Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 13 korrik 2012

RTP lajmet 13 korrik 2012

Është mbajtur mbledhja e VI e Këshillit Komunal të Preshevës me 6 pika për rend të ditës. Pika më e rëndësishme e seancës ishte Shqyrtimi dhe miratimi k koeficientëve të punëtorëve të Administratës komunale dhe institucioneve të pushtetit lokal.  Në bazë të vendimit të qeverisë së Serbisë të gjitha koeficientet e punëtorëve të administratës komunale dhe institucionet ku financues është komuna do të ndryshohen, atëherë ka bërë që edhe Këshilli Komunal të marrë vendim mbi ndryshimin e tyre.

Me ligjin e ri të qeverisë stimulimi që kanë marrë punëtorët deri më tash nga 30% do të hiqet i tëri, ndërsa këshilli komunal duke parë se dukshëm zbritet rroga atëherë ka ngritur ato deri në maksimumin e lejuar sipas ligjit. Edhe pse ka ndodhur rritja deri në maksimum ata që do të preken më shumë janë punëtorët që kanë të përfunduar shkollën e mesme. Mirpo kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa jep një shpresë për të gjithë dhe thotë se ky vendim medoemos duhet të ndryshojë, duke premtuar se do ti provojë të gjitha mundësitë që rrogat e punëtorëve rriten me neë vendim të ri që do ta nxjerr qeveria e re serbe. Po në këtë mbledhje të Këshillit Komunal, është miratuar edhe dorëheqja e Kryeshefit të Administratës komunal, ndërsa është formuar komisioni për shpalljen e konkursit për kryeshef të administratës. Në seancë u shqyrtua dhe u miratua edhe programi për shënimin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë. Mustafa i informoi anëtarët e këshillit komunal se sot është kryer transferi i mjeteve për ndarjen e mështjerrave për blegtorët e komunës së Preshevës. Në seancë u shqyrtua dhe u miratua edhe propozim ndryshimi I vendimit mbi emërimin e anëtarëve të shtabit për situate të jashtëzakonshme.

———————-

Moska në bashkëpunim me Beogradin kanë vjedhur dhe kopjuar planin e vjetër amerikan për ndërtimin e kanalit ujor në Luginën e Preshevës për të lidhur Serbinë përmes rrugës ujore me portin e Selanikut.Kjo projekt viteve të fundit është lansuar nga politikanët serb, ndërsa presidenti i sapozgjedhur Tomislav Nikolic ka qenë një nga proklamuesit më të zëshëm. Nikolic kishte propaganduar se do të sigurojë nga Moska mbi 100 miliardë euro për realizimin dhe konstruktimin e kësaj rruge ujore për lidhjen e Serbisë me detin Egje, raporton Ina.Dokumentet historike që janë zbuluar në arkivat amerikane dëshmojnë se Kanali ujor Danub – Deti Egje, përmes Luginës së Preshevës, duke trasuar rrugën ujore përmes lumenjve Moravë dhe Vardar në Maqedoni, është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909.

Projekti për herë të parë është shpallur nga konsulli amerikan në Konstantinopojë, i cili kishte shkruar për idenë dhe kishte raportuar nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi, ku kishte udhëtuar për vizitë zyrtare. Tërë projekti ishte ideuar dhe projektuar Association of Civil Enginners of New Jersey me 1920.

Qeveria serbe dhe ajo ruse mbi një shekull kishin tentuar të humbin orgjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve si propozim të tyre.

 

…………….

Në Prishtinë po mbahet takimi i tretë plenar i dialogut për procesin e stabilizim asociimit. Pjesëmarrësit në takim vlerësuan punën e arritur deri më tani, në përmbushjen e detyrimeve për procesin e stabilizim asociimit, por edhe kërkuan përkushtim të shtuar në sundimin e ligjit, integrimin e minoriteteve dhe reformat në administratë e reformë zgjedhore. Në takimin e tretë të dialogut për stabizilim asociim është diskutuar për perspektivën evropiane, demokracinë dhe sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, mbrojtja e minoriteteve si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve ekomomike. Kryeministri i Kosovës, Hasim Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe të arriturat në përmbushjen e agjendës evropiane. Kreu i ekzekutivit përmendi edhe njëherë përkushtimin e qeverisë në integrimin e vendit në BE.

————————————

Në Prishtinë po mbahet takimi i tretë plenar i dialogut për procesin e stabilizim asociimit. Pjesëmarrësit në takim vlerësuan punën e arritur deri më tani, në përmbushjen e detyrimeve për procesin e stabilizim asociimit, por edhe kërkuan përkushtim të shtuar në sundimin e ligjit, integrimin e minoriteteve dhe reformat në administratë e reformë zgjedhore.. Në takimin e tretë të dialogut për stabizilim asociim është diskutuar për perspektivën evropiane, demokracinë dhe sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, mbrojtja e minoriteteve si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve ekomomike.  Kryeministri i Kosovës, Hasim Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe të arriturat në përmbushjen e agjendës evropiane. Kreu i ekzekutivit përmendi edhe njëherë përkushtimin e qeverisë në integrimin e vendit në BE.

RTV Presheva

One Response

  1. luginaa thotë:

    E knova haberet e dates 13 korrik dhe premtimet e kritarit te Presheves per pllatat e puntorve, dmek pa gajle se na ma vone i rrisim. Jo mor kritar qish po ngon luginaa, po ankohen se ke bo premtime edhe ma heret per shfritzusit te buxhetit, po nuk i rrite. Ne kuvend koke çue edhe ke thon per krejt rrogat rritret. Komuna ka marre disa here me rritje, ne 2011, ne 2012, po kta hallxhinj tjere jashte komune jo, nuk i ke bo mall.Edhe ata po ankohen, po juve te komunes qwe po marrni me rritje, mos i keni mbjelle3, mos i keni prashite ato pare, sa here doni marrni, ktire jashte komunes me ket i kan rrogat.
    Kritar mbaje premtimin, mos i ha fjalet e tua.
    Me shnet luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch