Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 Maj 2013

RTP lajmet 14 Maj 2013

Avokatët mbrojtës optimist për lirimin e 9 shqiptarëve

Ende në ankth qëndrojnë të akuzuarit shqiptarë nga komuna e Preshevës për krime luftë. Pala mbrojtëse sot ka paraqitur argumentet e tyre para gjykatës së apelit në Beograd. Avokati Ilija Radulloviq pas përfundimit të seancës së sotme për RTV Presheva tha pala mbrojtëse do të mundohet që ta rrëzojë dëshminë e dëshmitar Bozhuri 50 nga e cila 98% e aktpadisë përbëhet nga dëshmitë e tij, kurse 2% tjetër është nga dëshmitaret e rreme të C1 dhe C2. Radulloviqi thotë se nëse pak drejtësi ekziston në Serbi, atëherë ajo drejtësi le të triumfojë në vendimin e gjykatës dhe ti shpallë të pafajshëm. Sipas tij pala mbrojtëse ka arritur që ta shpartalloj prokurorinë dhe faktet e tyre të paraqitura në 27 faqe.

Ndërsa avokati Zdravko Krstiq thotë se brenda 1 muaji gjykata do të shpallë vendimin përfundimtarë, kurse edhe ky prêt që gjykata në mungesë të fakteve do ti shpallë të pafajshëm që të gjithë të akuzuarit.

Fjalën e fundit të palës mbrojtëse e kanë përcjellë edhe disa nga familjarët e të dënuarve, por ata nuk janë prononcuar për media në mënyrë që të mos e pengojnë gjykatën në vendimin përfundimtarë ndaj familjarëve të tyre.
——————————-

Në Gurishte shënohet 12 vjetori i rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së
Me rastin e 12 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit,në Gurishte të Rahovicës sot u mbajt manifestim qendrorë kushtuar dëshmorëve të UCPMB-së.Të pranishëm në këtë manifestim përpos familjarëve të dëshmorëve,ishin edhe qytetarë të komunës së Preshevës,invalidë,veteranë të luftës dhe përfaqësues institucional. Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombëtar nga nxënësit e Sh.F Selami Hallaci në Rahovicë dhe me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e rënë për liri.

Më pas u lexua biografia e Dëshmorëve të rënë në luftën e UCPMB-së. “ Ne përulemi me nderimin më të madh para atyre që dhanë më të shtrenjtën , jetën për lirinë e vendit tha kështu kryetari i BL lokale Rahovicë Fadil Azizi.
Një ditë e përkujtimit si kjo u bënë me dije të gjitha institucioneve relevante këtu dhe në botë se shqiptarët ishin në mbështetje të projekteve shumë të mëdha, për çka dhe luftuan dëshmorët e kombit tha para të pranishmëve kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa.

Manifestimin e kanë përshëndetur edhe familjarë të dëshmorëve, ish luftëtarë dhe kryetari i bashkësisë Islame Fikret Limani.

Në pjesën kulturo anëtarët e shoqërisë kulturo artistike Presheva Jehonë u paraqitën me këngë e valle popullore. Gjithashtu u kënduar edhe këngë për dëshmorët e rënë.

———————————————–

GJYKATA E APELIT ENDE NUK VENDOS

Dita e dytë e seancës së Gjykatës së Apelit në Beograd, e vazhduar sot më 14 Maj 2013, ka përfunduar shqyrtimin e Aktgjykimit prej 116 vjetësh, të shpallur pas gjykimit të dytë nga ana Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, kundër 17 djemve Shqiptar të Luginës së Preshevës, si pasojë e ankesës nga ana e palës mbrojtëse. Aktakuza e ngritur qysh në datën 25 Qershor 2009, i ngarkon ata të kenë kryer krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun në Gjilan e rrethinë, në periudhën nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit, pasi që edhe në ditën e dytë ka dëgjuar argumentet e palës mbrojtëse ka përmbyllur këtë seancë me konstatimin se të gjitha parashtresat do t’i marrë parasysh dhe se vendimin e sajë, qoftë ai i verifikimit, i anulimit apo edhe i ripërsëritjes së seancës kryesore do ta shpallë pas një kohe të shkurtër, pa saktësuar datën sipas kalendarit .Gjithnjë, mbetemi me shpresë se pas këtyre dy-tri javëve do të marrim lajmin e pritur prej katër viteve e gjysmë, atë për lirimin e 17, përkatësisht 11 djemve tanë nga Aktakuza, përkatësisht nga Aktgjykimi për krime lufte.
—————————————

OVL e UÇPB-së Akademi përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të dëshmorëve të kombit

Nën interpretimin e Himnit Kombëtar të këngtarit të mirënjohur shqiptar Avni Klinaku filloi edhe Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së të rënë në Zonën Opreative të Preshevës e organizuar nga Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB-së . Me moton “Dëshmorët na duan të bashkuar”, filloi edhe manifestimi kushtuar rënies heroike të dëshmorëve të kombit. Më pas të gjithë të pranishmit me një minutë heshjte nderuan veprat, kontributin e më të shtrenjëtn e tyre që dhanë jetën për këto toka shqiptare. Qindra qytetarët, familjar të dëshmorëve, invalid të luftës, bashkëluftëtar, udhëheqës të pushtetit lokal të Preshevës dhe përfaqësues partive politike,mysafir special nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedoni dhe shumë figura publike ishin për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë në këtë akademi përkujtimore.

Fillimisht fjalën e mori kryetari i OVL-së Ramadan Ismaili i cili në mes tjerash theksoi se kjo ditë është bërë tradicionale që shënohet me manifestime nga OVL e UÇPMB-së.

Më pastaj fjalën e mori edhe përfaqësuesja e OVL-së, e cila paraqiti një historiat të shkurtër të UÇPMB-së, dhe kërkoi nga subjektet politike që të mos harrohet gjaku i dëshmorëve

Gjendja e pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk është përmirësuar fare nga periudha e më hereshme,prandaj jemi këtu për të kujtuar dëshmorët e kombita tha bashkëluftëtari Xhemail Fazliu.

E Afrim Agushi, invalid i luftës tha se nuk është lehtë për të kujtuar sot me pak fjalë atë kohë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe babai i dëshmorit bardhyl Osmani Komandant Delta Bejtulla Osmani.

Më pas gjithë të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa

Në kuadër të kësaj akademia fjalën e mori edhe mysafiri nga Maqedonia rrespektivisht nga fshati Sllupçan për ti përshëndetur të pranishmit.

Ndërsa, SHKA Presheva Jehon , ishte përkujdesur që Akademia kushtuar dëshmorëve të kombit të mos i mungoj programi kulturor me valle dhe këngë shqipe. Vlen të theksohet se organizimi i kësaj Akademie përkujtimore kushtuar dëshmorëve të luftës çlirimtare në Luginë të Preshevës, është bërë nga OVL e mbajtur në sallën emadhe të Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.

—————————————-

Degert- Nuk ka shumë kohë për planin e zbatimit

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, thotë se nuk ka shumë kohë për definimin dhe harmonizimin e një plani të besueshëm për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Serbisë e Kosovës, që është arritur më 19 Prill në Bruksel. “Në këtë moment është vështirë të jepen çfarëdo parashikimesh për finalen e diskutimeve për datën në Këshillin e Evropës, në fund të muajit Qershor, por koha po kalon dhe të dy palët duhet të bëjnë përpjekje maksimale që sa më parë të arrihet kompromisi”, i tha zoti Degert gazetës ‘Veçernje Novosti’. Ai ka përkujtuar se me të gjitha marrëveshjet e mëparshme, që janë arritur në dialog, ka pasur probleme kur zbatoheshin. “Por, gjithmonë janë gjetur zgjidhje, në mënyrë që marrëveshjet të zbatoheshin në praktikë”, tha Degert dhe shtoi se “jam i bindur se kështu do të jetë edhe tash dhe nëse ekipet për zbatimin e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, nuk arrijnë të pajtohen për planin e implementimit, ndoshta do të jetë i nevojshëm arbitrazh shtesë, në nivel më të lartë politik
—————————————————

Nuk ka më mot të ftohtë, na pret vera e nxehtë me temperatura të larta

Meteorologët në parashikmet afatgjata të Institutit Hidrometeorologjik parashohin temperaturat më të larta ditore në korrik dhe gusht ku temperatura gjatë ditës nuk do të zbresë nën 30 gradë celsius. Më i nxehtë se zakonisht do të jetë edhe muaji shtator. Sipas parashikimeve të qendrër klimatike, ky freskim i muajit maj që ka kapluar rajonin do të jetë edhe i fundit me temperatura të ulëta, deri në stinën e vjeshtës. Qendra klimatike parashikon që secili muaj i ardhshëm dotë jetë më i lartë se muaji i vitit të kaluar mesatarisht pvr 0.6 deri 1.4 gradë celsius. Parashikime të ngjajshme japin edhe meteorologët në Europë. Kështu që meteorologët britanez parashikojnë se vera e 2013 do të jetë njëra ndër verat më të nxehta në 150 vitet e fundit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch