Home » Lajme » RTP lajmet 14 shkurt 2012

RTP lajmet 14 shkurt 2012

Edhe gjatë ditës së sotme shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ka mbajtur mbledhjen e vetë të rregull që nga shpallja për situatë të jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse, me çrast kanë vlerësuar në përgjithësi gjendjen momentale në tërë territorin e komunës sonë. Sipas disa anëtarëve të këtij shtabi që ekipi i televizionit tonë pati rastin të takon konstatuan se gjendjen nuk është alarmante. Sipas anëtarit të shtabit që njëherit mban postin e kryeshefit të Fondit për infrastrukturë, Burhan Emërllahu thekson se gjitha rrugët lokale nëpër bashkësi lokale janë të kaluaeshme me përjashtim të rrugëve nëpër bashkësi lokale të Malësisë me çrast pritet të bëhet pastrimi brenda ditës së sotme. Në anën tjetër drejtori i Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë, Naser Sadiku njëherit edhe anëtar i shtabit deklaroi se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë reduktime në ujësjellësin e qytetit. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme çdo ditë do të mblidhet për të analizuar situatën në terren dhe për të marrë masa në ato vende ku paraqitet gjendje më e rëndë.

————————-

Unioni Demokratik Shqiptar në konferencën e sotme për media ka analizuar situatën e jashtëzakonshme në vend , duke konsideruar të dështuar shtabin komunal për situata të jashtëzakonshme. Sipas kryetarit të UDSH-së Rami Zulfiu ky është një menaxhim I dështuar I organizimit për stinën e dimrit. Ai ka akuzuar kompanitë e pastrimit , që sipas tij janë zgjedhur pa kritere. Ata thanë se rrugët në drejtim të fshatrave janë të kalueshme, por gjendje e rëndë është në malësinë së Preshevës që sipas tyre ende shumë fshatra në këtë pjesë janë të izoluara. Ndërkaq kryetari i degës në Preshevë Naser Haziri ka paraqitur listën e fshatrave që sipas tij janë në gjendje më të rëndë. Ai ka akuzuar ndërmarrjen e rrugëve nga Vranja për mos pastrimin e rrugës kryesore gjegjësisht magjistralen Preshevë –Gjilan. Një akuzë tjetër iu është adresuar edhe policisë e cila nuk ka ndërmarr masa për largimin e automjeteve nga trotuaret. Kryetari i UDSH-së dega në Preshevë Naser Haziri ka paraqitë edhe konkluzionet e kryesisë. E në pyetjen tonë se a ka zhvilluar UDSH-ë ndonjë aktivitet në këtë situatë të jashtëzakonshme , në ndihmë të qytetarëve Haziri tha se një veprim të tillë nuk e kanë bërë, dhe njëherit ka akuzuar partitë politike për aktivitete e tyre në shpërndarjen e ndihmave , duke konsideruar fushatë parazgjedhore. Në fund të konferencës ata thanë se me rastin e 1 dhe 2 marsit të referendumit të vitit 1992, do të kërkojnë mbajtjen e një seance të tre kuvendeve , për të analizuar gjendjen aktuale dhe për të vlerësuar efektin e referendumit në këtë situatë e sidomos kur serbët e veriut do të mbajnë referendumin e tyre.

———————

Forumi rinor I BDL-së organizoi aktivitet për nder të ditës së dashuruarve. Aktiviteti në fjalë u organizua para Gjyqit komunal në Preshevë,ndërkaq qëllimi e i këtij organizimi ishte pikërisht sot për ditën e të dashuruarve që ndërlidhet me dashurinë E dua Preshevën. Në kuadër të këtij aktiviteti,theks të veçantë kishte motoja e Dua Preshevën pa korrupsion e hajni,pa punësime partiake, pa grushta në kuvend si dhe pa manipulime të të varfurve. Kryetari i forumit rinor të BDL-së Vigan Duraku thotë se ky aktivitet si qëllim kishte që të rinjtë preshevar të kenë më shumë dashuri,tolerancë dhe mirëkuptim mes tyre. Ndërkaq me ftesë të veçante mori pjesë edhe koordinatori i këshillit për të drejtat e njeriut Valon Arifi. Ky është edhe hapi i parë i forumit rinor të BDL me një aktivitetin e sotëm,andaj me aktivitete të tilla do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme.

—————–

Elektrodistribucioni i Serbisë ka miratuar vendimin për zbritje të pagesës së energjisë elektrike për 30% për të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike për muajin shkurt, për të gjithë harxhuesit që kanë më pak për 15% në krahasim me muajin janar, çka do të thotë se nëse tani në muajin shkurt harxhoni në nivel ditor më pak se muajin e kaluar për 15%, atëherë ju në llogarinë mujore do të keni zbritje prej 30%

———————–

Lëvizja e Progresit Demokratik, shpreh dhimbjen e thellë shpirtërore për tragjedinë e ndodhur në Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e një orteku të madh të borës humbën jetën 10 banorë të këtij fshati. LPD, ndjejnë pikëllim dhe keqardhje tё madhe pёr kёtё rast fatal dhe i shpreh ngushёllime familjarëve tё viktimave, banorëve të Restelicës dhe Qeverisë së Kosovës. LPD fton institucionet e Kosovës të solidarizohen e të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të vështira me banorët e Restelicës të Dragashit. Tragjedia natyrore e familjes Reka, ka prekur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët këtë lajm të kobshëm e kanë pritur me hidhërim dhe pikëllim të madh, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të LPD-së drejtuar familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Kosovës
——————–

Anëtarët e këshillit drejtues të Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi kanë mbajtur mbledhjen e vet të rregullt, ku për rend dite kishin aprovimin e raportit të punës për vitin 2011, gjithashtu në mbledhjen e sotme me anëtarët e këshillit drejtues u shqyrtua edhe buxheti për vitin 2011 dhe u diskutua rreth programit të punës dhe buxhetit për vitin 2012. Ndërkaq në këtë mbledhje anëtarët e këshillit drejtues diskutuan rreth programit të Bibliotekës Mehmet Jusufi. Mbledhja e djeshme nuk kishte asnjë kundërshtim nga anëtarët e këshillit drejtues ku dhe ishin të kënaqur me punën e personelit të Bibliotekës Mehmet Jusufi.

——————–

Lajmërohen punëtorët e Shoqërisë Aksionare Eurofleks në Preshevë se më datë 20 dhe 21 shkurt 2012 ditë e hënë dhe e martë mund të dorëzojnë librezat shëndetësore të familjeve për vërtetim. Librezat mund të dorëzohen nga ora 10.00 deri në ora 12.00 në lokalet e Shoqërisë Aksionare Eurofleks në Preshevë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch