Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 nëntor 2012

RTP lajmet 14 nëntor 2012

Në mënyrë zyrtare është hedhur sot gurthemeli i ngritjes së lapidarit të dëshmorëve të Kombit. Në këtë ceremoni historike kanë marrë pjesë ish luftëtarë, veteranë , familjarë të dëshmorëve dhe shumë personalitete të tjera. E për ish luftëtarin Femi Shaqiri dhe invalid e luftës së UÇPMB-së Shaban Osmani dita e sotme është historike e sidomos kur kurorëzohet me 100 e flamurit kuq e zi , për të cilin flijuan jetën e tyre dëshmorët e kombit. Edhe për kryetarin e prindërve të dëshmorëve Arif Abazi ngritja e kompleksit  memorial është një akt historik. Kryetari i BL lokale Rahovicë Fadil Azizi me këtë rast ka falënderuar të gjithë kontribuuesit si të gjitha bashkësitë lokale , donatorët dhe ata të cilët dhuruan truallin për ndërtimin e këtij lapidari. Sipas tij “ DËSHMORËT E KOMBIT” , dhanë më të shtrenjtën JETËN  për lirinë tonë, dhe lapidari është një  obligim moral e  kombëtar. Ky lapidar do të jetë inspirim për të jetuar në trojet tona autoktone , një inspirim për gjenerata që vijnë mbrapa nesh ka thënë kështu para të pranishmëve kryetari i komunës Ragmi Mustafa.

Ndërsa kryetari i kuvendit Ramiz Latifi ka rikujtuar se falë dëshmorëve të kombit ne sot e gëzojmë këtë liri. Hapësira ku do të ngrihet lapidari është disa metra më poshtë se vendi ku më parë shënohej manifestimi tradicional për dëshmorët e kombit. Ndërsa Jetulla e Mefail Shahini janë atë të cilët kanë lëshuar tokën e tyre që dëshmorët të kenë një vend të përbashkët ,ku do të përkujtoheshin çdo vit.

——————–

Pesë ndërmarrje të komunës së Preshevës kanë punësuar pesë punëtorë të rinjë, në saje të ndihmës që kanë marrë nga USAID-I dhe pushteti lokal, në projektin e përbashkët për hapjen e vendeve të reja të punës. Kompanitë përfituese nga ky projektë Altech, Xeni Plast, universal, Nura Plast dhe Fontana, kanë nënshkruar kontratat me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe drejtorin e USAID-it për siguri ekonomike Majkl Pilzberi. Kryetari Ragmi Mustafa duke falenderuar organizatën e popullit amerikan USAID thotë se ky program ndihmon ndërmarrjet për të marë punëtorë të rinj. Ndërsa drejtori USAID-it për siguri ekonomike Majkl Pilzberi, thotë se nga 33 komunat që kanë punuar me këtë projektë, komuna e Preshevës ka qenë më e mira sa i përket realizimit të projektit. Në emër të kompanive përfituese përfaqësuesi i firmës Univerzal, tha se prêt që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të tilla. Këtë vitë komuna e Preshevës duke investuar në ekonomi ka krijuar rrethë 200 vende të reja të punës, ndërsa që numri të jetë edhe më i madhë viteve të ardhshme kryetari Mustafa i ka dhënë edhe disa propozime USAID-it ku kërkon mbështetje për hapjen e vendeve të reja të punës. USAID në komunën e Preshevës ka filluar të investoj në fillim të viteve 2000, ku deri më tash ka realizuar neë numër jashtëzakonishtë të madhë të projekteve me çka ka përmisuar kushtet e jetës, gjithnjë duke pasur mbështetjen dhe bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal.

——————

Reshjet e shiut që i patëm prezent ditë më parë ishin mjaft të nevojshme për mjelljen e kulturave vjeshtore në komunën tonë. Me planin e paraparë për  mbjelljet  vjeshtore në komunën e Preshevës është paraparë klutura e grurit me 3500 hektarë sipërfaqe, elbi me 280 hektar, bimët forogjene me 120 hektarë, pemë dhe kultura të tjera janë paraparë të mbillen rrethë 80 hektarë. Kushtet optimale për mbjelljen e kulturës së grurit janë nga 5 deri në 25 tetorot, është shprehur kështu në programin e paraditës në Televizionin Presheva Qenan Daliu, agronom. E agronomi në fjalë I sygjeron qytetarët konkretish  bujqit rreth të kulturave vjeshtore me pregatitjet e tokës. Të gjithë të interesuarit për mbejllejn e kulturave vjeshtore duhet të shtojnë kujdes dhe të bëjnë zgjedhjen e varitetit që të mos  jetë e infektuar nga sëmundje të ndyrshme ndërsa ata të cilët kanë farën nga viti I kalur të bëjnë trajtimin me  preparate kimike është shprehur agronomi në fjalë.

——————

Masat e ndërmarra nga ana e Ndërmarrjes Publike Moravica dhe të miratuara nga ana e anëtarëve të Këshillit Komunal ditë më parë  ka ndikuar pozitivisht  në inkasim është shprehur kështu drejtori i kësaj ndërmarrjeje Naser Sadiku.  Sipas drejtorit të këtij institucioni  qytetarët  tani më e kanë kuptuar  se pa shlyerjen e borxhit  ndaj Ndërmarrjes Moravica  nuk mund të nxjerrin asnjë  dokument të nevojshëm. Gjithashtu, drejtori në fjalë ka apeluar tek  qytetarët që të përdorin kantina më të  përshtatshme  për hedhjen e mbeturinave dhe se qytetarët të kenë kujdes gjatë hedhjes së mbeturinave. Kjo ndërmarrje ballafaqohet me probleme të ndryshme  e në raste të shumta është faktori qytetar edhe për kundër shërbimit nga ana e kësaj ndërmarje ata nuk shlyejnë borxhin.

——————-

Një njësi elite e xhandarmërisë së Serbisë po patrullon në veri të Kosovës. Grupi sipas  “Kohës Ditore” është nën vëzhgimin e drejtpërdrejt të Qeverisë së Beogradit, dhe ka për qëllim që të veprojë në teren sipas zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Ekzistimin e këtij njësitit të veçantë e kanë konfirmuar edhe burime ndërkombëtare dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës. Ekzistimi i tyre është i njohur për institucionet e Kosovës dhe për prezencat ndërkombëtare në vend, ndërkaq që sipas burimeve të gazetës ata po operojnë edhe jashtë strukturave të përhershme të MUP-it në veri të Kosovës

——————-

Amnesty International” dhe Organizata Zvicerane për Refugjatë (SRC) kanë paraqitur një plan nëntë pikësh në Bernë, me të cilin kërkojnë procedura të ndershme, transparente dhe humane për azilantët në Zvicër. Sipas tyre, procedurat e azilit nuk do të duhet të konsiderohen vetëm si instrument për menaxhimin e migracionit, por edhe të mbrojtjes së refugjatëve. “Politika megjithatë duhet të dalë nga “rrethi vicioz për rishikimin e ligjit të azilit dhe lansimit të referendumit kundër tyre”, thuhet në një deklaratë të “Amnesty International” dhe “SRC.” “Shtrëngimi i vazhdueshëm nuk ka dhënë asnjë efekt parandalues”, tha drejtoresha e “Amnesty International”, Manon Schick. Përkundrazi, sipas “Amnesty International” kishte vetëm pasoja negative për refugjatët dhe integrimin e tyre në Zvicër. Për ndryshimin e procedurave të azilit, “Amnesty International” dhe “SRC” kanë konkretizuar një plan prej nëntë pikash, të quajtur: “Tani është koha

—————–

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë konkurruar në garat e recitimit që të lajmërohen nesër në ora 10-të në redaksinë e RTP-ës .

Garuesit duhet që të sjellin edhe titullin e poezisë , ndërsa poezia duhet to dedikohet 28 nëntorit ose 100 vjetorit të shtetit shqiptarë.

Nesër juria profesionale do të bëj edhe klasifikimin e garuesve , të cilët do të garojnë në natën finale.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch