Home » Lajme » RTP lajmet 14 nëntor 2011

RTP lajmet 14 nëntor 2011

Pas konfirmimit për pranimit të 15 studentëve nga Komuna e Preshevës në mjekësinë e përgjithshme në Tiran dhe pas kërkesës për riaplikim, deri më tani vetëm 11 prej tyre e kanë konfirmuar regjistrimin e semestrit të parë për vitin akademik 2011/2012.
Kjo neglizhencë tregon për jo seriozitetin e studentëve të cilët në fillim me çdo kusht kërkonin regjistrimin e tani kur emrat e tyre figurojnë , deklarimi I tyre mbetet pezull. Emrat e konfirmuar për 15 studentët e Preshevës në mjekësin e përgjithshme ,ministria e arsimit e ka kërkuar edhe nga kryetari Ragmi Mustafa , i cili gjatë ditës së sotme ka nisur kontaktimin me këta studentë. Ndërkaq këta studentët si duket kanë konkurruar në shumë fakultetet dhe tani mos konfirmimi i tyre, do të mund të lë pa regjistruar ndonjë studentë, që është në pritje të regjistrimit në mjekësi të përgjithshme. Por kryetari Mustafa ,tha se në mungesë të këtyre studentëve ministria e arsimit do ti radhisë 4 të tjerë sipas suksesit, pra duke filluar nga nr 16 e tutje.
Këtë vit një numër i madh i studentëve nga Lugina kishin aplikuar në mjekësi të përgjithshme dhe pas takimit të kryetarit Ragmi Mustafa me ministrit e arsimit Myqerem Tafaj, u morë vendim që 30 studentë nga Lugina e Preshevës të pranohen në mjekësi të përgjithshme.
Mirëpo kryetari Mustafa ka apeluar tek të gjithë studentët që kanë aplikuar në 2 apo tre fakultetet të konfirmojnë qëndrimin e tyre se në cilin fakultet do të fillojnë vitin e parë akademik.
————————–

Në bazë të nenit 28 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, në bazë të vendimit të MASHT-it për lejimin e regjistrimit të kandidatëve jashtë Kosovës dhe në bazë të kërkesës së përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, marr këtë : VENDIM
Për pranimin e regjistrimit në vitin e parë të studimeve për studime të rregullta, për vitin akademik 2011/12, për kandidatët si më poshtë:

– Arburim Selajdin Miftari, Arkitekturë
– Kaltrina Arbër Ajdini, Arkitekturë
– Hanife Vesel Veseli, Arkitekturë
– Valdrin Vaxhid Sahiti, Arkitekturë
– Zeqirja Ridvan Shabani, Arkitekturë
– Flamur Milazim Axhiqi, Arkitekturë
– Fatlum Fatmir Sahiti, Arkitekturë
– Arbresha Salihu, Arkitekturë
– Valmire Ruhan Kamberi, Arkitekturë
– Agon Avni Nuhiu, Mjekësi e Përgjithshme
– Leonora Enver Aliu, Mjekësi e Përgjithshme
– Blerona Burhan Shaipi, Mjekësi e Përgjithshme
– Flamure Tasim Memeti, Mjekësi e Përgjithshme
– Arta Ridvan Tahiri, Mjekësi e Përgjithshme
– Arlind Selami Ajdini, Infiermeri
– Vjollca Ali Abazi, Infiermeri
– Samire Mahmut Miftari, Infiermeri
– Qendrim Fadil Halili, Infiermeri
– Ali Baki Ramadani, Stomatologji
– Lum Agim Rrustemi Stomatologji
– Lejla Emrullah Lutfiu, Farmaci
– Pashtrik Selim Ibrahimi, Konstruktiv
– Medina Isamedin Iljazi, Konstruktiv
– Linorita Reshat Neziri, filologjik, Gjuhë Shqipe
– Eranda Qani Neziri, Filologjik, gjuhë angleze
– Driton Talat Ajdini, Filologjik gjuhë angleze
– Sabile Zijadin Selimi, Filologjik, gjuhë angleze
– Nita Gurgaci, Filologjik, gjuhë angleze
– Almedina Begush Maliqi, Edukim, gjuhë angleze
– Adelina Nuhi Hamidi, Edukim, gjuhë angleze
– Flakron Abedin Isufi, fillor, Gjilan
– Egzon Rahim Isufi, fillor, Gjilan
– Afërdita Ramiz Jahiu, fillor, Gjilan
– Adelina Rrustemi, fillor, Gjilan
– Blerta Rashit Rashiti, fillor, Prishtinë,
– Xhejlane Shefki Fejzullahu, fillor, Prishtinë
– Farije Sadiku, fillor, Prishtinë
– Qëndresa Isak Hasani, fillor, Prishtinë
– Egzona Qenan Ilazi, fillor, Prishtinë
– Valdete Naser Miftari, Matematikë
– Albana Fazliu, Edukim, Matematik-Informatikë
– Njomza Vaxhid Daliu, Banka dhe Financa
– Alma Adem Bilalli, banka dhe financa
– Kaltrina Selimi, shkenca politik
– Shkurte Hamiti, psikologji

Regjistrimin e këtyre kandidatëve do t’a bëjë Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës.
Ky vendim t’i dërgohet:

1. Arkivit të UP-së
2. Shërbimit për çështje të studentëve në AQ

Rektori Prof. dr. Mujë Rugova
————————–
Është shënuar sot dita e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë. Me një program kulturoro artistik të organizuar nga nxënësit e shkollës nën mbikqyrjen e arsimtarëve të gjuhës shqipe, arsimtarit të kulturës muzikore, atij të artit figurativë i cili kishte pregaditur një ekspozitë në hollin e shkollës si dhe arsimtarët e edukatës fizike që ditë me radhë kanë ushtruar nxënësit në gara sportive të diciplinave të ndryshme, e që sot është mbajtur finalja e tyre, e bënë më madhështorë shënimin e kësaj dite. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtori i shkollës fillore “Dituria” Kadri Bajrami, ceki në pika të shkurtëra sukseset që kanë pasur nxënësit e shkollës në gara të ndryshme të organizuara në nivel komunal pore dhe më gjerë. Edhe njëri nga arsimtarët e këtij institucioni arsimor në fshatin Corroticë Fazli Shabani, përshëndeti të pranishmit dhe uroi të gjithë për ditën e shkollës. Pasi që programi ishte i karakterit festiv, në të recituan, kënduan, dhe aktruan disa nga nxënësit e shkollës. Në fund drejtoria e shkollës kishte pregaditur edhe neë koktej, ku morën pjesë I gjithë kolektivi i shkollës fillore “Dituria” e fshatit Corrotic.
—————————-
Shumë ministra të qeverisë së Serbisë kanë refuzuar të pranojnë marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit për kadastrat dhe librat e amzës për, siç thuhet, “shkelje të mundshme të Kushtetutës, dhe pranimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës”. Kështu, është bllokuar edhe aprovimi i Deklaratës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, me të cilën do të jepej “drita jeshile” për aplikimin e marrëveshjeve të arritura deri tash. Konkluzioni, i cili të enjten për miratim formal i është dërguar të ashtuquajturës ministri serbe për Kosovën, ndër të tjera thotë “se instanca e apelit për kontestet mbi të dhënat kadastrale në Kosovë është Gjykata Supreme”. Po ashtu, në arsyetim thuhet se disa elemente të marrëveshjes në Bruksel, në trekëndëshin Prishtinë-Beograd-BE, nuk mund të “vihen në letër”, pra të cilësohen si përfundime për shkak të konfidencialitetit, por se për këtë garanton bashkësia ndërkombëtare. Disa anëtarë të qeverisë “ishin të provokuar me këto dy pika, për çka kanë bërë kritika”. Sipas tyre, ndërhyrja e Gjykatës Supreme në zgjidhjen e kontesteve do të thotë njohje e institucioneve shtetërore të Kosovës, pra të sistemit të drejtësisë të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Disa ministra tjerë nuk kanë dashur as të qëndrojnë prapa marrëveshjeve “për të cilat nuk dinë asgjë dhe që, gjoja për shkak të ‘sekretit’, nuk mund të jenë në formë të shkruar”. Në takim ka pasur debate edhe për marrëveshjen për Librat e Amzës. Siç kanë pohuar disa ministra serbë, shkëmbimi e informacionit mbi certifikatat e lindjes “do të jetë në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe madje të Kushtetutës së Serbisë”. Kështu, kryeministri Mirko Cvetkovic e hoqi nga rendi i ditës, që të miratohet vetëm informacioni për rrjedhën e dialogut me Prishtinën, pa asnjë fuqi ekzekutive. Siç shpjegohet, gjithë kjo, plus problemet për të mbledhur numër të mjaftueshëm në Kuvendin e Serbisë, kanë bërë që Qeveria e Serbisë javën e kaluar të mos e miratoj deklaratën e propozuar për Kosovën, që do të detyronte Kuvendin e Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
———————–
Në kuadër të ambasadës së SHBA-së në Beograd, që po ndërtohet në vendin e dikurshëm të Marshallatit në lagjen prestigjioze Dedinje, do të vendoset edhe qendra rajonale e CIA-s për Ballkanin, shkruajnë disa portale serbe, duke shtuar se kompleksi shtrihet në mbi 40 000 metra katrorë, përbëhet nga shtatë objekte, do të punësojë madje 400 punëtorë, kurse projekti është i vlefshëm 117 milionë dollarë. Ekspertët e çështjeve të sigurisë nuk dyshojnë aspak se këtu do të vendoset edhe selia e agjencisë informative amerikane për këtë pjesë të Evropës. “Amerikanët kanë përzgjedhur Serbinë dhe Beogradin për arsye se bëhet fjalë për një vend vëzhgues gjeostrategjik të shkëlqyeshëm. Serbia është në vend ideal edhe sa i përket Adriatikut e edhe Evropës lindore”, vlerësoi ish-profesori për strategji, gjenerali Radovan Radinoviq, dhe shton se për arsye të këtij qëllimi aty do të instalohen pajisjet më moderne për spiunim. Hapja solemne është në plan të bëhet vitin e ardhshëm, kurse autoritetet serbe në Beograd krenohen me faktin se e tërë procedura e dhënies së lejes ndërtimore ka zgjatur vetëm dy muaj, që konsiderohet rekord për Serbinë.
—————————
Partia Liberal-demokratike njoftoi dje se mbështetja gjithnjë më e madhe për traktin e quajtur Kthesa: “Serbia në Evropë – Evropën në Serbi”, tregon qartë se qytetarët e kuptojnë domosdonë e ndryshimeve politike, në mënyrë që Serbia të bëhet pjesë e bashkësisë së vendeve më të zhvilluara, transmeton Koha. “Me Kthesën i vëmë pikë idesë së shmangies së reformave të brendshme, sepse integrimet evropiane janë mjeti më efikas me të cilin mund të krijojmë një Serbi moderne e të suksesshme. Andaj dëshirojmë të bashkojmë të gjithë ata të cilët janë për Serbinë në Evropë, në mënyrë që bashkërisht t’i kundërvihemi atyre që zvogëlojnë rëndësinë reale të Evropës për Serbinë”, thuhet në komunikatën e LDP-së.
———————–
Në natën e tretë të Festivalit të Komedisë u prezantua Teatri Dodona nga Prishtina me shfaqjen çifti I hapur me regji të Kushtrim Koliqi, ku luajtën aktorët Edona Reshitj dhe Besart Sllamniku, ndërkaq regjisori i kësaj komedie tregon se ishte munduar që sado pak përmes kësaj komedie ta sjell përmes jetën e një çifti të martuar. Ndërkaq kritikët e shfaqjes Çifti i Hapur këtë komedi e vlerësuan në këtë.
Ndërsa Mbrëmë në natën e katërt në Festivalin e komedisë para publikut Preshevar u prezantua Tetari Bylis nga Fieri me shfaqjen Vëllazëri e Interes dhe Zi e më Zi me regji të Klajdi Markut. Në këtë shfaqje morën pjesë aktorët e mirënjohur të Tetarit të fierit,rreth kësaj shfaqje regjisori Klajdi Marku tregon më hollësisht për punën që kanë bërë të gjithë së bashku për këtë Festival. Sonte para publikut preshevar pritet të dal Tetari Metropol Tiranë me shfaqjen lagja 45.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch