Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 13 Shkurt 2013

RTP lajmet 13 Shkurt 2013

Këshilli komunal në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e punës dhe atyre financiarë për vitin 2012 dhe programet e punës dhe atyre financiar për vitin 2013 të Shtëpisë së Kluturës Abdulla Krashnica” ,Bibliotekes Mehmet Jusufi, NIP Presheva dhe Qendrës për Punë Sociale. Anëtarët e Këshillit Komunalë unanimishtë kanë votuar pikat e rendit të ditës, ndërsa është pranuar në të gjitha fushat raporti punës i Rtv Presheva i cili ka qenë i realizuar në përpikmëri gjatë vitit 2012, ashtu siç ka qenë e paraparë. Ndërsa drejtori i Rtv Presheva ka paraqitur edhe programin e punës për vitin 2013 para anëtarëve të Këshillit Komunal, ku në skemën programore janë paraparë shumë ndryshme dhe realizime të emisioneve të shumta. Pikat e miratuara në mbledhjen e këshillit komunal do të adresohen për në seancën e radhës për shqyrtim dhe miratim.
——————
Varrezat shqiptare në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit të cilat u dëmtuan më 3 shkurt nga persona ende të panjohur edhe për organet e hetuesisë, vazhdojnë të jenë në të njëjtën gjendje. Familjarët thonë se askush deri më tash nuk ka shprehë interesin për meremetimin e tyre. Nga ana tjetër autoritetet komunale të Bujanocit kanë caktuar komisionin i cili do të vlerësoj dëmin e shkaktuar. Për dallim nga Qeveria e Serbisë që nuk interesohet për të ndihmuar familjarët e dëmtuara shqiptare, ajo e Kosovës ka ndarë 97 mijë euro për meremetimin e varrezave të dëmtuara serbe në Kosovë, pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës.

—————

Kryetari i komunëS së Preshevës Ragmi Mustafa i ka kërkuar përsëri organeve qeveritare kthimin e lapidarit në sheshin e dëshmorëve.
Ai këtë ia përcolli edhe kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviç gjatë vizitës së tij në Preshevë. Kryetari Mustafa po ashtu ka thënë se në bisedimet me qeveritarët serb dhe ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar , spektri politik shqiptarë do të kërkojë zbatimin e kërkesave të shqiptarëve. Ndërkaq pas ankesave të pushtetit lokal për shtrembërimin e emrave dhe dokumentacioneve të përpiluara me shkrimin cirilik , trupi koordinues është zotuar se do ta zgjidhë këtë problematik. Në takimin e sotëm u tha se tash e tutje të gjitha dokumentet do të shkruhen me shkrimin latin. Në takim e sotëm është diskutuar edhe për zhvillimin e ekonomik dhe planin investiv për vitin 2013. Në anën tjetër kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç duke folur për investimet ka thënë se Faza e dytë e maternitetit do të nisë shumë shpejt pasi qeveria tashmë ka ndarë 30 milion dinarë. Megjithatë për finalizimin e këtij projekti qeverisë do ti duhet edhe po qa të holla. Pas këtij takimi Stankoviç ka udhëtuar drejt fshatit Miratoc ku është njoftuar me punën dhe mundësit e hapjes së pikës kufitare me fshatin Llojan. E këtu kryetari i kuvendit Ramiz Latifi i ka kërkuar kreut të Trupit Koordinues Stankoviç, hapjen sa më të shpejt të këtij vendkalimi pasi shqiptarët për të shkuar tek familjarët e tyre janë të detyruar të sillen rreth e rrotull. Megjithatë kryetari i TK nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të hapet kjo vijë administrative .
———————
Këshilltari Politik i ambasadorit të SHBA-vë në Beograd Paul Jukic, ka qëndruar në Bujanoc, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Në takim sipas Arifit u bisedua për situatën në të gjitha fushat në Luginën e Preshevës pas largimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë. Arifi ka shprehur besimin e tij për ndihmesë tek faktori ndërkombëtarë për daljen nga situata e krijuar në vend dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

——————-

Në Maqedoni po debatohet lidhur me një libër grek të titulluar “Aleanca e Poshtër” e autorit Tahis Mihas, i cili hedh dritë mbi planet greko – serbe për ndarjen e Maqedonisë, transmeton INA. Kjo temë ka nxitur debate dhe analiza edhe tek qarqet analitike dhe politike maqedonase, të cilët kanë komentuar librin dhe kanë vënë në shënjestër edhe planin e ndarjes në të cilin do të ishte përfshirë edhe Shqipëria. Në vitin 1992, në Athinë me nismë të kryeministrit të asaj kohe, Konstantin Micotakis ishin zhvilluar tri takime për ndarjen e Maqedonisë. Në takimin e parë, presidenti i Rumanisë kishte refuzuar propozimin e kryeministrit grek, ndërsa përfaqësuesit e Bullgarisë dhe ish-Jugosllavisë, kjo e fundit që udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi, kishin shprehur qëndrime të përmbajtura. Në këto takime nuk ishte ftuar Shqipëria. Në takimin e dytë, kësaj radhe pa Rumaninë, presidenti bullgar Zhelju Zhelev ishte shprehur i përmbajtur, ndërsa Sllobodan Millosheviq kishte kërkuar se duhet të pritet edhe pak kohë për shkak të angazhimeve të tij në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë. Ka pasur edhe takim të tretë, vetëm mes Micotakis dhe Millosheviqit, ku nuk ka pasur marrëveshje ashtu siç thuhet siç kishte dashur Micotakis. Vetëm pas përfundimit të këtyre tre takimeve, Shkupi zyrtar ishte njoftuar mbi zhvillimin dhe përmbajtjen e tyre. Plani për agresionin ushtarak grek ndaj Maqedonisë ishte vërtetuar edhe nga zyrtari grek i shërbimit sekret Glikaris.“Jo rastësisht edhe sot, Aleanca Greko – Bullgare dhe pjesërish edhe me Rumaninë, përsërit planin, por tani duke bllokuar proceset evrointegruese të Maqedonisë për në BE. Kësaj radhe kjo shkon në mënyrë më të sofistikuar, për dallim nga plani i vjetër i agresionit. Edhe pas 20 viteve, politika strategjike greke është e udhëhequr nga përcaktimet e njëjta të definuara nga Micotakis dhe bashkëpunëtori i tij Samaras, i cili është kryeministër aktual i Greqisë”, shkruan gazetari maqedonas, Aleksandar Damovski. Plani greko – serb ishte i qartë që të përkufizohej ndarja e Maqedonisë dhe vendosja e kufirit midis Greqisë dhe Serbisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch