I përket përmisimit të rrjetit eneregjetik.

——————-
LB mohon se ka kërkuar ndërrimin e territoreve. Lëvizja për Bashkim nuk e dëshiron shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës (Veriut) dhe Serbisë (Luginës), madje sipas udhëheqësit të saj, Avni Klinakut, një ide e tillë ishte keqinterpretuar nga mediat, meqë, sipas tij asnjëherë LB-ja nuk ka kërkuar shkëmbim të territoreve. Klinaku në një bisedë për “Lajm”, ka thënë që në bisedimet me Serbinë, Kosova duhet të respektojë parimin e reciprocitetit.

——————–
Partia Demokratike Kombëtare, në Bujanoc, e cila, kohë më parë, pat shpallur moratorium, për shkak parcializimit deri në ekstremitet të skenës politike të Kosovës Lindore, heq dorë nga një vendim i tillë, për t’iu kthyer jetës politike në vend. PDK, në kumtesën e bërë publike për mjetet e informimit, bënë me dije se ky subjekt politik, pas tejkalimit të moratoriumit, do t’i kthehet rrjedhave politike, në këtë rajon, e riorganizuar dhe e freskuar me një strukturë të re kadrovike dhe me një shtrirje partiake në gjithë hapësirat e Kosovës Lindore. PDK, heq dorë nga moratoriumi me një varg arsyesh, pikërisht në momentin kur më shumë se kurrë skenës politike në Kosovën Lindore i duhet uniteti, bashkëveprimi dhe profesionalizmi. PDK, gjithherë, në emër të unitetit dhe unifikimit të spektrit politik shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ftuar publikisht për implementimin e vullnetit të popullit të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, pastaj ka kërkuar internacionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, demilitarizimit të plotë të Kosovës Lindore dhe kthimi i të të dëbuarve nga vatrat stërgjyshore dhe kompenzimi i dëmeve të luftës, krijimin e një Këshilli Kombëtar gjithëpërfshirës, mosparticipimin e shqiptarëve në Trupin Koordinues dhe zgjedhjet parlamentare të Serbisë, heqjen e taksave tatimore për kalimin e kufirit Kosovë-Serbi, heqja e kuotës për regjistrimin e studentëve në Kosovë dhe Shqipëri e kështu me radhë. Të gjitha këto iniciativa të PDK-së, duke mos përjashtuar as Platformën politike në bisedimet e ardhshme shqiptaro-serbe, janë injoruar dhe heshtur për motive politike nga disa parti, të cilat orientimet programore i kanë koncentruar vetëm në realizimin e qeverisjes lokale në këto komuna të Kosovës Lindore. PDK, i kthehet skenës politike, pikërisht në momentet vendimtare, në të cilën ndodhet vendi ynë dhe rajoni në përgjithësi, duke kërkuar nga anëtarësia e këtij subjekti politik dhe veprimtarët e tjerë, të cilët do t’ju bashkohen në rrugën e realizimit të veprimtarive me interes qytetar e kombëtar, pa përjashtuar as format e tjera të veprimit, të parapara edhe me konventat ndërkombëtare, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj, z. Nexhmedin Saqipi

——————-
Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka nisur hetimet zyrtare lidhur me deklaratat që ka dhënë Milan Stojanovic, nënkryetar për komunitete në Komunën e Gjilanit, rreth kërcënimeve që i janë bërë familjes së tij, si dhe për shumë afera e akuza ku përmenden emra konkretë që lidhen me korrupsion dhe krim të organizuar. Rasti dhe dosja e Stojanovicit tashmë edhe zyrtarisht është duke u hetuar nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan, tha kryeprokurori i qarkut, Jetish Maloku. Sipas tij, të gjithë ata emra që janë përmendur në dosjen e Stojanoviqit do të hetohen, e në veçanti hetimi do të nisë ndaj ofiqarit të Pasjanit, ish kryeshef i SPB-së në Vrajë, dhe të gjithë atyre që punojnë për strukturat paralele. Stojanovic një ditë më herët për portalin Rajonipress ka dhënë detaje interesante rreth kërcënimeve që ka marrë nga persona anonimë, si dhe ka implikuar emra të rëndësishëm të jetës politike, madje edhe në Serbi, dhe të atyre që konsiderohen si struktura paralele të sigurisë të njohur si BIA dhe MUP-i serb. Kryeprokurori Maloku tha se në shënimet e Stojanovicit ka mjaft prova dhe dëshmi që mund të jenë të mjaftueshme për të marrë në pyetje të gjithë ata zyrtarë e politikanë serbë që përmenden në dosje. Edhe pse hetimi ka filluar tashmë, ekspertët dhe shoqëria civile mendojnë se organet hetuese dhe Policia duhen të jenë më vigjilente dhe më të shpejta në veprime. Flamur Hyseni, profesor universitar tha se në deklaratën e Stojanovicit, se janë lëshuar 800 mijë certifikata të lindjes dhe se për to janë paguar 1 000 – 1 500 euro, sipas legjislacionit tonë ngre pas vetes edhe përgjegjësinë për të dëshmuar dhe raportuar këtë rast në prokurori.

——————

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, tha të premten në Beograd se përmendja e integritetit territorial të Kosovës, në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, nuk duhet ta largoj vëmendjen nga reformat, të cilat Serbia duhet t’i zbatoj. Gjatë paraqitjes së raportit të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejt integrimit në BE, Degert, tha se duhet të filloj dhe të përparojë dialogu Beograd – Prishtinë, raporton Rel. Këto komente ishin jehonë e deklaratave të djeshme të komisionarit për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fule, gjatë vizitës në Beograd, se “ndarja e Kosovës nuk është në tavolinë

—————–

Nënkryetari i Delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Jelko Kacin pas publikimit të konkluzioneve të Komisionit mbi Studimin e Fizibilitetit për Kosovën deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të përforcojë sundimin e ligjit. Ai përmes një deklarate për media tha se me publikimin e raportit Kosova ka pranuar porosinë që perspektiva e anëtarësimit në BE është e qartë dhe e fuqishme. “Opinioni i Komisionit që BE mund të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën është një hap shumë i rëndësishëm. Qeveria në Prishtinë duhet të përforcoj përpjekjet për krijimin e qeverisjes së sundimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve. Zhvillimi ekonomik dhe zvogëlimi i numrit tё të papunëve ndërlidhet drejtpërsëdrejti me suksesin në këtë fushë”, tha Kacin. Sipas tij, Komisioni me këtë raport ka konfirmuar që ndarjet e reja në Ballkanin Perëndimor sipas vijave etnike nuk janë të mundura. “Kosova do të mbetet një tërësi politike dhe administrative në tërësinë shtetërore të decentralizuar dhe moderne që krejt pakicave u garanton të drejtat e tyre. Shoqëria multi-kulturore, multi-entike dhe multi- fetare në Kosovë, është në BE argumenti më i fuqishëm, të cilin duhet promovuar me zell në Kosovë, në shtetet anëtare dhe shtetet anëtare të ardhshme”, u shpreh Kacin.

—————-

Një pjesë e Strategjisë së zgjerimit të BE, që e ka shkruar Komisioni

Evropian (KE) dhe që është publikuar më 10 tetor, ku theksohet se

zgjidhja e çështjes së veriut të Kosovës duhet të bëhet duke

respektuar tërësinë tokësore të Kosovës dhe nevojat e popullatës

lokale, në atë dokument është futur para vet publikimit të tij, mëson

gazeta “Danas” në burimet diplomatike në Beograd. Bashkëbiseduesit e gazetës vënë në dukje se kjo është bërë pas disa deklaratave publike të kryeministrit serb, Ivica Daçiq se ndarja e Kosovës është zgjidhje më e mirë. Vërtetimi se pjesa “kontestuese” e Strategjisë është futur në momentin e fundit është edhe befasi e madhe që ka shkaktuar tek Daçiqi, por edhe tek të gjithë në qeverinë serbe të cilët kanë pasur rastin ta shohin projektin e Strategjisë dhe të Raportit të KE mbi përparimin e Serbisë, dhe të cilëve askush nga Brukseli nuk u ka sugjeruar se formulimi kontravers do të përdorët.

Bashkëbiseduesit e gazetës “Danas” thonë se diplomatët perëndimor, sidomos të vendeve më të fuqishme të BE, gjithashtu janë të brengosur për shkak të deklaratave “të ngutshme dhe të ashpra” të Daçiqit se ‘tash është rrezikuar vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës’.

—————-
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha miratoi një propozim, siç tha ai, që ndryshon himnin kombëtar, duke rikthyer dy strofa të hequra nga origjinali i shkruar nga Asdreni. “Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”. Janë këto vargjet të cilave i referohet shefi i qeverisë e për të cilat ai kërkoi t’i bashkëngjiten himnit aktual kombëtar.“Himni kombëtar duhet të rikthehet në formën e tij të plotë. Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë sepse Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, në kuptimin që dashuria për kombin dhe vendin, buron nga fryma e Zotit. Të shihen të gjitha modalitetet se si mund të rikthehet kjo strofë e përzënë dhe të bisedohet dhe me akademinë, institutin, kompozitorët dhe himni mendoj unë duhet të kthehet në variantin e tij të plotë ashtu siç e shkruajti rilindasi i madh Aleksandër Sotir (Stavre) Drenova”, deklaroi kryeministri Berisha. Por ndërsa kërkonte rikthimin e strofave të hequra, Kryeministri bëri një pauzë tek emri i Asdrenit, çka e tradhtoi në shqiptimin e saktë të tij, duke bërë një lapsus për emrin e vërtetë, nga Stavre në Sotir. Kjo deklaratë e kreut të qeverise vjen në një moment delikat ndaj dhe duket më shumë një mënyre për të hequr vëmendjen, sesa është pjesë e një projekti real të Komitetit Ndërministror. Mbetet për t’u parë nëse ky projekt do të shkojë deri në fund duke i dhënë Shqipërisë për 100-vjetorin e pavarësisë një tjetër himn kombëtar të rikthyer në identitet siç tha kryeministri.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch