Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 Shkurt 2014 – Publikohen arsyetimet dhe dokumenti i firmosur prej 5 subjekteve politike kundër zgjedhjeve parlamentare

RTP lajmet 14 Shkurt 2014 – Publikohen arsyetimet dhe dokumenti i firmosur prej 5 subjekteve politike kundër zgjedhjeve parlamentare

PDSH, PD, LPD, UDSH, BDL dhe RD kanë dale me një komunikatë të përbashkët në lidhje me bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare. Ne , krerët e subjekteve politike shqiptare në takimin e zhvilluar të shtunën, më datë 08,02,2014, në Preshevë , unanimisht kemi marrë qëndrim për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Serbisë , të caktuara për datën 16 mars të vitit 2014.Edhe pse qëndrimin tonë e kemi shprehur në konferencën për shtyp, menjëherë pas përfundimit të takimit , shohim të udhës që edhe përmes kësaj forme , opinionit të gjerë t’ia sqarojmë shkaqet që na shtërnguan në marrjen e vendimi të tillë , duke dhënë këtë arsyetim.

 

Komunikatë e përbashkët e : Partisë Demokratike Shqiptare ( PDSH) , Partisë Demokratike (PD), Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Unioni Demokratik Shqiptarë (UDHSH) , Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) dhe Grupimi Qytetarë Rilindja Demokratike (RD).

 

“JO” ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TË SERBISË

 

Ne , krerët e subjekteve politike shqiptare të lartë shënuara , që shtrijmë aktivitetin tonë në Luginë të Preshevës , e që njëkohësisht drejtojmë edhe institucionet lokale të dala nga vota e popullit, në takimin e zhvilluar të shtunën, më datë 08,02,2014, në Preshevë , unanimisht kemi marrë qëndrim për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Serbisë , të caktuara për datën 16 mars të vitit 2014.

Edhe pse qëndrimin tonë e kemi shprehur në konferencën për shtyp, menjëherë pas përfundimit të takimit , shohim të udhës që edhe përmes kësaj forme , opinionit të gjerë t’ia sqarojmë shkaqet që na shtërnguan në marrjen e vendimi të tillë , duke dhënë këtë arsyetim.

 

ARSYETIM

 

 

Deputeti popullorë ( në një përbërje ishin dy deputetë shqiptarë ) në Parlamentin e Republikës së Serbisë , i cili përfaqësonte një parti politike të Luginës apo disa nga to e që përbënin një koalicion , gjithnjë ka qenë i mos përfillur nga ana e institucioneve shtetërore të republikës , duke filluar ng qeveria e deri tek nivelet më të ulëta.

 

Edhe pse shqiptarët e rajonit tonë që nga lidnja e sistemit shumë partiak në Serbi , pothuaj se në të gjitha përbërjet kanë pasur deputetin , ai jo vetëm që ka shërbyer si dekor , por pothuaj se asnjë nga amendamentet e propozuara nuk kanë marrë besimin e Parlamentit e lëre më të bëhen objekt diskutimi apo miratimi edhe në qeveri.

Edhe përkundër pjesëmarrjes në jetën parlamentare , kërkesat kyçe politike të  shqiptarëve të Luginës së Preshevës , jo që nuk janë realizuar , por as që janë trajtuar seriozisht nga ana e organeve shtetërore në Serbi.

 

kështu , edhe pas 24 viteve nga lindja e pluralizmit politik në Serbi dhe 13 viteve nga përfundimi i konflikteve të armatosura në Luginë , pozita e  shqiptarëve të Preshevës , Bujanocit e Medvegjsë gati se ka mbetur  e pandryshuar.

 

Platforma poltike e vitit 2006 dhe Dokumenti i Masave urgjente i vitit 2013 , të aprovuar nga Kuvendi i këshilltarëve Shqiptarë  të tri komunave , kurrë nuk janë bërë objekte serioze të diskutimit në agjendat e qeveritarëve serbë.

 

Madje, edhe vet Plani dhe Programi i Qeverisë së Serbisë i viti 2001 , i cili mori pëlqimin e NATOS-s dhe OSBE-së , nuk ka arritur të zbatohet as deri në gjysmë , duke filluar nga Marrëveshja Paqësore e Konçulit , amnestimi i plotë i ish pjesëtarëve të UÇPMB-së , çmilitarizimi i rajonit . kthimi i qëndrueshëm i të të zhvendosurve , kompensimi i dëmeve të luftës si dhe integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat politike , ekonomike dhe civile të vendit.

 

Së fundmi . të drejtat e shqiptarëve në vend se të përmirësohen , ato po zvogëlohen.

 

Ricaktimi i selive të gjykatave themelore , prokurorive dhe atyre për kundërvajtje , duke i lënë Bujanocin dhe Preshevën qoftë pa njërin apo tjetrin segment  të jurisprudencës , paraqesin shembullin drastik të thellimit të diskriminimit të shqiptarëve të Luginës.

 

Diskriminimi tjetër që bënë shteti , është edhe ai i sjelljes së vështirësive të qëllimta që në start , e që ka të bëjë me sigurimin e 10 mijë nënshkrimeve për të paraqitur listën zgjedhore të kandidatëve për deputet.

 

Në vend që Serbia t’i stimulojë pakicat për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare , ajo me kriteret e ngjashme të caktuara si për partitë e qendrës , jo që avancon pjesëmarrjen në jetën parlamentare të pakicave , por përkundrazi atë po thuaj se atë e bënë të pamundur.

 

Në këtë drejtim , as që duhet të flasim për privilegjet tjera që gëzojnë pakicat si në disa vende të rajonit , siç është  p.sh, përfaqësimi përmes vendeve të rezervuara në parlament.

 

Andaj , duke i patur parasysh faktet e sipërpërmendura dhe duke i shtuar ato, se edhe përkundër përfaqësimi me deputet që kishim gjatë viteve , asnjëherë s’kemi arritur të integrohemi si duhet në institucionet shtetërore , të përfaqësohemi proporcionalisht në polici dhe gjyqësi , të kemi të zgjidhur çështjen e arsimit , shëndetësisë , përdorimit të gjuhës dhe shkrimit , asaj të simboleve , e shumë të tjera,,…

 

Ne si drejtues të subjekteve politike shqiptare , duke marrë edhe pëlqimin paraprak të anëtarësive dhe strukturave partiake tona , kemi vendosur ti themi “ JO” pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.

 

P.S: Pasojnë nënshkrimet e përpiluesve të kësaj deklarate:

 

————————————————-

PVD po vazhdon grumbullimi i nënshkrimeve – të hënën hapen edhe qendra tjera grumbullimi

 

Nga dita e djeshme Partia për Veprim Demokratik ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve. Sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të PVD Nadër Sadiku qytetarët kanë filluar të japin nënshkrimet e tyre , ndërkaq kjo procedura po kryhet të zyret e PVD-ës. Sipas Sadikut gjykata e Bujanocit ka dërguar përfaqësuesin e vet ku dhe qyfterët po legjitimohen.

Por sipas tij për shkak të mos maltretimeve të qytetarëve , nga e hëna do të hapen edhe zyre të tjera nëpër bashkësitë lokale.

Sadiku apelon tek qytetarët dhe subjektet politike që të mbështesin këtë listë .Partia për veprim demokratik të shtunën në ora 14-të në shtëpinë e kulturës  do të mbajë tubimin e parë zgjedhorë Ndërkaq ditëve në vazhdim do të publikohet edhe lista e kandidatëve  për zgjedhjet parlamentare të 16 marsit , ku dhe do të mësohet kandidati për deputet.

—————————————————————–

Në qendër të vëmendjes takimi I sontëm me Ministrin e jashtlëm Ditmir Bushati

Ministria e Punëve të Jashtme  e Republikës  së Shqipërisë sërish do të jetë qendër e vëmendjes kur janë në pyetje zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të parapara për 16 mars, dhe pjesëmarrja ose jo e shqiptarëve të Luginës në to. Sonte do të zhvillohet edhe takimi i radhës ku pritet të jepen edhe sugjerimet e fundit se çfarë do të jetë uniteti i spektrit politik shqiptarë në Luginë

Ministri i Punëve të Jashtme  të Republikës  së Shqipërisë, Ditmir Bushati, sonte do të  takoj krerët e institucioneve nga Lugina, Riza Halimi-deputet popullor, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës dhe Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në takim ka ftuar vetëm krerët institucional e jo mbarë drejtuesit e subjekteve politike, ngase në takimin e fundit që kishte ndodhur para dy jave, ai kishte këmbëngulur që Lugina mos të shkoj më në takime me dhjetëra individë, por delegacioni të kufizohet vetëm me krerët institucional.

—————————————-

Ministri i financave të RKS Besim Beqaj takon kryetarin Mustafa e Arifi

Ministri i financave RKS Besim Beqaj  ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe atë të Bujanocit Nagip Arifi.Në këtë takim sipas ministrit Beqaj është  biseduar për mundësitë e zgjerimit te bashkëpunimit ne mes te Qeverise se Kosovës dhe institucioneve ne komunat e Luginës se Preshevës.
Po ashtu, teme diskutimi ka qenë edhe realizimi i vendimit për mbështetjen financiare të marrë në mbledhjen e dy qeverive në Prizren.

————————————————

Pjesëmarrja në zgjedhje kyçe për realizimin e të drejtave të qytetarëve, thotë Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi

 

Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Serbisë në procesin zgjedhor është kyçe për realizimin e të drejtave qytetare, tha Ambasadori Piter Burkhard, Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 16 marsit në vend. 

 

“Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet plotësisht të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në Parlament”, tha Burkhard. Ai i bëri posaçërisht thirrje komunitetit shqiptar në Serbinë jugore të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme si dhe të shfrytëzojë mundësinë për të marr pjesë në formëzimin e të ardhmes të të gjithë rajonit në rrugën e tij Evropiane. “Propozimi i kandidatëve dhe votimi paraqesin të drejta dhe detyrime për të gjithë qytetarët”, ai tha. “Ne inkurajojmë çdo individ të përkatësisë etnike shqiptare në Serbinë jugore të del në votime më 16 mars në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim më të madh politik për veten e tyre në shoqëri dhe progres për rajonin ku jetojnë”. Misioni i OSBE-së në Serbi dhe misioni i kufizuar për vëzhgimin e zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe Drejta të Njeriut (ODIHR) funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe me mandate të veçanta.

——————————————–

Shtyhet vizita e Edi Ramës në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të vizitojë Beogradin brenda muajit shkurt ashti siç ishte paralajmëruar. Siç konfirmojnë burime brenda kabinetit Rama, vizita për në kryeqendrën serbe do të shtyhet për më vonë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, shkruan Zeri. Në Luginën e Preshevës, ndërkaq entuziazmi për vizitën e Ramës ka arritur kulmin, duke shpresuar se me vizitën e kryeministrit Rama, të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Serbi do të merren më seriozisht nga pala serbe, si dhe do të ketë një lëvizje në drejtim të plotësimit të kërkesave të shqiptarëve për arsim, kulturë dhe informim.

————————————————————–

Mendimi këshillimor i GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk bie në kundërshtim me normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare . Mendimi konsultativ i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pa dyshim që në tërësinë e tij ka pasur një impakt pozitiv për çështjen e Kosovës në tërësi. Përsërisim se ai do t’i shërbejë njohjeve të reja, si dhe konsolidimit e forcimit të këtij shteti të ri në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Është fakt tashmë se afrimi dhe vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, veçanërisht e SHBA-së dhe Bashkimit Europian, kanë marrë një dimension të ri, pavarësisht se pesë nga 27 shtetet anëtare të BE-së, konkretisht Greqia, Qipro, Rumania, Spanja dhe Sllovakia, ende hezitojnë njohjen e saj. Megjithatë, perspektiva europiane e Kosovës as që mund të vihet në diskutim, pavarësisht se ky nuk është një proces që vetëkuptohet e që vjen natyrshëm. Në të kundërt, ai kërkon angazhim serioz dhe realizimin e një sërë detyrave dhe standardeve të rëndësishme në planin e brendshëm. Mund të thuhet, gjithashtu, se normalisht duhet të këtë ndryshim edhe të politikës serbe ndaj Kosovës .

—————————————————–

Dita e sotme shënon ditën e të dashuruarve “Shën Valentinin” ?

 

Dita e sotme shënon ditën e të dashuruarve Shën Valentinin. Çiftet e dashuruar e konsiderojnë këtë ditë si të shënuar. Por çfarë është Festa e Shën Valentinit në të vërtetë? Eh, ajo është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria. Madje, Shën Valentini nuk është aspak shenjti i dashurisë; Shën Rafaeli është më shumë se ai, mbrojtësi i zemrave të dashuruara. Ndërkohë që Shën Rafaeli është shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave. Megjithatë, festa që mban tashmë emrin e shenjtit të ”gabuar”, celebrohet si një festë dashurie në të gjithë botën. Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku andej nga vitet ”60 dhe çuditërisht në vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin që përfaqëson festën nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch