Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 Mars 2014

RTP lajmet 14 Mars 2014

RTP logo Preshevë të drejt vote për zgjedhjet parlamentare do të kenë 35,743 qytetarë. Ndërkaq administrata komunale ka bërë të gjitha përgatitjet që të dielën procesi zgjedhor të fillojë në mënyrë të rregullt.

35743 qytetarë nga komuna e Preshevës do të kenë  të drejt vote në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Ndërkaq gjatë ditës së sotme komisionerët kanë marrë materialin zgjedhorë  dhe gjithçka do të jetë gati për ditën e diel. Behlul Selimi zv,kryeshef I administratës komunale në Preshevë I ka thënë RTP se vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe mbyllen ora 20.Në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit do të marrin pjesë 19 lista zgjedhore , ndërsa në Preshevë do të ketë 14 subjektet e politike e grupe qytetare. Në serbi të drejt vote do të kenë 6,767,324 qytetarë , ndërsa do të jenë të hapura 8,262 qendra votimi , 90 në Kosovë dh 35 qendra votimi në 20 shtete të tjera. Zgjedhjet parlamentare do të përcillen nga 735 vëzhgues , ne mesin e tyre 556 vendorë dhe 179 ndërkombëtarë.

————————————-

Nga mesnata në Serbi ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diele. Vendvotimet do të hapen të dielën (më 16 mars) në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 20:00

 

Për zgjedhjet parlamentare të 16 marsit  në Komisionin Republikan Zgjedhor janë paraqitur 19 lista zgjedhore në bazë të kësaj radhitje:

  1.  “E Ardhmja në të cilën besojmë – Aleksandar Vuçiq”,
  2. Koalicionin rreth Partisë Socialiste Serbe – Ivica Daçiq,
  3. Partia Demokratike Serbe – Vojisllav Koshtunica,
  4. Koalicioni rreth Partisë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviqit,
  5. “Koalicioni i hungarezëve të Vojvodinës – Ishtvan Pastor”,
  6. Partia Radikale Serbe – Dr. Vojisllav Sheshel,
  7. Regjionet e Bashkuara të Serbisë – Mllagjan Dinkiq,
  8. “Me Partinë Demokratike për Serbi Demokratike”,
  9. “Dveri” – Boshko Obradoviq,
  10. “SDA Sanxhak”-dr. Sulejman Uglanin,
  11. Koalicioni rreth Partisë së Re Demokratike të Boris Tadiq,
  12. “Serbia e tretë – për të gjithë njerësit e vyeshëm”,
  13. Partia Malazeze – Josip Broz,
  14.  “Lista e bashkësive kombëtare –BDZ-MPSZ-DZH-MRM-MEP-Emir Elfiq,
  15. “Mjaft ishte – Sasha Radulloviq”,
  16. “Koalicioni i qytetarëve i të gjithë popujve dhe kombësive (RDS-SDS)”,
  17. Grupi qytetarë “Fronti i patriotëve – Dr. Borisllav Pelleviq”,
  18. Partia Ruse – Sllobodan Nikolliq si dhe
  19. Partia për Veprim Demokratik – Riza Halimi.

Heshtja zgjedhore do të skadojë pas mbylljes së kutive të votimit në ditën e diel. Deri në atë kohë partitë pjesëmarrëse duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore duke mos publikuar material propagandues në forma të ndryshme, ndërsa këtë heshtje duhet ta rrespektojnë edhe mediat, njofton Titulli.

Vendvotimet do të hapen të dielën (më 16 mars) në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 20:00.

—————————————-

Gazetarja turke Kimet Kara e cila qëndroi disa ditë në qytetin tone për shëndetin e vogëlushes  Tana Sabedini therri një kuban për pranimin e lutjeve për shërimin e saj. Ajo kaloi kilometra të tëra për të kryer betimin e dhënë para Zotit që Tana tani është shëndosh e mire.

Duke pasur parasysh shëndetin e rrezikuar të vogëlushes nga Presheva Tana Sabedini gazetarja turke  tani edhe mikja jonë Kimet Kara  gjatë qëndrimit të saj në komunën tone theri një kurban. Sipas saj,  betimi I dhënë për  therjen e kurban është bërë pikërisht në momentin e operacionit të vogëlushes që kishte qenë I rrezikuar me 50 % për jetë. Dhe tani falë zoti që është shëndoshë e mire ajo I vëri kusht vetës të vizitoj Tanën në vendlindjen e saj dh eta kryej fjalën e dhënë para Zotit. Ndërkaq, Qani Nalbani falënderoi edhe njëherë humanisten Kimet Kara e cila kontribuoi mjaft për të arritur tek shërimi I vogëlushes. Sipas zotit Nalbani Tana së shpejti do ti nënshtrohet edhe operacionit të dytë që do ti bëhet sërish falas.  Babai I Tanës, Burim Sabedini shprehet mjaft I kënaqur që falë kontributit të zotit Qani Nalbanit dhe zonjës Kimet Kara arriti që Tana ti nënshtrohet operacionit falas dhe të jetë pjesë e therjes së Kurbanit kushtuar vajzës së tij. Ky aksion humanitar është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e komunës sonë. Ndërkaq babai I Tanës falënderon në veçanti gjithë ata që e ndihmuan shërimin e vajzës së tij.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch