Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 13 Janar 2014

RTP lajmet 13 Janar 2014

17 shqiptarët akuzuar për krime luftë në Gjilan kanë marrë sot vendimet përfundimtare për shpalljen e pafajësisë së tyre. Ndërkaq nesër pas edicionit të lajmeve mund të ndiqni emisionin ekskluziv me avokatët mbrojtës .

———————————————————–

Fondi prej 100 mijë eurove , është  komentuar në mënyra të ndryshme.

Disa nga Liderët e Luginës kanë thënë se Lugina ka nevojë për fond zhvillimorë .Ndërsa disa prej tyre kanë thënë se Lugina është trajtuar si OJQ.

 

Fondi prej 100 mijë eurove   i ndarë nga kryeministri Thaçi dhe Rama po del të jetë zhgënjyes për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Ragmi Mustafa kryetar i Preshevës duke vlerësuar takimin e Prizrenit si historik edhe për Luginën ,ka thënë se kjo shumë simbolike nuk plotëson kërkesat e Luginës por duhet krijua një fond zhvillimor.

Edhe deputeti Riza Halimi ka theksuar se Lugina gjendet në një situatë të vështirë në të gjitha sferat dhe ka nevojë për ndihmë më të madhe .

Edhe  qytetarët e Luginës janë ndier të dëshpëruar nga ndarja e fondit prej 100 mijë eurove .Ndërkaq për kryetarin e BDL dhe njëherit zv.kryetar i Preshevës   Skender kjo shumë është qesharake,  pasi sipas tij Lugina ka dy fonde humanitare në diasporë të cilët ndaj afro gjysmë milioni euro në vit. Për zv,kryetarin e Preshevës Lugina nga Tirana e Prishtina u trajtuar si OJQ.Sipas disa burimeve Liderët politik shqiptar nga qeveria në Tiranë kërkuan investime kapitale me vlera milionëshe dhe jo vetëm 100 mijë euro për maternitetin. Përmes një letre të drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë , para mbajtjes së takimit të Prizrenit, është kërkuar që të ndihmohen mbi 15 projekte për nevojat me prioritet të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

————————————————————————

Shoqata “Medvegja” me seli ne Zvicër ka vendosur t’ua kthej nderin Hashim Thaçit e  Edi Ramës, jo me 100 mijë euro por do ti ndajë 200 mijë euro Kosovëe e shqipërisë për sanimin e rrethojave të autostradës dhe pjesa tjetër për intelektualët e Kosovës në mënyrë që të mësojnë se ku ndodhet Lugina e Preshevës.

“Medvegja” është  Shoqatë Humanitare me seli në Fully të Zvicrës e cila po e shqyrton mundësinë që tija kthej nderin Kosovës dhe Shqipërisë.  Shoqatta në fjalë është duke planifikuar  që ta ndihmoj shtetin shqiptar dhe atë kosovar me më shumë se 200 mijë euro. Madje, e ka ndarë mendjen edhe për çka po ia jep ato të holla. 100 mijë euro  ka paraparë tia dedikojë Shqipërisë  për sanimin dhe rrethimin e mburojave të rrugës së kombit, në mënyrë që bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën. Derisa shtetit të Kosovës anëtarët e shoqatës do ti ja ndajnë 86 mijë e 800 euro për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale, në mënyrë që sipas tyre përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci. Ndërkaq 13 mijë e 200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legjionarë.  “Vendimin përfundimtar për ndarjen e këtyre mjeteve do e marrë së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt që pritet të mbahet këto ditë”, ka thënë kryetari i shoqatës “Medvegja”, Zenel Neziri. Ekipi i radiotelevizionit Presheva ka kontaktuar kryetarin e kësaj shoqate për të vërtetuar se shuma prej 200 mijë eurove ishte shenjë revolte apo fond reali për Kosovën e Shqipërisë. Në edicionin e radhës ne do ti sjellim edhe intervistën me kryetarin e shoqatës humanitare Medvegja me seli në Zvicër.

——————————————————————

 

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, duke folur për shumën e cila është vendosur që t’i ndahet Luginës së Preshevës, në mbledhjen në mes dy qeverive shqiptare, theksoi për Telegrafin se reagimet e ngritura lidhur me shumën e dhënë për Luginën e Preshevës kanë qenë të ngutura dhe të keqkuptuara.

Sipas tij, në mbledhjen e zhvilluar në mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë dy pika të rendit të ditës lidhur me Preshevën.
Sipas zv.kryeministit Kuçi  ndihma për furnizimin e maternitetit në Preshevë, që ka ndihmën e simbolikës më shumë sesa simbolikën materiale, është një ndihmë  për vendin ku fillon jeta. Sipas tij qëllimi ka qenë që foshnjat  në Luginë të lindin në trojet e tyre dhe të kenë kushte për këtë. Pika e dytë e diskutimit ka qenë themelimi i fondit për Preshevën, për çka është filluar iniciativa, dhe ai fond do të jetë më ndryshe. Fondi do të ndihmohet nga të dy qeveritë (Kosovës dhe Shqipërisë) dhe donatorët eventual nga shtetet tjera”, ka thënë Kuçi.
Ndryshe, në takimin në mes dy qeverive shqiptare është vendosur që përveç krijimit të një fondi për Luginën e Preshevës, të ndahet edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për maternitetin në Preshevë.
Ka qenë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ndarjen e fondit në vlerë prej 100 mijë eurosh për maternitetin e Luginës së Preshevës.

 

—————————————————————–

Qeveria e Kosovës ka organizuar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, por shumë analistë, politikanë këtë mbledhje si dhe ndarjen e 100 mijë euro për Luginën e Preshevës e kanë cilësur më shumë si mashtrim të qytetarëve. Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj thotë se efektet e ndihmës për Luginën do të shihen brenda disa vitesh.

Ministri i Jashtëm Kosovar Enver Hoxhaj ka folur sot edhe për një Fond për Luginën e Preshevës, për të cilin janë marrë vesh me Shqipërinë,.Ai ka thënë se efektet e këtij fondi do të vërehen tek pas disa vitesh.“Jam shumë i sigurt se brenda disa vitesh do të shihen efektet konkrete të këtij Fondi”, ka thënë Hoxhaj.Serbia është duke e ndjekur një politikë pothuajse si në kohën e Milloshevicit. Përmes themelimit të këtij fondi ne synojmë të financojmë projekte me karakter humanitar, me karakter zhvillimor”, ka shtuar ai. Megjithë këtë, Adem Demaçi i ka arsyetuar Edi Ramën e Hashim Thaçin, duke thënë se ndarja e 100 mijë euro për Luginën e Preshevës është bërë për aq sa kanë mundësi Kosova dhe Shqipëria. Analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja ka vlerësuar se mbledhja e dy Qeverive ishte bërë për t’i mashtruar qytetarët.

——————————————————

Këshilli komunal ndan mjete për  informimin privat në Preshevë e Bujanoc

Këshilli komunal në mbledhjen e parë për vitin 2014 ka shqyrtuar realizimin e Planit investiv për vitin 2013,sipas kryetarit Mustafa në komunën e Preshevës  janë realizuar 320 milion dinarë për projekte  në infrastrukturë, nga buxheti i komunës  janë  ndarë 157 milion dinarë, ndërsa 163 milion dinarë janë ndarë nga transferat e siguruara përmes donatorëve.

Në mbledhjen e parë për vitin 2014 anëtarët e këshillit komunal kanë për këtë pikë të  parë të rendit të ditës  të gjithë anëtarëve të këshillit komunal  në mënyrë të detajuar i është dhënë informacioni   për çdo projekt  të zbatuar në territorin e komunës së Preshevës. Kryetari i  komunës Ragmi Mustafa  theksoi  se në komunën e Preshevës janë realizuar 320 milion dinarë në projekte   në infrastrukturë,qoftë nga buxheti i komunës dhe donacionet. Por me rëndësi të veçantë sipas tij   është se nga buxheti i komunës  janë 157 milion dinarë,ndërsa 163 milion dinarë janë nga transferat e siguruara përmes donatorëve.Ndërkaq pika tjetër ishte diskutimi rreth planit investiv për vitin 2014 për komunën e Preshevës,pikë kjo e cila nuk u miratua nga anëtarët e këshillit komunal.Gjithashtu  në mbledhjen e sotme është shqyrtuar dhe miratuar  vendimi mbi  shpërndarjen e mjeteve   prej 1 milion dinarë  për organizatat joqeveritare në komunën e Preshevës  dhe shpërndarjen e mjeteve  për informimin privat  në komunën e Preshevës dhe Bujanocit. Po ashtu në mbledhjen e këshillit komunal janë prezantuar një mori kërkesash të paraqitura nga qytetarë të ndryshëm. Ndërsa pikat e rendit të ditës do të adresohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Komunal.

———————————————————–

Klubi I Bjeshkatarëve Ostrovica në Preshevë do të realizojë aktivitete të ndryshme në terren me bjeshkatar. Edhe këtë vit kalendarik do rë realizohen aktivitete të ndryshme me karakter mbarëkombëtar, ka theksuar kryetari I këtij klubi Bajram Sadriu.

Edhe këtë vit Klubi I Bjeshkatarëve Ostrovica nga Presheva në kuadër të planprogramit  për vitin 2014 do të realizojë aktivitet të ndryshme në terren. Në periudhën vijuese do të realizohen aktiviteti që ka të bëjë me ndërtimin e objektit në Caravajkë si dhe shumë manifestimi me karakter mbarëkombëtare, këtë e ka deklaruar kryetari I bjeshkatarëve Bajram Sadiru në programin e paradites.Janë gjithsej 120 mijë dinarë që ky klub financohet për tërë vitin, 60 mijë dinarë ndanë  pushteti lokal dhe pjesën tjetër me 60 mijë dinarë organizata për Kulturë Fizike në Preshevë.Zoti Sadriu porositë gjithë rininë shqiptare që të jenë pjesë e aktiviteteve fizike madje ai vec tjerash potencon se në shoqatën e bjeshkatarëve nuk radhiten intelektual në dallim me shoqatat tjera të bjeshkatarëve në vend.Klubi I Bjeshkatarëve Ostrovica  merret edhe me hulumtimin, gjurmimin e kulturës dhe shkencës  në natyrë.  Është një dëm tejet I madh që rinia jonë kohën më të mire e konsumon me pasivitet  nëpër kafene ka shtuar në fund zoti Sadriu.

RTV Presheva

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch