Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 Shkurt 2014 – Shqipëria nuk përkrahi listën e veçantë

RTP lajmet 14 Shkurt 2014 – Shqipëria nuk përkrahi listën e veçantë

Në takimin e djeshëm  në Tiranë të zhvilluar midis, Ditmir Bushatit, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë dhe delegacionit nga Lugina, në përbërje: Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa,kryetar i komunës së Preshevës, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional dhe Riza Halimi, deputet popullor , është prekur përsëri çështja e zgjedhjeve parlamentare e posaçërisht Lista e përbashkët.Ndërkaq sipas një njoftimi nga kabineti i kryetari ttë Bujanocit , lista e përbashkët është kundërshtuar nga kryetari i PVD Riza Halimi i cili nuk ka pranuar që bartësi i listës të jetë si rezultat i propozimeve të 65 subjekteve politike.

Biseda, e cila ishte mjaft e hapur, në tërësi i’u është kushtuar zgjedhjeve parlamentare të Republikës së Serbisë dhe reflektimit të tyre në Luginë të Preshevës.Pasi u njoftua me qëndrimet e palëve rreth këtyre zgjedhjeve, diplomati shqiptar propozoi që të merret në konsideratë qëndrimi i shumicës së subjekteve politike shqiptare të Luginës.Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra për informim e kryetarit të komunës së Bujanocit ”Shqipëria zyrtare mbanë qëndrimin për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare, z.Bushati propozoi që të krijohet Lista e përbashkët zgjedhore, ndrësa bartës i saj të jetë një kandidat i propozuar nga 6 partitë politike, të cilat kanë krijuar bllokun e tyre, duke dal me qëndrim për mospjesëmarrje në zgjedhje”.“Kategorikisht kundër këtij propozimi të diplomatit shqiptar ishte Riza Halimi, kryetar i PVD-së, i cili tha se ky subjekt vetëm se ka nisur procedurat rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare dhe se kthim mbrapa nuk ka. Duke e parë qëndrimin e prerë të z.Halimi, Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, të cilët në takim prezantonin edhe subjektet tjera që morën pjesë në takimin e së shtunës, në Preshevë, u deklaruan se nuk mund të jenë tërë kohën peng i PVD-së dhe se nuk është e udhës që vetëm ajo të jetë e para, kur kihet parasysh edhe fakti se ajo nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së trupit elektoral në Luginë të Preshevës”, thuhet në njoftim.Sipas  informacioneve brenda takimit , thuhet se ministri Bushati ti ketë thënë deputetit Halimi  se ti dhe kujdesi juaj ndaj shqiptarëve të Luginës jeni me mijëra kilometra larg. Mos harro se dikur më vonë në librin tim këtë do e fokusoj ishin fjalët e ministrit Bushati. Sipas Mustafës e Arifit ,as Shqipria e as Kosova nuk kanë mbështetur  lista të veçanta. Më tej Bushati thuhet e ka deklaruar se deputeti i mundshëm i PVD-së nuk do të konsiderohet përfaqësues i gjithë shqiptarë .Më tej në komunikatë thuhet se pasi që PVD, përmes Riza Halimit, nuk ndërroi qëndrimin e saj, kjo shtrëngoi edhe Nagip Arifin dh Ragmi Mustafën të mos ndrrojnë qëndrimin për mospjesëmarrje në zgjedhje.“Kjo situatë, e krijuar në takim, e zhgënjeu ministrin Bushati i cili decidivisht u shpreh se Shqipëria nuk përkrah qëndrime individuale të subjekteve politike të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare por vetëm ato të cilat janë unike”, përfundon njoftimi zyrtar i komunës së Bujanocit.

—————————————————-

 PVD: Bushati përkrahi listën e përbashkët – nuk u pranuan kërkesat tona në parimin të proporcionalitetit të votës 

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka dal sot me një deklaratë të shkruar pas takimit të zhvilluar të premten mes delegacionit nga Lugina dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. 

Në takimin e djeshëm në Ministrinë e jashtme të Republikës së Shqipërisë ku merrnin pjesë kryetari i PVD – së dhe deputeti aktual Riza Halimi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Galip Beqiri, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa u diskutua përsëri çështja e zgjedhjeve parlamentare të 16 marsit.Sipas deklaratës së PVD-së, ministri Bushati ka rikonfirmuar interesimin dhe përkrahjen për pjesëmarrjen e Shqiptarëve në këto zgjedhje me listë të përbashkët.

“Mirëpo edhe kësaj radhe kryetarët e pushteteve lokale, përkatësisht kryetari i PDSH dhe kryetari i PD nuk e pranuan propozimin e PVD – së për përpilimin e listës së përbashkët në bazë të parimit të proporcionalitetit të forcës zgjedhore që subjektet politike shqiptare e kanë arritur në zgjedhjet e fundit lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në deklaratën e PVD-së, transmeton Titulli.

Në këtë situatë PVD në bazë të vendimit të Kuvendit të përgjithshëm do t’i vazhdojë aktivitetet zgjedhore si me grumbullimin e nënshkrimeve të përkrahjes ashtu edhe me tubimet zgjedhore duke filluar me tubimin e sotshëm në ora 14:00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, shpjegon ky subjekt politik.“Mirëpo, këto aktivitete nuk duhet të jenë pengesë, në rast se subjektet tjera politike e ndërrojnë qëndrimin e tyre të bojkotit që edhe në këto momente të bisedojmë për mundësinë e arritjes së listës së përbashkët por duke i respektuar forcën reale të të gjitha subjekteve politike, e jo duke krijuar blloqe brenda spektrit politik Shqiptarë, ashtu si e propozuan kryetarët e PDSH-së dhe PD-së”, thuhet në deklaratën e Partisë për Veprim Demokratik.

 ———————————————-

PVD hap fushatën parazgjedhore – ende nuk dihet kandidati për deputet

 

PVD ka mbajtur sot tubimin e parë zgjedhor . Me moton PVD është për unitet në veprim e jo në bojkot , kryetari I PVD Riza Halimi I ka ftua të gjithë shqiptarët që të mbështesin listën zgjedhore të PVD. Vlen të theksohet se ende nuk është publikuar emri I kandidatit për deputet.

PVD është për unitet në veprim e jo në bojkot është kjo moto e cila edhe hap fushatën parazgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik. Në platformën e PVD thuhet se interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbrohen me pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale dhe parlamentare si dhe në zgjedhjet për këshill nacional. Sipas PVD vetëm përfaqësuesit legjitim mund të flasin në emër të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

PVD vlerëson se bojkoti pa strategji dalëse nga gjendja aktuale shumë e vështirë , është baras me kapitullimin dhe kundër bojkotimit janë të gjithë miqtë  ndërkombëtarë , njësoj si përfaqësuesit e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Sipas PVD bojkoti izolon dhe margjinalizon plotësisht Luginën e Preshevës.

Kryetari i PVD dega në Bujanoc Shaqip Kamberi duke dhënë arsyetimet për pjesmarje në zgjedhjet parlamentare ka thënë se shqiptarët nuk duhet të lejojnë që dikush në Beograd të flasë në emër të tyre. Kamberi para simpatizantëve ka thënë se PVD iu është shpallur një front politik i  dyfishtë , njëri nga partitë politike që janë për bojkot dhe sfida tjetër ajo më grumbullimin e nënshkrimeve. Por për Kamberin PVD nuk do të lejoj që të jetë parti satelit por do të udhëheq me politik pragmatike dhe realiste .

Ndërkaq kryetari i PVD Riza Halimi ka thënë se në situatën kur serbia ka hy në fazën e fundit tl përgatitjeve prë integrim në bashkim Evropian , qeveria e re e Serbisë  do të jetë shumë  e interesuar , që jo vetëm t’i normalizojë raportet me Kosovën , por të punoj shumë më seriozisht në normalizimin e gjendjes në Luginë.

Në fund kryetar i PVD Halimi i ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe shqiptarët e që janë shpërndarë nëpër qytete të ndryshme në Serbi ta mbështesin listën zgjedhore të PVD-ës.

——————————————————–

Në Kragujevc arrestohen dy persona nga Lugina me 15kg marihuana

 

Vetura “Opel Vectra”, me targa të Zvicrës, në të cilën kanë qenë D.S (35) nga Presheva dhe Lj.S (52) nga komuna e Bujanocit pas ndalimit të policisë ka rezultuar të ketë 15 kg marihuanë.

 

Për kalimin e kësaj sasi të marihuanës ishin dhënë 500 euro për destinacionin e caktuar.
Policia e Kragujevcit ka arritur që në afërsi të Batoçina të zbuloj një rrjet të ri të trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia ka gjetur 15 kilogram marihuanë në veturën “Opel Vectra”, me targa të Zvicrës, në të cilën kanë qenë D.S (35) nga Presheva dhe Lj.S (52) nga komuna e Bujanocit.
Ekzistojnë dyshimet se D.S ka angazhuar Lj.S që me një shumë prej 500 euro me veturë të tij nga Bujanoci të transportoj drogën distributorëve në teritorin e Shumadisë.
Prokuroria ka caktuar masat e ndalimit, D.S dhe Lj.S do të ndjeken penalisht për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

———————————————————

Viti 2014 do të jetë më i ngrohti në histori

Viti 2014 mund të jetë viti rekord me verë të nxehtë. Shkencëtarët në mbarë botën janë të sigurt për këtë me 75 për qind! Ky parashikim është i lidhur ngushtë me fenomenin global atmosferik dhe oqeanik El Niño, i cili, sipas shkencëtarëve, është i gatshëm të hedh në atmosferë sasi të mëdha të nxehtësisë.

Fenomenin global atmosferik dhe oqeanik El Niño,El Niño, në fakt paraqet një turbullirë të fortë termike mbi sipërfaqen e Paqësorit lindor, që ka ndikim të madh në klimë dhe mund të krijojë kaos në botë.
Shkencëtarët gjermanë besojnë se është e mundur të parashikojnë sjelljen e El Niños një vit më parë, por pasi temperatura e ujit është e ndikuar nga erërat që fryjnë në ekuator, prognoza është e kufizuar në gjashtë muaj, raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Ata pretendojnë se metoda e tyre parashikoi me saktësi mungesën e këtij fenomeni në dy vitet e fundit dhe se ka shumë gjasa që të realizohen parashikimet e tyre se El Niño pritet në fund të vitit 2014.
Megjithatë, opinionet midis ekspertëve në këtë fushë janë të ndara. Meteorologu amerikan Tim Barnett pohon se këto metoda janë të vjetra dhe se janë përdorur në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, ndërsa meteorologu australian Andrew Watkins thotë se El Niño ka gjasa të shfaqet, por jo që kjo patjetër të ndodh.
Ajo rreth së cilës pajtohen të shkencëtarët është se Toka çdo dhjetë vjet goditet nga një thatësirë shkatërruese dhe zjarre të papara, dhe se shanset që kjo krizë të ndodhë në këtë vit janë në 75 për qind.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch