Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 Shkurt 2013

RTP lajmet 14 Shkurt 2013

Hashim Thaçi fton Ragmi Mustafën me rastin e Pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

 

Me rastin e  pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kryeministri Hashim Thaçi për mes një ftese zyrtare ka ftuar kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  që të merr pjesë në ceremoni festive të shtetësi së republikës së Kosovës.

 

I nderuari Mustafa kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim t’ ju ftoj në shënimin e Pesë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , më 17 shkurt 2013.Kosova k kaluar një periudhë të rëndësishme 14 vjeçare të çlirimit dh tashmë po hyn në Përvjetorin e Pestë , si vend i lirë , demokratik , sovran dhe i pavarur .

Gjatë kësaj kohe duke përmbushur vullnetin politik të gjithë qytetarëve të saj.

Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si shtet i përkushtuar për kultivimin dhe thellimin e demokracisë , zhvillimin ekonomik , ngritjen e mirëqenies sociale dhe politikën paqësore në rajon.

Shënimi i Pesë vjetorit të Pavarësisë , është një moment i rëndësishëm për historinë e re të Kosovës, dhe na jep më shumë energji dhe përgjegjësi për ta çuar vendin tonë drejt integrimit në institucionet euroatlantike në BE , NATO dhe OKB thuhet në ftesën e kryeministrit Thaçi dërguar liderit Ragmi Mustafa.

 

 

Përpilohen doracak për masat preventive në situatat e jashtëzakonshme

 

 

Në mbledhjen e sotme të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, janë caktuar të besuarit e shtabit civil dhe ndihmësve të tyre në BL të komunës së Preshevës. Ndërkaq shtabi ka vendosur që të botojë edhe 3000 kopje të doracakut familjarë për sjellje në situata të jashtëzakonshme.

 

Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme, në mbledhjen e mbajtur sot ka caktuar të besuarit e shtabit civil dhe të ndihmësve të tyre në të gjitha BL të Komunës së Preshevës. Po në këtë seancë është marrë vendimi që të botohet doracaku familjarë për situata të jashtëzakonshme me 3000 kopje, prej tyre në gjuhën shqipe 2700 dhe atë serbe 300. Në rend dite ka qenë edhe plani i punës i shtabit komunal për Situata të Jashtëzakonshme për vitin 2013.Në mbledhjen e sotme të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e këtij organi.

UDSH: kërkon rikonfigurimi i pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc

 

 

Unioni Demokratik Shqiptar ne mbledhjen e mbajtur te kryesisë ka shqyrtuar situatën aktuale ,politike dhe  të sigurisë në Luginë të Preshevës si dhe reflektimin e saj në rrjedhat politike në vend dhe rajon .

 

Unioni Demokratik Shqiptar dënon politikën aktuale shtetërore diskriminuese te Serbisë ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila po reflektohet me pasoja të rënda shumë dimenzionale në të gjitha lëmit e jetës. Duke pas parasysh situatën e krijuar UDSH kërkon nga faktori politik dhe ai institucional i Shtetit Shqiptar,Kosovës dhe i Luginës së Preshevës për koordinim të veprimeve politike me qëllim të eliminimit të antagonizmave të këtyre veprimeve dhe ne të njëjtën kohë kërkojmë që institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë të marrin mbi vete si të drejtën por edhe përgjegjësin për rrjedhat e mëtutjeshme politike në Luginë të Preshevës dhe vlerëson se kritikat pa adresë nuk ndihmojnë në përmirësimin dhe korrigjimin e veprimeve te mëtutjeshme politike.
UDSH shpreh gatishmërinë e plot për veprim konkret drejt rishqyrtimit të veprimit politik dhe atij institucional të Shqiptarëve te Luginës së Preshevës në raport me Serbin dhe institucioneve te saj konform konkluzioneve te Kuvendit të këshilltarëve Shqiptar të datës 12 Janar.
Duke pas parasysh rrjedhat politike në Luginë të Preshevës dhe ne rajon UDSH vlerëson se është moment i përshtatshëm dhe i domosdoshëm që të bëhet rikonfigurimi i pushteteve lokale në Preshevë e sidomos në Bujanoc me qëllim të bashkëveprimit më të ngjeshur të faktorit politik të Luginës.
Duke u nisur nga vendosmëria e Kuvendit Komunal Preshevë dhe atij të Këshilltarëve Shqiptar ku kanë konfirmuar se Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së duhet të  qëndroj në sheshin e dëshmorëve në Presheve, kërkojmë nga pushteti lokal ne Preshevë që  vazhdohet me procedimin rreth vendosjes së të njëjtit në të kundërtën UDSH do të inicioj procedurën e përgjegjësisë  politike dhe institucionale  për të gjithë ata të cilat neglizhojnë  në këtë aktivitet.
UDSH vlerëson se kyçja e Shqiptarëve te Luginës së Preshevës ne procesin e bisedimeve KOSOVË –  SERBI do të ndihmoj delegacionin e Kosovës në këto bisedime duke pas parasysh se Lugina e Preshevës do të jetë temë e pashmangshme e këtyre bisedimeve dhe me ketë rast përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do ti japin kontribut ne zgjidhjen e drejt të problemeve të grumbulluara si dhe të statusit politik të Luginës së Preshevës.
Gjithashtu UDSH mbështet çdo iniciativë për bisedime në mes faktorit politik Shqiptar të Luginës me përfaqësuesit e Qeveris së Serbisë me ndërmjetësim dhe garanci te faktorit ndërkombëtar.

 

Sëmundja e Tuberkulozit është një sëmundje infektive e cila është mjaft e shprehur në vendin tonë ka potencuar sot pneumotiziologu Sabit Sahiti, mjek në shërbimin e sëmundjeve të mushkërive në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Sipas tij burim i infeksionit janë vetë të sëmuri respektivisht të infektuarit që bartet përmes ajrit. 17 deri në 20 është numri i të infektuarve çdo vit që paraqiten në këtë shërbim. Së shpjeti do të iniciohet edhe ligjërata të ndryshme që ka të bëjë me sëmundjen e Turbekulozit e në veçanti edhe me anët negative të duhan pirjes tek të rinjtë shotoi zoti Sahiti.

 

 

RAJONI

 

Kryeministri Hashim Thaçi ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në mbledhjen e rregullt të qeverisë Thaçi ka përmendur të arriturat në vend por ka paralajmëruar edhe përmbylljen e konfliktit me Serbinë. Ai tha se Kosova dhe Serbia do t’i japin fund konfliktit shumë shpejt, pasi procesi i dialogut po sjell rezultate.Kreu i qeverisë tha se në këtë pesëvjetor Kosova ka arritur që të konsolidohet dhe forcohet çdo ditë me më tepër.Kemi arritur rreth 100 njohje nga e gjithë bota demokratike, njohje tjera do të vijnë. Jemi anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, politike dhe financiare. Kemi pasur rritje ekonomike, ndërsa në vitin e fundit diku rreth 4 për qind. Kemi arritur që të rrisim mirëqenien sociale të qytetarëve. Kemi arritur që nga 2008 deri më tani të dyfishojmë buxhetin e Republikës së Kosovës, apo ta rrisim atë për 121 për qind”, theskoi ai.

 

Serbia insiston në një autonomi për serbët e Kosovës, kurse Kisha Ortodokse Serbe kërkon më shumë të drejta dhe mbrojtje, se sa në planin e Marti Ahtisaarit.
Kërkesat e Serbisë, në takimet e ardhshme me Kosovën, do të jenë të qarta, do të ketë marrëveshje për institucionet paralele, në rast së arrihet marrëveshje për krijimin e një lidhje ose Këshilli të komunave serbe.Marko Gjuriç, këshilltar i presidentit Tomisllav Nikoliç, ka thënë se Serbia është unike dhe nuk pret që të ketë kushte të reja nga Bashkimi Europian.“Ky Këshill i komunave, që ne kërkojmë, do t’u mundësonte serbëve në Kosovë të jetojnë siç i takon qytetarëve të shekullit 21 në Europë”, ka thënë Gjuriç.
Serbia nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, në këmbim të një autonomie për serbët, por do të mund të pranonte zgjedhjet në veri.

 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Ketrin Eshton, tha se llogaritë në mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.Gjatë paraqitjes vjetore në Këshillin e Sigurimit, ajo vuri theksin në punën që po bën në ndërmjetësimin e procesit të bisedimeve që, sipas saj, tashmë po japin frytet e tyre.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch