Home » Lajme » RTP lajmet 13 shkurt 2012

RTP lajmet 13 shkurt 2012

Shtabi i Krizës për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës e ka mbajtur mbledhjen e rregullt që nga shpallja e situatës së jashtëzakonshme e krijuar ditë më parë respektivisht nga moti i ligë që ka kapluar vendin dhe rajonin me reshje e borës me intensitet të shtuar prej mesnatës. Të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin komandanti I shtabit për situata të jashtëzakonshme Ragmi Mustafa njëherit kryetari komunë së Preshevës, së bashku me gjithë anëtarët e tjerë. Vlen të theksohet se në dallim me mbledhjet e mëparshme sot kanë qenë të ftuar kryetarët e të gjitha bashkësive lokale të komunës sonë me çrast si pikë e parë e rendit të ditës ishte situata e krijuar pas reshjeve të borës gjatë natës së mbrëmshme si dhe intervenimet që mund të bëhen edhe nga ana e kryetarëve të bashkësive lokale në raste konkrete. Me këtë rast kryeshefi I Fondit komunal për Infrastrukutrë, Burhan Emërllahu njëherit anëtar I shtabit ditën e sotme e paraqiti me gjendje të përkeqësuar dhe alarmante nga kushtet klimatike që po mbretërojnë ndërkaq sipas tij për pastrimin e borës nëpër rrugët parësore po përkujdesen tri kompani gjithsej 8 automjete përkatëse Arso Kom, Moravica dhe Saba Bellça. Po ashtu ai potencon se situatë e përkeqësuar dhe alarmante mbretëron në Malësi t Preshevës ku deri në orët e mesditës ka qenë e bllokuar tërësisht ajo zonë u shprehet kështu zoti Emërllahu. Raport për gjendjen momentale dha edhe drejtori I Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë, Naser Sadiku rreth problematikës së furnizimit me ujë të pijshëm që paraqitet si dhe grumbullimi I mbetruinave që nuk mund të bëhet për shkak të motit. Si problem kyç rrethë ujit të pijshëm është paraqitur bashkësia lokale e Rahovicës që iu është ngrirë rezervuari. Pas gjithë kësaj drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Bujar Zylfiu ka mobilizuar dy ekipe shtesë për në terren ndërkaq ai potencon se të gjitha stacionaret shëndetësore janë të furnizuara me barëra adekuate. Ndërkaq sipas kryeshefit të Stacionit të Policisë në Preshevë Avdi Bajrami situatat e sigurisë ka qenë stabile sa I përket rendit dhe qetësisë madje problem ka qenë destinacioni Preshevë Depce nga vështirësimi I rrugës. Edhe kryeshefi I Mbrojtes Civile zyra në Preshevë Fejzulla Fazliu kërkon nga gjithë anëtarët prezent që me një përgjegjësi të madhe të tejkalojmë së bashku këtë situatë. Drejtori I Drejtoratit për inspekcion Fadil Azizi paraqiti informatat rreth kësaj situata ndërkaq drejtori I Ndërmarrjes Publike Informative Presheva Reshat Neziri njëherit anëtar I shtabi deklaroi se të gjitha ekipet nga televizioni kanë përcjell aktivitetet e zhvilluara rreth situatës në terren.
———————
Komandanti I shtabit, Ragmi Mustafa ka paraqitur rrëshqitjet e dheut që mund të bëhen në një lokacion në drejtim të rrugës për në Gjilan me çrast ka kërkuar nga policët komunal dhe të inspekcionit të verifikojnë rastet në fjalë për izolimin e banorëve në këtë pjesë. Komandanti I shtabit paraqiti edhe problemin që një pjesë e konsiderueshme e fshatrave ndër hekurudhë nuk janë të furnizuar me rrymë elektrike. Kërkesë tjetër ishte edhe furnizimi me medikamente dhe gjëra ushqimore të siguruara nga fondet republikane për banorët më të rrezikuar nga ky mot. Pas gjithë këto diskutimesh komandanti I shtabit nxori një numër konstatimesh nga paraqitja e problemeve nga ana e anëtarëve të shtabit për situata të jashtëzakonshme në vend. Përndryshe disa nga kryetarët e bashkësive lokale paraqitën kërkesat apo propozimet e tyre ndërkaq pronarëve të lokaleve apo të shtëpive nëpër rrugët kryesore të qytetit u bënë thirrje që mos ta hedhin borën në rrugë gjatë pastrimit sepse në anën tjetër shkakton probleme në qarkullimit të lirë të automjeteve. Pas gjithë këto diskutimesh komandanti I shtabit nxori një numër konstatimesh nga paraqitja e problemeve nga ana e anëtarëve të shtabit për situata të jashtëzakonshme në vend.
———————-
Reshjeve intensive të borës gjatë natës së mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme kanë bllokuar shumë akse të rrugëve lokale në komunën të Preshevës. Në vendet e ulëta bora arrin deri në 50cm, kurse në malësinë edhe më shumë se 1 metër. Ekipet e shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme gjatë tërë ditës kanë vëzhguar rrugët , duke intervenuar në ato rrugë më kryesore. Megjithatë të reshurat e borës që nuk kanë pushuar prapë e kanë vështirësuar qarkullimin. Mëngjesi qytetarët tanë i ka gjetur të mbuluar nga bora edhe para shtëpive të tyre. E disa as që kanë mundur të nxjerrin automjetet e tyre. Edhe magjistralja Preshevë – Gjilan , e cila kalon nëpër mes qytetit ka qenë e vështirë për kalim , pasi akulli ka ndikuar që shumë automjete të ngecin në rrugë , dhe është dashtë ndihma e kalimtarëve që ato të nisen. Pastrimi i rrugëve është bërë në drejtim të fshatrave të mbuluar nga dëbora dhe deri në mesditë të gjitha rrugët janë hapur për qarkullim. Mirëpo malësia sot ka mbet e izoluar dhe ndërhyrja do të bëhet që nesër në mëngjes thotë anëtari shtabit komunal dhe kryeshef i fondit për punë komunale Burhan Emërllahu. Mirëpo sipas kryeshefit Emërllahu edhe magjistralja Preshevë – Gjilan sot ka qenë e bllokuar tërësisht dhe ndërmarrja e rrugëve nga Vranja PZP as që është paraqitur për pastrim e kësaj rruge që është në kompetencë republikane. Si pasojë shumë kamionë kanë mbetur të ngujuar në borë dhe është dashtë ndërhyrja e kamionëve të pastrimit të komunës sonë që kjo rrugë të bëhet e kalueshme. Ndërkaq shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ka bërë apel banorëve për bashkëpunim. Ata njiherit kanë kërkuar angazhim dhe solidaritet për përballimin e kësaj situate në mënyrë që të angazhohen për të pastruar çatitë e shtëpive nga sasia e madhe e borës, pasi mund të jetë rrezik për vetë banorët.E disa banorë të paktën gjatë ditës së sotme kanë filluar të pastrojnë borën para shtëpive të tyre. Megjithatë makineria me të cilën posedon komuna jonë nuk kanë kapacitete që rrugët brenda një kohë të shkurtër të pastrohen, dhe me këtë rast shtabi komunal i njofton qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë. Por kryeshefi Burhan Emërllahu thotë se ekipet e pastrimit do të vëzhgohen në çdo moment që edhe ato ta kryejnë detyrën e tyre si duhet dhe të intervenojnë aty ku vërtetë kërkohet nevoja e qytetarëve. Mirëpo sot kishte të atillë që kishin dhez eturat e tyre vetëm për të pirë makiato.

Ndërkaq edhe në të gjitha rrugët e Rrethit të Pcinjit komunikacioni ka qenë i bllokuar për shkak të borës. Në komunat e Trgovishtës,Cë rna Travës dhe Vladicin Hanit shumica e rrugëve magjistrale dhe regjionale plotësisht janë të pakalueshme për shkak të borës së madhe. Zëdhënësi i ndërmarrjes së Vranjës për rrugë Branimir Stankoviq tha për agjencinë Beta se trafiku është vështirësuar në të gjitha rrugët e Rrethit të Pcinjit, ndërsa është gjendja kritike në Tërgovishtë ,Crna Travë,Vlladicin Han, ku shumica e rrugëve magjistrale dhe regjionale plotësisht janë të pakalueshme.

Edhe sot në vende të rajonit ka pasur viktima në njerëz.
——————
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka pritur sot në një takim përfaqësues të Odës Ekonomike të Serbisë, dhe atyre të Trupit Koordinues. Takimi ishte i rëndësisë së veçantë pasi që Trupi Koordinues për herë të parë drejtë përdrejt ndihmon në ekonominë e Luginës së Preshevës, ku do të investohen 60 milion dinarë në subvencionimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Nënkryetarja e Odës Ekonomike të Serbisë Vidosava Xhagiq, dhe drejtoresha e Trupit Koordinues Danijella Nenadiq, me kryetarin e komunës së Preshevës kanë biseduar për listën e subjekteve ekonomike që kanë funksionuar në 3 vitet e fundit. Qëllimi i gjithë këtij projekti është që ndërmarrjet që subvencionohen të punësojnë punëtorë, dhe në këtë mënyrë të ulet sado pak numri i papunësisë. Nga ana tjetër drejtoresha e Trupit Koordinues, thotë se përmes këtyre 60 milionëve do të ndihmohen ndërmarrjet që kanë plane dhe ide për të punësuar persona tjerë, kurse ndihma do të jetë e pakthyeshme. Ndërsa Oda Ekonomike e Serbisë, në gjithë këtë proces do të jetë partneri kyç. Deri më tash Trupi Koordinues, asnjëherë nuk ka investuar në ekonominë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndërsa kjo është hera e parë që bënë një gjë të tillë, duke pasur parasysh numrin jashtëzakonisht të madh të papunëve. Kjo bëhet edhe pas shumë kërkesave të pushteteve lokale e sidomos asaj të Preshevës, që qeveria serbe, në mënyra të ndryshme të ndihmojë edhe ekonominë.
——————-
Drejtuesit e policisë serbe kanë vizituar pozicionet e xhandarmërisë në zonën toksore të sigurisë në Bujanoc. Drejtori i policisë Milorad Veljoviq, komandanti i Xhandarmërisë Bratislav Dikiq dhe drejtues të lartë të policisë kanë vizituar pozicionet e xhandarmërisë që janë të vendosur në zonën toksore të sigurisë me Kosovën. Me ndihmën e teknologjisë së posedon xhandarmëria, linja administrative është e siguruar, andaj edhe xhandarët shpesh hasin në kontrabanda, lëvizje ilegale edhe në natën më të errët” ka thënë Dikiq.
—————-
Në Serbi vlerësohet se rreth 100.000 punëtorë kanë mbetur pa i vërtetuar librezat shëndetsore, dhe qeveria ka vendosur që të gjithë këta punëtorë do të mund ti vërtetojnë për të kryer shërbimet shëndetsore.”Punëtorët do të mund ti vërtetojnë librezat shëndetsore për gjashtë muajt e ardhshëm” ka thënë ministri për punë dhe politikë sociale, Rasim Lajiq
Humbja e vlerës së euros dhe rritja e valutës euro kryesisht sjell shtrenjtime. Tregtarët paralajmërojnë ngritje të çmimeve para së gjithash të mallrave që importohen, teknikë, garderobë. Nuk ka dilemë se nëse dinari mbetet në këtë nivel apo edhe mëtej vazhdon të humb vlerë që të mos shtrenjtohen edhe artikujt. Kjo rritje e çmimeve do të jetë aq sa edhe dinari humb vlerëm. Tregtarët thonë se nëse euro vazhdon të forcohet edhe ditët në vijim, atëherë ata do të jenë të detyruar ti kalkulojnë çmimet e artikujve që i shesin. Nga ana tjetër, ekonomistët vlersojnë se ndryshimi i çmimeve do të bëhet në vartësi se a bëhet fjalë për rënie të dinarit me një afat të gjatë apo të shkurtë, e kjo do të dihet pas 10 ose 15 ditësh, mirëpo Banka qendrore ka intervenuar dhe pritet një stabilizim të kursit.
——————
Kryeshefi i drejtoratit për ekonomi, financa dhe ndërmarrësim privat, Fatmir Azizi informon shfrytëzuesit e stipendionit se mjetet e tyre për muajin janar mund ti marrin në xhirollogaritë përkatëse. Stipendioni i rregullt për nxënësit e shkollave të mesme dedikohet nga Trupi Koordinues, ndërsa mjetet shpërndahen nga drejtorati për ekonomi, financa dhe ndërmarrësim privat.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch