Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 13 Nëntor 2013

RTP lajmet 13 Nëntor 2013

Pas pesë viteve përfundoi gjykimi në Beograd

 

Gjykata e Qarkut në Beograd, Gjykata e Shkallës së dytë (Gjykata e Apelit), Prokuroria Serbe për Krime Lufte, sot pas 5 viteve (pa 43 ditë) definitivisht e ka përfunduar procesin e gjykimit të stërgjatë kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të akuzuar se kanë bërë krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, krime që sipas tyre janë kryer në Gjuan e rrethinë, në periudhën kohore mesi i Qershorit-mesi i Tetorit të vitit 1999. Ky proces duhej të përfundonte në datën 17. 9. 2013, por në mungesë të kinse aftësisë shëndetësore të dëshmitares së mbrojtur të nacionalitetit Rom C2, u shty për ditën e sotme, e që e njëjta as sot nuk u paraqit të dëshmojë. Por, megjithatë Gjykata u detyrua ta përfundojë procesin, me atë që fjalën përfundimtare e thanë edhe Prokuroria edhe  pala mbrojtëse, e cila në mbështetje të 267 dokumenteve-dëshmi kërkoi lirimin e të akuzuarve pa asnjë kusht. Gjykata e Apelit pritet që vendimin e saj ta marrë Brenda dy-tri javësh, gjithsesi para vitit të ri, Orhan Rexhepi- LKSH.

 

 

Vazhdojnë tentativat për kthimin e librave- argumentohet se librat ishin donacion nga Kosova

 

Drejtoria e shkollës  fillore zenel Ajdini në Raincë  me anë të një shkrese iu është drejtuar  Ministrisë së   Punëve të Brendshme duke kërkuar kthimin e librave të konfiskuara.

Tentativat për kthimin e librave po vazhdon  me kërkesa të ndryshme nga ana   e drejtorisë së Shkollës Fillore në Raincë.  Shukri Ymeri drejtor në këtë institucion arsimor gjatë ditës së djeshme dorëzoi kërkesën në stacionin policor në Preshevës adresuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për kthimin e librave. Ai njëkohësisht argumenton edhe dokumentin e librave të dhuruar. Për gjitha taksat eventuale obligimin e ka marrë komuna ka thënë zoti Ymeri.

 

SHF “Abdulla Krashnica” vlerësohet me notën më të lartë nga të gjitha shkollat në Jabllanicë e Pçinjë

 

 

Në mbledhjen e aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në nivelin rajonal, të pranishmit ndër të tjera u informua se me rastin e fillimit të vlerësimit ekstern të punës shkollore në Qarkun e Pcinjës dhe Jabllanicë nota më e lartë vlerësuese për punë i takon shkollës fillore ,,Abdullah Krashnica ,, në Miratoc. Sipas drejtorit të shkollës, Gafurr Hyseni ky rezultat dhe këto suksese gjithsesi janë arritje të përbashkëta të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, dhe faktorëve tjerë relevant që kanë ndikim direkt apo indirekt në procesin edukativo-arsimor.

 

 

 

Tre çmimet e fituara kanë sjellë  Teatrin Dodona në Preshevë

 

Tre çmimet e fituara  në festivalin ditët e komedisë Shqiptare Presheva 2013, kanë sjellë trupën teatrale të teatrit  Dodona në Preshevë. Çmimet  regjia më e mirë, aktori dhe aktorja më e mirë u janë ndarë sot nga organizatorët e këtij festivali.

 

Trupa teatrale e Teatrit Dodona sot ka qëndruar  në Preshevë. Këtë herë ata kishin ardhur për ti marrë tre çmimet e fituara në Festivalin Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013.

Komedia Ku…çka me regji të Elmaze Nurës është vlerësuar me tre çmime në  natën finale të këtij festivali. Por në mungesë të Teatrit Dodona Këto çmime si regjia më e mirë,aktori dhe aktorja më e mirë u janë dhënë aktorëve dhe regjisores së kësaj shfaqje.

Florentina Ademi e cila u shpërblye me çmimin si aktorja më e mirë e këtij evenimenti kulturor  ndjehet e kënaqur  që do të mbaj si kujtim nga Festivali Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013.

Pas 18 viteve aktori Mentor Zymberi  merr çmimin si aktori më i mirë në festivalin e komedisë, për të është kënaqësi e madhe pasi ky çmim i takoi në Preshevë.Regjisorja Elmaze Nura tha për Radio televizionin Presheva tha se publiku preshevar ka qenë shpërblimi më i madh për këtë shfaqje,pasi është pritur mjaft mirë nga të gjithë.

Për  regjisoren tre çmimet e fituara e kanë bërë  edhe më të rëndësishëm pjesëmarrjen në këtë festival.

Sipas Drejtorit  të  SH.K Abdulla Krashnica Naser Nuredini  kjo është vazhdimësia e punës që duhet të bërë  në këtë institucion.

Këtë vit në Festivalin Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013 morën  pjesë 5 teatro nga  trojet shqiptare si Teatri i qytetit të Mitrovicës, Teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona”, Teatri i Tetovës, Teatri i qytetit në Gjilan dhe Teatri “Metropol” nga Tirana.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch