Home » Lajme » RTP lajmet 14 janar 2011

RTP lajmet 14 janar 2011

“Rreth orës 14:00 Policia e Kosovës ka filluar intervenimin e dhunshëm ndaj protestuesve në Besianë, të cilët ishin të ulur në tokë. Policia ka sulmuar protestuesit paqësor duke përdorur sprej, gaz lotsjellës dhe topa uji. Gjithashtu, policia ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj protestuesve, duke përdorur shufrat e gomës. Është konfirmuar që katër protestues janë në QKUK. Ata janë: Hysen Kaqiku (1958), Besfort Morina (1988), Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983)”.

Deri më tani, thuhet në komunikatë, janë arrestuar rreth 50 protestues, por Vetëvendosje disponon vetëm me këta tetë emra: Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj dhe Skender Merturi.

“Në këto momente, protestuesit në Besianë janë riorganizuar dhe po vazhdojnë protestën paqësore. Lëvizja Vetëvendosje iu bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës që t’ia marrim Serbisë pushtetin në Kosovë. Gjithashtu, i bëjmë i thirrje Policisë së Kosovës që të mos zbatojnë urdhrat e padrejta të Qeverisë së Thaçit, por vendimin e drejtë të Kuvendit”.

 

Përkundër ndalesave të shumta nga Policia e Kosovës, mijëra protestues kanë arritur në afërsi të pikave kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë. Policia e Kosovës ka vendosur shumë pika kontrolli me qëllim që të vështirësojë dhe të vonojë protestuesit që t’i bashkohen protestës paqësore, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjithashtu, autoritetet kufitare kanë provuar të ndalojnë ardhjen e mbështetësve të protestës nga Tirana, por ata kanë qëndruar në zonën neutrale për disa orë. Vendosmëria e tyre ka bërë që autoritetet kufitare t’iu lejojnë hyrjen në Kosovë, dhe ata, tani, janë duke udhëtuar për t’iu bashkangjitur protestës”.

Derisa një grup i mbështetësve të protestës nga Maqedonia janë kthyer në pikën kufitare në Glloboqicë, pjesa tjetër e tyre kanë kaluar pikën kufitare në Han të Elezit dhe i janë bashkangjitur protestës te Dheu i Bardhë.

Rreth orës 14:00, sipas Vetëvendosjes, afërsisht 3000 protestues janë mbledhur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë. Ata kanë arritur të bllokojnë njërën korsi të rrugës, për të zbatuar reciprocitetin.

 

Ka filluar e qetë protesta paqësore e Lëvizjes Vetëvendosje në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”. Rrethë 3.000 qytetarë iu kanë përgjigjur ftesës së Vetëvendosjes për tu rrespektuar vendimi i Kuvendit të Kosovës, për masa reciproke me Serbinë.

Kjo protestë ka ardhur pasi që qeveria nuk ka rrespektuar sipas Vetëvendosjes vendimin e Kuvendit. Në krye të protestuesve në Dheun e Bardhë kanë qëndruar organizatorët e protestës.

Gjtaë gjithë protestës krerët e Vetëvendosjes kanë kërkuar që protesta të mbahet sa më e qetë dhe pa as më të voglin incidentë. Atyre herë pas here iu drejtoheshin si Liburn Aliu, ashtu edhe Ismail Kurteshi.

Është kjo vetura e parë në historië të Kosovës që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 që kthehet mbrapa. Atë që nuk e ka bërë qeveria, policia dhe forcat paqëruejtëse ndërkombëtare atë e bëri 13 vite pas luftës dhe tri vite pas pavarsisë Lëvizja Vetëvendosje.

 

Policia e Kosovës, i kishte bërë të gjitha pregaditjet në rast të eskalimit të situatës.Potë ishte ndonjë udhëtarë dhe mos të dinte se sot kishte protesta atëher sigurishtë do të ishte mbjellur ndjenja e frikës tek ai. Në çdo cep të vendkalimit kufitarë kishte persona me uniformë policore sikur të pregaditeshin për ndonjë luftë, e jo protestë.

Ndërsa që mos të ishte gjithçka paqësore, sado pak ndërhyri polica. Ata në një rast penguan ekipin e Rtv Presheva, gjatë xhirimeve tona, mu në ato momente kur situata ishte paksa më e nxehtë, gjatë arritjes së Rexhep Selimit, Glauf Konjufcës, Visar Ymerit, Liburn Aliut dhe Ismajl Kurteshit.

———————————-

I ashtuquajturi sekretar në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën Oliver Ivanoviq ka apeluar te serbët që gjatë protestave të paralajmëruara për sot nga Vetëvendosje të evitojnë kalimin ose qëndrimin në Merdare dhe në Dheun e Bardhë, në mënyrë që, siç ka thënë ai, “të mos i eksponohen rrezikut”, njofton Tanjug. Zyrtari i i Partisë Demokratike të Serbisë ka thënë se protesta e Vetëvendosjes nuk janë aspak më pak të rrezikshme sesa shpallje pavarësisë e vitit 2008.

———————————-

Në mëngjesin e ditës së shtunë ka hyrë në fuqi marrëveshja që kufiri me Maqedoninë të kalohet vetëm me letërnjoftim, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq. “Ky është një tjetër kontribut për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, të cilat në fushën e punëve të brendshme janë në një nivel shumë të lartë” ka thënë Daçiq. Daçiq i ka thënë gazetarëve se me ministreshën e punëve të brendshme të Maqedonisë Gordana Jankulovska është marrë vesh që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi para kampionatit evropian në hendboll i cili mbahet në Serbi. Daçiq ka përkujtuar se një marrëveshje të tillë, i ka ofruar edhe Kroacisë dhe Shqipërisë, që qytetarët e Serbisë të shkojnë në Kroaci dhe Shqipëri vetëm me një letërnjoftim, duke shpresuar se këto shtete të pranojnë siç ka thënë ai “mini shengenin.

————————————-

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit në Bujanoc, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes së Progresit Demokratik, e ka quajtur të domosdoshëm funksionimin e masave të reciprocitetit.  “Mendoj se duhet thënë STOP! Ose duhet krijuar kushtet për t`u bërë një lëvizje e lirë në Ballkan edhe në Europ, qoftë e mallrave edhe e njerëzve. Duhet ekzistuar një paralele dhe tashmë si Serbia ashtu edhe Kosova duhet ta pranojnë realitetin”, ka thënë Musliu.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch