Home » Lajme » RTP lajmet 14 dhjetorë 2011

RTP lajmet 14 dhjetorë 2011

Në sallën e Konferencave është mbajtur mbledhje e rregullt me anëtarët e Këshillit Komunal. Në rend të ditës ishte propozuar Shqyrtimi I Vendimit mbi planin detal të zonës industriale “Çukarkë”. Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa kjo pikë ishte shumë e rëndësishme për Komunën e Preshevës, në lokacionin e Bashkësisë Lokale Çukarkë, pasi që në këtë drejtim do të ketë lokacion shumë të qëndrueshëm për një zhvillim më të mirë ekonomik në territorin e Komunës së Preshevës. Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa,Kjo nuk do te jete mbledhja e fundit për këtë vit, do të ketë dhe mbledhje të tjera dhe pika të rendit të ditës deri më datën 31 dhjetor, por megjithate kjo do të varet sipas kërkesave dhe rrjedhës së lëndëve në administratën komunale, pasi që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 15 ditë.
———————
Çështja e diplomave, edhe pse ishte shume problematike, ka qenë në kuadër të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës nga muaji korrik i këtij viti dhe kjo çështja tashmë është punë e kryer. Tash ka mbetur vetëm implementimi i kësaj marrëveshje, nga palët në rajon,..” i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE. Sipas znj. Kocijançiq njohja e diplomave të studentëve nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja të cilët kanë studiuar në universitetet e Kosovës është rezultat i bisedimeve mes znj.Tahiti dhe z.Stafanoviç të filluara në korrik të këtij viti në Bruksel. «Besoj se palët negociuese do te respektojnë marrëveshjen e tyre për njohjen e diplomave dhe tash Brukseli prêt vetëm implementimin e saj. Sipas informacioneve tona që na arrijnë nga terreni njoftojnë se procesi është në
përfundim e sipër, në bashkëpunim me Unionin e Universitete Evropiane. Mbetemi me shpresë se ky implementim i kësaj marrëveshje do te realizohet së shpejti » ka përfundua znj. Kocijançiq për « Presheva Jonë

———————–
Siç shkruan e përditshmja serbe Kurir, Bashkimi Europian, mund të marrë vendim siç thuhet që në situate të jashtëzakonshme, në mënyrë urgjente të rikthej regjimin e vizave për Ballkanin Perëndimorë. Ndërkohë që propozimi shkon në Parlamentin Europian, transmeton preshevanews.net. Ministrat e Punëve të Brendshme të Bashkimit Europian kanë marrë vendim që në situata të jashtëzakonshme, në mënyrë urgjente të rikthejnë regjimin e vizave për Ballkanin Perëndimorë, por një gjë të tillë duhet ta konfirmojë Parlamenti Europian. Një gjë e tillë do të vinte në shprehje nëse do të paraqitet rritje radikale e kërkesave për azil nga të ashtuquajturit “azilant të rrejshëm”, nëse rritet numri i atyre që tejkalojnë afatin e lejuar të qëndrimit në UE pa viza, qoftë ata student, biznesmenë, turistë, etj. Deri më tani problem në vete kanë paraqitur “azilantët e rrejshëm” të cilët kanë kërkuar
strehë në Gjermani, Suedi, Belgjik dhe Luksemburg etj. Vërejtjet më të mëdha kohëve të fundit iu janë paraqitur më së shumti qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, për tejkalimin e afateve ligjore të qëndrimit në BE, dhe kështu qëndrimi I tyre në Zonën Shengen, shndërrohet në qëndrim ilegal. Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, vizat iu janë hequr në dhjetor të vitit 2009. Përderisa, Bosnjës dhe Shqipërisë vizat iu janë hequr në dhjetor të 2010
——————-
Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se në momentet e fundit të bisedimeve për statusin e kandidatit është kërkuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Tadiq për gazetarë ka thënë se kjo kërkesë është shtruar në momentet e fundit të bisedimeve. “Ne nuk kemi pranuar një kërkesë të tillë, po as që do ta pranojmë” ka thënë Tadiq, duke shtuar se bëhet fjalë për një luftë politike duke qenë i bindur se Serbia do ti bind partnerët e saj Evropian se kjo është e pamundur. “Do ta vazhdojmë luftën tonë në një mënyrë të qetë dhe diplomatike, duke i bindur partnerët tanë dhe jam i sigurt se ata në fund do të kuptojnë se pa Serbinë si vend qendror në Ballkan nuk do të ketë Ballkan të qetë dhe stabil, dhe kjo është në interesin e të gjitha vendeve evropiane për të mos paguar çmimin shumë të madh siç ka qenë në vitet 90-ta” ka thënë Tadiq

——————
Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar sot se Serbia as në muajin mars nuk do të bëjë hap të rëndësishëm për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE sepse kush për këtë është njohja e pavarësisë së Kosovës, njofton Blic. “Mos të gënjejmë dhe mos të tregojmë përralla më. Kjo kërkohet”, ka thënë Daçiq. Ai ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se ka tradhtua shpresat e qytetarëve dhe ka vlerësuar se në vitin 2000 nga ta ishte kërkuar vetëm largimi Milosheviqit dhe se atëherë askush nuk e përmendte pavarësinë Kosovës. “Atëherë askush nuk e përmendte pavarësinë Kosovës dhe pas 11 vjetësh ende nuk mund ta marrim statusin e kandidatit. Kë duhet të ndërrojmë dhe kë duhet ta dërgojmë në Hagë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se nuk është e drejtë që pas gjithë asaj që ka bërë Serbia të mos i jepet status i kandidatit. Daçiq ka thënë se kryetari Tadiq ka
mundur të marrë statusin e kandidatit për shtetin që e udhëheq sikur të kishte pranuar që Kosova në forumet rajonale të mos prezantohet në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB – së dhe ka shkuar se Tadiq ka bërë mirë që nuk e ka pranuar këtë
——————
Bokseri preshevar, Sevdail Sherifi edhe pse momentalisht gjendet duke kryer obligimet ushtarake në Zvicër, ka deklaruar për presheva.com se fitoren e 3 dhjetorit ia ka kushtuar të Luginës së Preshevës. Në fitoren e fundit, Sevdaili mposhti hungarezin Mihaly Kratky, me nokaut në raundin e katërt. “Isha pregaditur shumë për këtë meç, besova në fitoren. I faleminderoj të gjithë ata që më pëkrahën që të shenojë këtë fitore shumë të rëndësishme për mua. Përshëndes Luginën e Preshevës dhe këtë fitore ia kushtoj atyre. Shfrytëzoj rastin ti përshëndes të gjithë vizitorët e Presheva.com. Ju dua të gjithëve” ka thënë Sevdaili

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch