Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 Prill 2014 – QSA- hedhë gurëthemelet e shtëpisë së Naser Latifit

RTP lajmet 14 Prill 2014 – QSA- hedhë gurëthemelet e shtëpisë së Naser Latifit

RTP-LogoNë kuadër të projektit Strehimi Qendra  e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë organizoi solemnitet me rastin e vënies së gurëthemelit të shtëpisë së Naser Latifit nga Presheva. Sipas kryetarit të QSA  Lejlan Sadiku, falë vullnetit të mire të Xhavit Sherifit  kjo familje në të ardhmen do të ketë strehë mbi kokë.

 

Familja shtatë anëtarësh e Naser Latifit nga Presheva me vite të tëra është nuk kanë pasur shtëpi, ata përgjatë këtyre viteve jetonin nëpër shtëpi të ndryshme. Ndërsa sot falë Qendrës Solidaritetit dhe  Avancimit në kuadër të projektit Strehimi ata do të bëhen me shtëpi të re. Me rastin e vënies së gurëthemelit të kësaj shtëpie kryetari I kësaj shoqate Lejlan Sadiku për Radio Televizionin Presheva tha se ky është njëri ndër rastet  më të rënda në vendin tone andaj falë vullnetit të mire të Xhavit Sherifit  kjo familje në të ardhmen do të ketë strehë mbi kokë. Donatori Xhavit Sherifi I cili ka marrë përsipër ndërtimin  e kësaj shtëpie përmes TVP ka dhënë mesazh për gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës,pasi sipas tij ka mjaft familje që kanë nevojë për ndihmë. Hoxha I xhamisë në Stacionin Hekurudhor Mehmet Sahiti ndjehet I privilegjuar që merr pjesë në vendosjen e gurëthemelit të shtëpisë së kësaj familje,dhe falënderon donatorët për këtë iniciativë. Naser Latifi ndjehet mjaft I kënaqur që tani do të bëhet me shtëpi të re,dhe më nuk do të endet nëpër shtëpi të huaja.Ai ndjehet falënderues ndaj pjesëmarrësve në këtë projekt. Përveq Xhavit Sherifit  donatorë tjerë  në blerjen e truallit për ndërtimin e kësaj shtëpie janë edhe Ndërmarrja Eleganca,Ndërmarrja Mobeland, Anika Farm si  dhe bashkatdhetarë tjerë.

——————————————–

PEP prezanton kushtet e studimeve para maturantëve

 

Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi PEP në Preshevë , para maturantëve ka shpalosur sot programin e studimeve akademike dhe master me sistemin e Bolonjës. Sipas përfaqësueseve të këtij fakulteti ata që vendosin të studiojnë në fakultetin ekonomik PEP kanë mundësi njëkohësisht të punojnë , por më e rëndësishmja sipas tyre është se menjëherë pas mbarimit të studimeve studentëve nuk u nevojitet nostrifikimi dhe e drejta për punësim është shumë më e shpejt se sa ata që mbrojnë studimet në universitet tjera në Rajon.

 

Përfaqësueset e fakultetit për  Ekonomi afariste dhe ndërmarrësi PEP dega në Preshevë kanë shpalosur sot programin e tyre  në shkollën e mesme teknike dhe në gjimnazin Skënderbeu. Para  një numri të madh të maturantëve ata  kanë bërë prezantimin e programit të studimeve akademike dhe master. Sipas profesorit LLukma Hebibi njiherit pro dekan në USHT ,  fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrim nga Beogradi , është institucion I lartë shkollor I pavarur , që realizon studime me sistemin e Bolonjës.Ai po ashtu ka potencuar se Fakulteti është I akredituar dhe diploma është valide në të gjitha vendet e Evropës. Profesor Hebibi gjithashtu ka potencuar se ky fakultet ofron kushte shumë të mira studimi por dhe mundësi punësimi pasi dëshmia  më me e mirë sipas tij është ku studentët që kanë mbaruar studimet në këtë fakultet sot janë të punësuar nëpër institucione të ndryshme lokale por edhe qeveritare.Njiherit sipas tij të studiosh në këtë fakultet edhe shpenzimet janë më të vogla sesa të shkosh jashtë vendit .Gjithashtu  fakulteti ekonomik PEP  ndanë edhe librat  në kuadër të pagesës për vitin akademik që kushton 1 mijë euro, e që studentët mund ta kryejnë në dhjetë këste. Gjatë prezantimit të profesorëve nxënësit kanë patur rastin që të marrin informacione për çdo  detal  që iu është ofruar edhe për mes broshurave. Në anë tjetër në bazë të kushteve që ofron ky fakultet nxënësit e shohin veten më të afërt  për të studiuar në vendlindje, duke pasur mundësi që të ushtrojnë edhe aktivitete të tjera. Fakulteti Ekonomik PEP ka disa vite që funksionon në Preshevë , ndërsa deri më tani kanë dalë shumë kuadro , të cilët sot ushtrojnë profesionin e tyre në vendlindje por ka të atillë që me këtë diplomë punojnë edhe në vendet perëndimore.

——————————————

Afrim Rexhepi- Ushqimi i shëndoshë na fal trup të shëndoshë

 

Ushqimi i shëndoshë na fal trup të shëndoshë, të jemi më të kujdesshëm në përzgjedhjen dhe konsumimin e ushqimit ditorë, ishin këto mesazhe nga kuzhinieri i licencuar, Afrim Rexhepi në intervistën në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva. Në menytë e tri racioneve në çdo familje duhet të ketë ushqim të shumëllojshëm dhe me vitaminat që kërkon trupi i njeriut. Pjesë e pashmangshme në tryezat tona duhet të jenë edhe perimet dhe erëzat të cilat mund të jenë parandaluesit kryesorë të sëmundjeve të ndryshme, konfirmoi kështu kuzhinieri Afrim Rexhepi.

———————————–

Qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë bisedimet për Kosovën

Pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel mësohet se si Qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë bisedimet për Kosovën. Ivica Dacic ka deklaruar se nuk do të udhëheq bisedimet e delegacionit serb.

Mënyra se si Qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë bisedimet për Kosovën, kjo do të mësohet pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila së shpejti pritet të vizitojë Serbinë. Ivica Dacic ka deklaruar se pas konstituimit të qeverisë së re serbe nuk do të udhëheq bisedimet e delegacionit serb, sepse marrëveshja është që kjo të bëhet në nivel kryeministrash. Prandaj, pritet që kryenegociatori i parë i Beogradit në dialogun politik me Prishtinën të jetë Aleksandar Vucic.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch