Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 14 shtator 2012

RTP lajmet 14 shtator 2012

Kjo lagje në rrugën Ramiz Sadiku ka 20 vite që përballet me problemin e rrjetit të kanalizimit. Ata gjatë kohës së shirave është dashtë të mobilizohen për të shmangur ujin nga shtëpitë e tyre, bile kane qenë të rrezikuar edhe nga ndonjë epidemi. Por pas 2 dekadave ata tashmë e kanë zgjidhur këtë hallë. Në anën tjetër drejtori i NP Moravica Naser Sadiku ka thënë se problemi të tilla mundtë ketë edhe nëpër lagje të tjera por me një bashkëpunim të ndërsjellë me qytetarët këto defekte do të evitohen. Në një mënyrë ai le të kuptohet se qytetarët duhet të kryejnë pagesën e ujit dhe mbeturinave ashtu që Moravica ti ofroj shërbime edhe më efikase. Defekte e tilla shpesh vijnë si pasojë e rrjetit të vjetruar por edhe nga lidhjet e paligjshme të qytetarëve në rrjetin kanalizimi dhe të ujit . Edhe vozitësit nuk duhet të shqetësohen për dëmtimin e rrugës pasi , brenda një kohe të shkurtët ky kanal do të asfaltohet.

———————–

Do të fillojë së shpejti në Serbi kontrolli i fakulteteve të dyshimta që nuk kanë akreditim, që punojnë ilegalisht ku disa prej tyre merren me tregtinë e diplomave që arrijnë shifrën prej 3000 deri 6000 euro. Policia dhe inspektorët e arsimit do të fillojnë kontrollimin e punës së rreth 1000 fakulteteve dhe degët e tyre, shkollave të larta dhe akademive në Serbi që nuk kanë akreditim, punojnë ilegalisht dhe disa prej tyre merren me tregtinë klasike të diplomave që në tregun e zi shiten me nj cmim prej 3000 deri 6000 euro. “Këto fakultete shpesh quhen akademi dhe shkolla të larta dhe themelohen vetëm për një përdorim. Shpesh në emrin e tyre vendosin emra si diplomaci, ekonomi, siguri, banka apo edhe epitete si Fakultet Evropian që ka bashkëpunim me shkollat e larta jashtë shtetit. Asnjë fakultet nuk mbijeton deri 4 vjet. Thjesht, hapet për shitje të diplomave për student të huaj apo edhe për ata që kanë ngecur në fakultete të tjera të akredituara dhe kjo diplomë i duhet patjetër për tu punësuar” shkruajnë mediet serbe.

——————

Jo të gjithë mendojnë se krijimi i zonës ekonomike rajonale në Novobërdë është projekt i qëlluar. Për Partinë e Drejtësisë (PD), Dega në Gjilan, kjo zonë duhet të bëhet në trekëndëshin Gjilan-Preshevë-Kumanovë. Drejtues të këtij subjekt politik thanë se trekëndëshi ndërkufitar rajonal Gjilan-Preshevë-Kumanovë nga të gjitha hulumtimet e bëra prej vitit 2003 e këndejmi nga Institutet ndërkombëtarë dhe ne veçanti ato evropiane, kanë nxjerr përfundime qe ky trekëndësh rajonal duhet të koncentrohet në aspektin e zhvillimit ekonomik në këtë pjesë të Evropës. Arianit Sllamniku, kryetar aktual i PD-së së Gjilanit, ka thënë për Portalin e Lajmeve 2LONLINE, se edhe si ish kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit në zgjedhjet e vitit 2009, e ka ngritur këtë çështje si model të zhvillimit ekonomik dhe nuk ka reshtur së përmenduri, prandaj edhe insistojnë në këtë model zhvillimor, për vet faktin se është shumë dimensional dhe nuk e ka vetëm një qellim. “Përveç zhvillimit ekonomik të fshatrave në brezin kufitar të këtij trekëndëshi, do të luante edhe rolin integrues ndërshqiptar dhe të krijimit të lidhjeve edhe më të ngushta ndërmjet veti ose edhe ripërtrirjen e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet vetes”, ka thënë Sllamniku. Ai tha se hapi kryesor dhe caku do të ishte eliminimi edhe i pengesave kufitare me që do të kishim një inicim edhe për largimin e tyre përgjithmonë.
—————-
Shefja për Politikë të Jashtme dhe për Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka paralajmëruar takim ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Tomislav Nikoliq, në Nju-Jork në fund të këtij muaji, të cilëve do t’u bëjë presion për vazhdimin e dialogut. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë nisur përpjekjet intensive për të përshpejtuar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Shefja për Politikë të Jashtme dhe për Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka paralajmëruar takim ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Tomislav Nikoliq, në Nju-Jork në fund të këtij muaji, të cilëve do t’u bëjë presion për vazhdimin e dialogut. Takimi i Ashton me liderët e dy shteteve do të ndodhë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet në Nju-Jork, në fund të këtij muaji. Kështu ka thënë në një prononcim për “Zëri”, Maja Kocijancic, zëdhënësja e baroneshës Ashton.

——————–

Gjatë disa viteve të fundit, Serbia ka arritur përparim të madh në reforma, në bashkëpunim me Hagën dhe në raport me Kosovën, që ka rezultuar me statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, tha ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick, e cila sot e ka ditën e saj të fundit të punës në Beograd, raporton rel. Warlick i ka thënë agjencisë Beta se qeveria e re duhet ta vazhdojë punën e filluar për afrim ndaj Evropës. Ajo i ka përkujtuar porositë e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit, para se ajo të vinte në Beograd, në maj të vitit 2009. “Mendoj se ka sjellë një porosi shumë të fortë dhe pozitive se Shtetet e Bashkuara fuqishëm e mbështesin Serbinë dhe euro-integrimet e saj, me gjithë dallimet tona për Kosovën”, theksoi ambasadorja Warlick.
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se “politika edhe Kosova dhe BE-ja”, është në sprovë të madhe, pas paraqitjes së kushteve të qarta për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, dhe se kërkesa “krejtësisht e re dhe më problematike” është ajo për nënshkrimin e kontratës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Prishtinën. “Politika edhe Kosova edhe BE-ja është në sprovë të madhe”, tha Stefanoviq dhe shtoi se nuk do të shkonte aq larg si disa analistë për të konstatuar se kjo politikë është shkatërruar, “por do të jetë e nevojshme shumë mençuri politike, takt dhe realizëm në arritjen e kompromiseve të dhembshme me Prishtinën”. Mëtutje, Borisllav Stefanoviq i tha agjencisë Beta, se mesazhi nga gjermanët, i fundit në vargun e porosive të rënda dhe të këqia për politikën serbe, duhet kuptuar në mënyrë shumë serioze. Këto komente u bënë pasi dje përfaqësuesi i lartë i partisë CDU në qeveri në Gjermani, Andreas Shokenhof, deklaroi se Gjermania do të kërkoj, që para fillimit të bisedimeve për pranim me Bashkimin Evropian, Beogradi ta nënshkruaj një kontratë me Prishtinën, me të cilën obligohet për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
—————
Një prej politikanëve më radikalë të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, duket se ka hequr dorë nga deklaratat ekstremiste kundër pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Veçernje Notosti”, ish-kryeministri i Serbisë ka thënë se herët a vonë njohja e Kosovës do të jetë e pashmangshme. Sipas tij, aktualisht Bashkimi Evropian nuk po e parashtron si kusht njohjen e Kosovës, por në fund të negociatave të anëtarësimit, kërkesa në fjalë do të bëhet realitet. “BE në këto momente nuk po kërkon haptazi që Serbia të njohë Kosovën, por është e qartë se në fund të proçesit të negociatave njohja e saj do të jetë e pashmangshme”, ka thënë Koshtunica. Megjithatë, kryetari i PSD-së ka vlerësuar orientimin e ri të Beogradit, se përveç BE-së ka alternativa të tjera, duke iu referuar këtu raporteve të reja me Rusinë. Pak ditë më parë ishte presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz që deklaroi se Serbia duhet të njohë Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në BE. Duke sqaruar për mediat serbe deklaratën e tij, Schulz ka thënë se e ka bërë atë duke u bazuar tek realiteti dhe pragmatizmi. “Ajo që kam thënë unë për shumëkënd është e qartë. Ne të ardhmen pres të shoh si Serbinë edhe Kosovën në BE, por në fund të këtij proçesi duhet të gjendet një mënyrë për njohje të ndërsjelltë”, ka thënë Schulz.
—————–
Akademikë, historianë e studiues të fushave të ndryshme janë bërë bashkë në Prishtinë në konferencën shkencore për të diskutuar rreth Shqipërisë dhe Kosovës, 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Me organizimin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës dhe Institutit të Historisë në Prishtinë, konferenca shkencore dyditore “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas” ka filluar punimet të enjten me fjalën e dy kryetarëve të akademive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Akademik Hivzi Islami, kryetar i ASHAK-ut, i cili ka hapur konferencën, ka thënë se shpreson që kjo ngjarje me çështjet që do t’i trajtojë në kuadër të temës, me komplementaritetin në mes tyre, mbi bazë të argumenteve të reja shkencore, do të jetë produktive në zbardhjen e një mori problemesh dhe zhvillimesh njëshekullore. Sipas tij, ky jubile duhet të shërbejë si një fillim i shqyrtimit të historisë shqiptare. Sipas kryeakademikut të Kosovës, këto dy jubile janë gjithashtu një rast që gjakftohtë, pa emocione e patetikë, të nxirren mësime nga pikat e dështimeve dhe qeverisjeve në të dy anët e kufirit dhe të reflektojnë për një qeverisje racionale e produktive dhe perspektivë të sigurt euroatlantike.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch