Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 13 gusht 2012

RTP lajmet 13 gusht 2012

Nga sot programi I Radiotelevizionit Presheva do të transmetohet në minutazhën prej ora 18 e 30 minuta deri në ora 22 e 30 shkak ndërprerja e rrymës elektrike në vendin e quajtur Ballavan në bashkësinë lokale Leran. Zjarri I shkaktuar pak ditë më parë në Ballavan të Leranit ka shkaktuar dëme të konsideruara në sistemin e energjetikës duke lënë pa rrymë disa pjesë të këtijë vendbanimi. Nga e marta e javës së kaluar programi është ndërprerë për shkak të djegjes së shtyllave të rrymës elektrike. Realizimi I programit 24 orë në Radiotelevizionin Presheva do të transmetohet pas evitimit të defekteve të shkaktuara në sistemin e energjisë elektrike.
——————
Fshatrat Dobrosin dhe Koncul kanë mbetur pa rrymë elektrike për shkak të zjarrit që ka kapluar shtyllat eletrike në Bujanoc që gjenden në fushën e minuar, tha thënë Drakca Stanojkovic, kryeshef në shërbimin për situata emergjente. Stanojkoviq ka thënë se shtyllat elektrike do të ndërrohen atëherë kur ekipet për deminim të pastrojnë terrenin, deri sa ekipi nga elektrodistribucioni kanë ndërruar dy shtulla të cilat kanë mundur ti zëvendësojnë pa problem dhe rrezik nga minat. Zjarri që ka kapluar barin e thatë nëpër fushat që kanë mjetet të paeksploduara ndërmjet fshatit Llucan dhe Dobrosin janë shuar gjatë natës së kaluar.
——————-
Është asfaltuar rruga në BL Rahovicë, ajo që shpie në drejtim tek penda e Rahovicës, një projekt madhështorë jo vetëm për banorët e Rahovicës pore dhe të komunës së Preshevës por edhe më gjerë. Ky projektë ka filluar vitin e kaluar me gjatësi prej 2090 metra dhe gjerësi 4 metra, ndërsa asfaltimi deri tash ka qenë i përfunduar brenda fshatit, kurse tash përfundoi i gjithë projekti. Me vlerën e përgjithshme të projektit prej 24 milion dinarëve, Mustafa thotë se do të shërbejë kryesishtë në zhvillimin e turizmit në komunën e Preshevës. Nga ana tjetër përfaqësuesit e BL të Rahovicës e përshëndetin realizimin e këtij projekti, ndërsa premtuan se do të vazhdohet edhe më tej në investime të infrastrukturës në Rahovicë. Përveç zhvillimit të turizmit, sipas kryetarit Mustafa kjo rrugë mund të zhvilloj edhe ekonominë. Këtë rrugë qytetarët e shfrytëzojnë edhe për aktivitetet përkujtimore dhe homazhe. Në tërë komunën e Preshevës pushteti lokal deri më tash i ka dhënë rëndësi ndërtimit të inrastrukturës, me çka hapen mundësit që në të ardhmen prioritet të jenë investimet dhe përmisimi i ekonomisë.

——————

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, para pak ditësh ka pritur në zyrën e tij Nexhat Halimin, të riun nga Presheva i cili prej të shtunës është lojtar i ri i akademisë së futbollit të klubit futbollistikë të Arsenalit nga Londra. Mustafa tha se është kënaqësi që ta pritsh në takim një fëmijë për ti dëshiruar suksese në karrierë. Nexhat Halimi do të jetë një ambasadorë që do ta përfaqësoj Preshevësn në botën e sportit tha Mustafa. Ai i uroi Nexhatit që krahas futbollit të mos lë anash edhe mësimin. E Nexhati thotë se nuk do ti zhgënjej të gjithë ata që kanë mbështetur deri më tash. Sipas prindit të Nexhatit, Besnikut nisja për në Londër do të bëhet të shtunën, kurse falenderoi jashtëzakonishtë shumë kryetarin Mustafa për ndihmën e dhënë deri më tash. Nexhat Halimi është përzgjedhor nga trejnerët e akadamisë së Arsenalit nga një kamp stërvitor me të gjithë të rinjtë e Kosovës, që është mbajtur para disa muajve në Prishtinë. Krahas 1500 futbollistëve të rinjë Nexhati është përzgjedhur si i vetmi që ka kënaqur trejnerët e akademisë dhe të cilët janë shprehur të bindur se do të bëhet një futbollistë i madhë. Edhe trajneri i Nexhatit, Hakiu përmes një letre i ka uruar sukses në karrierë dhe e ka përgëzuar për aktivitetet sportive që ka treguar deri më tani.

——————–

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në organizim të Këshillit të bashkësisë islame në Preshevë ka shtruar iftar ku të pranishëm ishin imamët e xhamive në komunën tonë, përfaqësues të institucioneve dhe mysafirë të tjerë.

——————–

Po e them edhe një herë, nëse kërkohet një autonomi për serbët e pjesës veriore të Kosovës ajo autonomi duhet t’u jepet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” , është shprehur Krasniqi. Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi gjatë një interviste për RTV 21 ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të luaj një rolë të rëndësishëm në bisedimet politike me Serbinë. I pari i Kuvendit ka deklaruar se nëse veriut të Kosovës do t’i jepet një status special, e njëjta gjë duhet të ndodh me shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Po e them edhe një herë, nëse kërkohet një autonomi për serbët e pjesës veriore të Kosovës ajo autonomi duhet t’u jepet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është shprehur Krasniqi. Ai njëherit ka tërheq vëmendjen duke thënë se nuk duhet të hyhet në këto bisedime politike derisa institucionet e vendit të përgatiten për këtë proces.“Realisht konsideroj që faktori politik në Kosovë nuk është i përgatitur që të fillojë këto bisedime. Së pari, pasi nuk ekziston një frymë politike e gatishmërisë dhe e unifikuar në mes të subjekteve politike në Kosovë dhe nuk është bërë një projekt, një plan, se cilat tema dhe cilat çështje do të duhej që fillimisht të bisedoheshin. Dhe përfundimisht konsideroj se nuk është një frymë e debatit dhe kjo nënkupton një kohë më të gjatë të përgatitjes për këtë proces, natyrisht”, u shpreh Krasniqi. Krasniqi thekson se në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë e tjera politike. “Është shumë më e arsyeshme që në këtë proces të ketë një përfshirje edhe të partive opozitare. Siç ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve kur pozita dhe opozita kanë ndarë përgjegjësitë bashkë”, ka theksuar më tej Krasniqi. Kryeparlamentari thekson se askush deri më tash nuk ka kërkuar nga Kuvendi që të luajë rolin e tij në bisedimet politike.
——————-

Deputetja e Listës Unike Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic, ka thënë se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe. “Nuk kam asgjë kundër njerëzve që flasin për ndarjen e Kosovës, sepse kjo është e drejtë legjitime e tyre, por më brengos se si popull shohim vetëm zgjidhje të çastit, por jo edhe afatgjata. Kurrë nuk kemi biseduar për atë se çfarë fqinji i Serbisë do të ishte Shqipëria e madhe dhe a do të ishte atëherë fuqi baroti jo vetëm për të ardhmen e Serbisë, por edhe për tërë rajonin, për shkak të ri definimit të pashmangshëm të kufijve në Ballkan, qoftë edhe për shkak krijimit të bazave për grupime të ndryshme islamiste me krijimin edhe të një shteti mysliman. Për këtë shkak jam kundërshtar i ndarjes “, ka thënë Rada Trajkovic në një intervistë për gazetën serbe “Danas”. Duke komentuar deklaratat e shefit serb të Zyrës për Kosovë, Aleksandar Vulin, ajo mendon se zyra do të jetë për veriun e Kosovës, duke përkujtuar Vulinin se “nëse dëshiron të fillojë nga jugu, siç ka paralajmëruar, atëherë deklaratat e tij duhet të jenë më pak të ashpra dhe të mos përkujtojnë ato të viteve të ’90-ta”. “Mendoj se bisedimet e ardhshme në njëfarë mënyre duhet ët lehtësojnë pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës, sepse brenda atyre vjen deri te komunikimi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve… Jam shumë e bindur se politika që udhëhiqet në veri të Kosovës nënkupton izolim të plotë nga institucionet e Prishtinës dhe integrimin e plotë në sistemin e Serbisë”, tha Trajkovic, duke kundërshtuar veprimet e nxituara të politikës serbe.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch