Home » Lajme » RTP lajmet 13 dhjetorë 2011

RTP lajmet 13 dhjetorë 2011

Ka përfunduar seanca e pestë e KK të Preshevës, ku pika më e veçantë ishe miratimi i buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012, me votat e koalicionit udhëheqës të pushtetit të lokal komunës së Preshevës, është miratuar ky buxhet. Mirëpo deri te ky votim erdhi pas shumë debateve në mes të këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, të cilat ndodhën gjatë ditës së djeshme, ku për sot kishte mbetur vetëm se votimi i buxhetit, për arsye se ditën e djeshme nuk mundi të votohet shkaku i mungesës së kuorumit në KK. Në këtë seancë e cila ishte vazhdimësi e seancës së filluar qysh ditën e premte janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës. Sipas të gjitha gjasave kjo ishte seanca e fundit për vitin kalendarik 2011, ndoshta edhe seanca më e veçantë për këtë vit, pasi që fati i buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012 është miratuar, nga ana e këshilltarëve Qeveria Serbe paralajmëron rregulloren për praninimin e diplomave të Universitetit të Prishtinës, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
———————–
Qeveria Serbe këto ditë do të miratojë rregulloren për pranimin e diplomave nga Universiteti i Prishtinës, në bazë të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku ka shtesë në të cilën nuk shenohet simbolet e të ashtuquajtur të Kosovës, ka thënë sot ministri i Arsimit Zharko Obradoviq. Procedura për pranimin e këtyre diplomave është se në fillim Federata e Univerziteteve të Evropës duhet ta pranojë këtë shtesë, pastaj në bazë të kësaj, do të jetë pranimi i diplomave tek ne, ka thënë Obradoviq. “Sakt do të dihet se për cfarë diplome bëhet fjalë dhe nga cili fakultet është ajo” ka theksuar ministri.
———————-
Në kuadër të Juth Bild Serbia, Organizata Joqeveritare Gragjanske iniciative i ka filluar punimet në ndërtimin e barrierave për personat me invaliditet. Në këtë aktivitet janë të angazhuar 38 të rinj nga Presheva e Bujanoci të cilët janë të kyçur në projektin TË NDËRTOJMË BASHKËSINË TONË. Barrierat do të ndërtohen në pesë lokalitete të qytetit edhe atë para ndërtesës së Kuvendit të Komunës, Gjimnazit Skënderbeu, Alfa Bankës, Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica dhe Shkollës Fillore Ibrahim Kelmendi. Fillimin e punimeve e përshëndetën drejtori i Gjimnazit Abdurrahman Zylfiu dhe koordinatorja e programit për të rinj të Gragjanska Iniciativës Jellena Millovanoviq. Zoti Zylfiu e përshëndeti këtë iniciativë, duke theksuar se ka karakter mjaft human. Ndërkaq, zonja Jellena Millovanoviq e potencoi se në këtë aksion do të kyçet një numër i konsiderueshëm i të rinjve të komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Aktivitetin e ndërtimit të barrierave e kanë përkrahur Juth Bild, Interneshënal, Fondi Bllakanik për Demokraci, Mbretëria e Holandës dhe Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Projektin e kanë përkrahur po ashtu edhe firmat nga Presheva Saba Bellça, Majanca, Mehajt, Drini i Bardhë, Forca, Nita, Bici Komerc, Vlora Kom, IOM, Keramika, Mobeland, Altini, Institucionet komunale drejtoria për ndërtim në Preshevë dhe Ndërmarrja komunale Moravica, si dhe zoti Qenan Ahmeti arkitekt nga Presheva.
—————-
Lutfi Haziri nuk tërhiqet. Ai beson se problemet mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidheshin nëse Presheva, Bujanoci dhe pjesa malore e Medvegjës futen nën territorin e të parës, ndërsa Leposaviqi dhe një pjesë e Zubin Potokut nën Serbi. Të tjerët nuk e përkrahin. Lutfi Haziri, njëri nga figurat më me ndikim në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk heq dorë nuk propozimi i tij publik për të cilin ai beson do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve territoriale me Serbinë. Zgjidhja më e mirë, sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte që një herë e përgjithmonë të zgjidhin problemin e veriut të vendit duke e ndërlidhur atë më me pjesën jugore të Serbisë. Nuk është se tema është e re, por ka qenë hera e parë që një politikan i profilit kaq të lartë e ka ngritur atë në debate publike. Presheva, Bujanoci dhe një pjesë e Medvegjës (pjesa malore) do të duhej t’i kthehen Kosovës, thotë Haziri, ndërsa Leposaviqi dhe një pjesë e Zubin Potokut t’i kthehen Serbisë. ‘Propozimi im për ndryshimin e parimit të kufirit të vitit 1974 me atë 1956 është proces i cili i zgjidhë problemet etnike dhe territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. Pra nuk ka të bëjë më shkëmbim territoresh, as të njerëzve e as të mallrave, por ka të bëjë me përballimin e situatës në të cilën aktualisht gjendet Kosova’, ka thënë Haziri për Gazetën Jeta në Kosovë.
—————-
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk pajtohet me idenë e Lufti Hazirit. Ai më shumë këto iniciativa si në Kosovë ashtu edhe në Serbi i sheh si nisma patriotike se sa realiste. ‘Këto janë më shumë aspekte patriotike nga individë. Pra nëse kjo do të ishte zgjidhja, kostoja e kësaj formule do të ishte milionëshe. Nëse ka këmbim territoresh atëherë do të duhej ta marrësh edhe faturën e kostos së njerëzve që jetojnë atje edhe ta definosh dhe kjo mes tjerash do të krijonte kriza tjera”, ka thënë Haliti, për Gazetën Jeta në Kosovë. Sipas tij, zgjidhja më e mirë është ajo që tashmë është ofruar si zgjidhje brenda pakos së Ahtisaarit sepse, shton ai, me të garantohen të drejtat më të mira sipas standardeve europiane.
——————-
Xh. A. (21) nga fshati Tërnoc i Madh, komuna e Bujanocit u arrestua mbi dyshimin se është përpjekur për të shitur një sasi të lëndës narkotike, tipit marihuanë, të cilën e ka marrë nga Kosova. Kundër Xh. A. (21) nga fshati Tërnoc i Madh i është ngritur padia për dyshimet fillestare se ka kryerë vepër penale të prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të supstancave narkotike mariuhanë, thuhet nga Policia e Vranjës. Xh. A. është i dyshuar që në mënyrë të paligjshme nga Kosova ka marrë substancë narkotike mariuhanë për rishitje të mëtejshme. Policia më 9 dhjetor në Bujanoc tek Xh. A. ka gjetur 28,80 gram të materies bimore e cila është supozuar të jetë marihuanë. Prokurori ka nisur një kërkesë për një hetim, i dyshuari iu është dorëzuar gjykatësit hetues i Gjykatës së lartë në Vranjë, i cili ka urdhëruar paraburgim për një muaj.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch