Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 qershor 2012

RTP lajmet 14 qershor 2012

Zv.ambasadori i OSBE-së në Beograd Tomas Mur, si dhe shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton janë takuar sot me kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Sipas kryetarit Arifi, se temë kryesore ishte situata politike dhe e sigurisë të komunës së Bujanocit dhe ka shtuar se është një kënaqësi e veçantë të takohesh me ambasadorin e OSBE-së dy ditë pas marrjes së detyrës. Nagip Arifi pas takimit me zyrtarët e lartë të OSBE-së ka deklaruar se “me diplomatët e OSBE-së biseduam kryesisht mbi situatën politike dhe të sigurisë të komunën e Bujanocit, po ashtu biseduam edhe për rrjedhojën e seancës konstituive të kuvendit. Nga ky takim z.Arifi nga diplomatët e OSBE-së po ashtu ka kërkuar hapjen e një universiteti shqip për studentët e Luginës së Preshevës, kudo qoftë në Bujanoc apo Preshevë. Ndërsa zv.ambasadori i OSBE-së në Beograd Tomas Mur, deklaroi se Bujanoci është një qytet multietnik, prandaj kjo ka qenë rruga e duhur që komunën e Bujanocit ta qeverisin së bashku partitë shqiptare me ato serbe.

———————

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor si ndëshkimit me seli në Strasburg përmes një raporti ka shqetësimet e saj për situatën në burgjet serbe. KKE ka rekomanduar autoriteteve serbe se kjo dhunë policore dhe gjitha format e abuzimit janë të papranueshme dhe do të jetë subjekt për ndjekje ndaj Beogradit me sanksioneve të rënda, thuhet në raportin e KE. Në këtë raport të Këshillit Evropian sot publikoi një raport mbi vizitën në Serbi është kritikuar ashpër Serbia për shkak gjendjes katastrofale në burgjet serbe kur shumë të burgosur janë viktimë e torturave dhe keqtrajtimeve nga policia serbe. Një zyrtar nga KE në Strasburg, duke bërë fjalë mbi raportit ku flet rreth torturave në burgjet serbe, ka pohuar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se në mesin e këtyre viktimave janë sidomos shqiptarët nga Lugina e Preshevës të cilët keqtrajtohen dhe torturohen dhe shpesh fyhen në baza nacionale apo fetare nga policia apo personeli ku gjenden të burgosurit. Gjatë vizitës së fundit në burgjet serbe, vëzhguesit ndërkombëtar kanë vërejtur shumë parregullsi në burgjet serbe nga mungesa e personelit adekuat deri tek dhuna dhe keqtrajtimet me të burgosurit duke torturuar ata në mënyrë dhe çnjerëzore. Raporti i KKE-së gjithashtu është mjaft kritik i regjimit për të burgosurit të cilët janë mbyllur në qelitë e tyre për 23 orë në ditë dhe për disa muaj. Vëzhguesit ndërkombëtar, pjesë e delegacionit të Këshillit të Evropës ka marrë informacion se ka pasur raste të abuzimit në disa burgjet të Serbisë, sikur në atë të Qarkut në Beogradi dhe Zabel të Pozharevcit. Keqtrajtime të tilla ka pasur edhe në burgjet e Vranjës e Nishit. Prandaj, KKE ka rekomanduar autoriteteve serbe se kjo dhunë policore dhe gjitha format e abuzimit janë të papranueshme dhe do të jetë subjekt për ndjekje ndaj Beogradit me sanksioneve të rënda

—————-

Nga sot, mund të priten ngritje të çmimeve për artikuj të ndryshëm ushqimor si qumështi, erëza, artikuj për higjienë personale dhe disa artikuj të tjerë. Sipas paralajmërimeve të tregtarëve, që ditën e enjte, pritet një ngritje e çmimeve nga 1 deri 6%. Në listën e prodhimeve që priten të shtrenjtohen në fund të javës janë brumërat dhe djathi ndërsa deri kah fundi i muajit pritet të ndryshojnë çmimet edhe ëmbëlsirat, peshqit e konservuar, detergjentët, ku mesatarisht çmimet do të ndryshojnë për rreth 10%

————————-

Të gjithë qytetarët që duan të qarkullojnë me makina nëpër autostradën Durrës – Morinë duhet të paguajnë taksën minimale prej 5 eurosh. Vlerën e taksës për lëvizje nëpër autostradë e ka bërë publike të martën ministri i Transporteve i Shqipërisë, Sokol Olldashi. “Të gjithë ata qytetarë që do të kalojnë në rrugën Durrës -Kukës do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh”, deklaroi ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, pas nënshkrimit të marrëveshjes për njehsimin e lejeve të drejtimit (patentave) me Kosovën

———————

Maturantët e gjeneratës së vitit 1991-92 fundjavën e kaluar festuan përfundimin e 20 vjetorit të maturës. Me këtë rast ata në mënyrë të organizuar evokuan kujtimet e tyre si gjimnazist nëpër bankat shkollore që ndanë për katër vjet bashkë në Gjimnazin Skënderbeu në Preshevë e po ashtu edhe ata të Shkollës së Mesme Teknike Presheva në Preshevë. Koha ishte mjaft e shkurtër për t’I kujtuar momentet që ata përjetuan së bashku gjatë atyre viteve. Tingujt e ziles së shkollës dhe profesori me ditar në dorë ishin momente të pa përshkruara, që maturantët e kësaj gjenerate improvizuan atë ditë e në anën e tjetër në sytë e tyre u mbushën me lot gëzimi e pikëllimi. Fillimisht ata nderuan me një minutë heshtje katër maturantë e kësaj gjenerate që tani më nuk gjinden në mesin tonë ndërsa më pas kujdestarët e klasave zhvilluan një orë mësimi ku secili prej tyre më pas rrëfyen për jetën e tyre. Më pas në mënyrë të organizuar ata së bashku shkuan tek restoranti Forum në Preshevë respektivisht Te Beluli për tu argëtuar së bashku nën përcjellje të muzikës të përkujdesur nga këngëtari preshevar Nefa. Sami Jusufi njëri nga anëtarët e këshillit organizativ të kësaj mbrëmjeje I përshëndeti profesorët e maturantët dhe të gjithë ata që e ndihmuan realizimin e kësaj mbrëmjeje. Të pranishmit I përshëndetën edhe disa nga maturantët e kësaj gjenerate. Ata në fund u ndanë me shpresë që takohen sërish në mbrëmje të tilla sepse janë momente të pa harrueshme në jetën e tyre.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch