Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Dhjetorë 2013

RTP lajmet 15 Dhjetorë 2013

Një delegacion nga Lugina i prirë nga kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa do të takohen nesër në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë takim me kreun e ekzekutivit të Kosovës do të marin pjesë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Riza Halimi, deputet, Jonuz Musliu, kryetar i LPD- së, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe të tjerë. Sipas kabinetit të kryeministrit Thaçi qëllimi i kësaj vizite do të jetë situata dhe zhvillimet e fundit në Luginë pas kërcënimeve dhe ultimatumeve serbe për prishjen e lapidarit të UÇPMB-së.
——————-
Përfqësuesit e subjekteve politike që veprojnë në vend mbrëm në emisionin studio e hapur në Radiotelevizionin Presheva Shaip Kamberi kryetar dege I PVD-së në Bujanoc, Naser Aziri kyretar I degës në Preshevë, Salih Salihu kryetari degës së PDSh-së në Bujanoc dhe anëtari I kryesisë së BDL-së Muhamet Mustafa në pyetjen se nëse vie deri te heqja e lapidarit siç është paraljmëaruar nga qeveristar serbë janë shprehuer se nuk do të hiqet dora nga vënia përsëri dhe se faktori shqiptar duhet të ruaj këtë nivel të unifikitmit.
—————
Dalja në skenë e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe deklaratat e tyre për të hyrë në luftë me Serbinë, nuk priten mirë nga opinioni kosovar. Ligjvënësit dhe analistët politikë konsiderojnë se Luginës së Preshevës nuk i duhet forcë guerile “kaçake” por i duhen veprime konkrete politike nga Prishtina dhe Tirana. Sipas tyre, çështja e Luginës së Preshevës është problem politik dhe duhet të zgjidhet me mjete politike. Ndërkaq, anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi thotë se pamjet e njerëzve të maskuar dhe pjesërisht të armatosur, ndonjëherë pavarësisht qëllimit që kanë, efektin e kanë të keq. “Presheva ka nevojë të mbrohet, shqiptarët në Preshevë t’i mbrojnë dhe sendërtojnë trojet e veta, por kjo që pashë mbrëmë më tepër m’u duk si një skeç qesharak që i duhet preshevarëve në këtë kohë. Shqiptarët kanë luftuar gjithmonë për liri, por nganjëherë pa dashje mund ta vrasin qëllimin e vet, para se ta vrasin armikun”, ka thënë Selimi. Daljen në skenë të AKSH-së, ai e sheh më tepër si goditje ndaj qëllimit, sesa ndaj armikut. “Presheva, shqiptarët e Preshevës në fakt ndjehen si të thuash si një jetim, por kur është për të marrë nga ata edhe Prishtina edhe Tirana merr, kur është për t’i dhënë distancohet edhe Prishtina edhe Tirana, por sidoqoftë Prishtina edhe Tirana në këtë rast janë dy qeveri, kurse populli e kombi është një”, vlerëson Selimi. Ai ka thënë se Presheva dhe shqiptarët në Preshevë në tokat e tyre etnike po vazhdojnë të mbeten nën dhunën, represionin, okupimin dhe gjithsesi nën terrorizimin që i bëhet atyre nga forcave dhe politikës serbe. “Pra, ai është vend i pushtuar i Shqipërisë dhe si e tillë duhet të çlirohet. Ne duhet të ruajmë diçka, që po e humbëm nuk mund ta fitojmë më”, ka thënë Selim.
——————–
Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Evropë. Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke vazhduar me politikën e Milosheviqit në Luginën e Preshevës. “Qeveria serbe duhet ti marrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konçulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviqit”, është shprehur Hoxhaj nga Egjipti në një intervistë në “Interaktiv”. Ministri Hoxhaj ka thënë se në rast se qeveria serbe do të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme ta rrënoi lapidarin, atëherë kjo do ta destibalizonte tërë rajonin. “Çështja e lapidarit duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe me dialog dhe çdo ndërhyrje e vrazhdë do të krijojë destabilitet jo vetëm në Preshevë por edhe në rajon” ka thënë ai. Hoxhaj ka folur edhe për dialogun e 17 Janarit që do të ndodh ndërmjet kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciq. Ai ka thënë se ky do të jetë njëri prej dialogëve më të rëndësishme, pasi që do të bisedohet për tërheqjen nga Kosova të të gjitha strukturave ilegale serbe. Hoxhaj gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë premtime nga Egjipti për njohjen e shtetet të Kosovës.
—————

Në Bruksel ka vazhduar sot dialogu teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe siç ka thënë, Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, veriu i Kosovës ishte temë qendrore e bisedimeve. Veriu i Kosovës që nga fillimi ka qenë në qendër të dialogut, sepse atje ka pasur më së shumti probleme”, ka thënë Maja Kocijancic për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug. Në Bruksel, sot janë takuar grupet punuese në kuadër të dialogut teknik, derisa të enjten më 17 janar, do të zhvillohet takimi i planifikuar i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic”. Ajo ka thënë se deri tash është biseduar mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, por, nga tash, pritet të hapen temat e reja.
————–
Përmendorja e Nënës Terezë që do të ndërtohet nga biznesmeni miliarder, Subrata Roj, do të vendoset në sheshin “Maqedonia” të Shkupit. Kontratën me kompaninë e miliarderit, Sahara India, duhet ta lidhë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, në afat prej 60 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit për ndërtimin e këtij objekti. Vendimi është marrë tashmë nga Qeveria, citojnë burimet e tyre mediat maqedonase. Objekti do të jetë i lartë 32 metra.
—————–

Gjermania dhe Suedia gjithnjë e më të shqetësuara lidhur me abuzimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë. Shifrat flasin qartë. Në vitin 2012 është regjistruar numri më i madh i azilërkuesve nga Ballkani në zonën Shengen. Pjesa dërrmuese e tyre vjen nga Serbia dhe Maqedonia. “Viti 2012 ka qenë viti me numrin më të lartë të azilkërkuesve nga Ballkani që prej fillimit të liberalizimit të vizave. Janë regjistruar tashmë rreth 40 000 azikërkues, që përbën një nivel shumë më të lartë sesa vitet e shkuara. Ka gjithnjë e më shumë kërkesa nga shtete anëtare të Bashkimit Europian që të rivendost regjimi i vizave për Qerbinë dhe Maqedoninë, pasi shumica e azilërkuesve vijnë nga këti dy vende” –deklaroi Stiglmayer. Kjo është arsyeja pse serviset e brendshme të shteteve si Gjermania kanë kërkuar rikthimin e vizave për këto dy vende, gjë që ka influencuar edhe bashkëvendimarrjen e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm të vizave midis Parlamentit Europian dhe Këshillit të ministrave:“Komisioni i lirive civile ka shtyrë votimin për mekanizmit e rivendosjes së vizave për vendet që abuzojnë me lëvizjen e lirë në zonën Shengen, por kjo është çështje kohësh. Ka një problem të mprehtê tê azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja. Gjermania po futet në fushatë zgjedhore dhe të gjitha këto së bashku ndikojnë për keq. Nëse ky mekanizëm do të ishte aprovuar, jam e sigurtë, se disa shtete anëtare do ta kishin përdorur, duke rikthyer vizat”-shpreht eurodeputetja Tanja Fajon.“ Presioni për rivendosjen e vizave është bërë më i madh dhe i vazhdueshëm së fundmi veçanërisht nga Gjermania. Shtypi ka folur jo pak për këtë problem. Serviset federale të ministrisë së brendshme dhe atyre në lande janë shprehur tashmë, se ato kërkojnë rivendosjen e vizave. Mos të harrojmë gjithashtu, se Gjermania zhvillon zgjedhje të përgjithshme në shtator, ndaj presioni mbi politikanët për të marrë masa ndaj abuzimeve do të rritet”- thotë Alexandra Stiglmayer. Sipas Inisiativës për stabilitetin Europian, shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin gjithashtu konceptin “vende origjine të sigurta” për vendet e Ballkanit, siç është bërë vitin e shkuar nga Belgjika për Shqipërinë për ti dhënë fund shqyrtimit të kërkesave të azilit për vende që përfitojnë nga liberalizimi i vizave.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch