Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Janar 2014 – Në Depcë arrestohen Burim Fazliun dhe Kamber Sahiti …

RTP lajmet 15 Janar 2014 – Në Depcë arrestohen Burim Fazliun dhe Kamber Sahiti …

Edhe pse kishin marrë vendimet për lirimi dhe shpalljes e pafajësisë Burim Fazliun dhe Kamber Sahitin, sot në kufirin Muçibab janë arrestuar nga polica dhe janë dërguar para Trupit Gjykues të Gjykatës së Apelit në Beograd.

Policia kufitare  serbe, në vendkalimin kufitar  mes Kosovës dhe Serbisë në Muçibabë, edhe pse i ishin treguar vendimet e gjykatës serbe për lirimin e tyre, së pari i ka ndaluar rreth dy orë dhe pastaj i ka arrestuar dy ish-të dënuarit politik Burim Fazliun dhe Kamber Sahitin, të cilët prej kohësh ndodheshin në Gjilan, pasi që më herët ishin  liruar të mbroheshin në liri nga ana e Gjykatës serbe për krime lufte, e që ishin si pjesë e të ashtuquajturit Grupi i Gjilanit, të cilët u akuzuan  për krime lufte kundër serbëve, pastaj edhe u dënuan deri edhe në 116 vjet burgim, por Gjykata e Shkallës së dytë (Gjykata e Apelit), në datën 13. 11. 2013, i liroi ata nga aktakuza si plotësisht të pafajshëm. Procedurat ligjore  serbe e japin shumë qartë rregulloren se në datën 08. 01. 2014, kur edhe zyrtarisht u publikua  vendimi për lirimin e të 17 Shqiptarëve të dënuar, brenda pak minutash me automatizëm është dashur të informohen Gjykata për Krime Lufte, Ministria e Drejtësisë, dhe e fundit Ministria e Punëve të Brendshme, që eventualisht të mos vij te ngatërresa të mundshme të tilla ligjore. Të njëjtit këta dy shqiptarë menjëherë janë nisur të dërgohen para Trupit Gjykues të Gjykatës së Apelit në Beograd, dhe pritet që i njëjta kjo gjykatë t’i lirojë që nesër, natyrisht nëse nuk është i përgatitur ndonjë skenar anti-shqiptar i qeverisë serbe.

 

17 shqiptarët nga Preshevë do të padisin shtetin serb – pas vendimit për pafajësinë

Por 17 shqiptarët nga Presheva pas vendimit të marrë më 8 janar se janë shpallur të pafajshëm , do të padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblim. Mbrëmë dy të liruarit Agush Memishi e Ahmet Hasani kanë rrëfyer për herë të parë edhe për oferta që iu kishin bërë në burg. Po ashtu edhe avokati mbrojtës Zdravko Krstiç ka rrëfyer për kërcënimet që iu kishin për shkak të lëndës që kishte marrë . Në vazhdim ju sjellim disa nga momentet më interesante të rrëfimeve ekskluzive mbrëmë në studion e hapur.

Dy të liruarit Agush Memishi e Ahmet Hasani si dhe avokati mbrojtës Zdravko Krtsiç , mbrëmë në detaje kanë rrëfyer për qëndrimin në burg dhe seancat gjyqësore kundër 17 shqiptarëve nga Presheva.

Agushi e Ahmeti në emision ekskluziv studio e Hapur kanë rrëfyer për ditën e 26 dhjetorit , kur forcat speciale bastisët shtëpitë e tyre dhe i arrestuan ata.Ndërkaq pas këtij momenti disa nga të burgosurit i ka marrë në mbrojtje avokati Zdravko Krstiç , i cili që atëherë kishte besuar se aktpadia kishte prapavijë , sidomos identifikim e UÇK-së si organizatë terroriste.

Avokati mbrojtës Krstiç  pas marrjes së lëndës është përballuar me presione , kërcënime , nga avokat të ndryshëm por ishte  sulmuar edhe mediat , të cilat sipas tij bënin edhe gjykim paralel me gjykatën. Por sipas tij këto media do të paditen një nga një ,bile disa edhe do të detyrohen të mbyllen vet , pasi ende pa u shpallur vendimi përfundimtar kanë shkruar Lirohen kriminelët shqiptarë.

Ndërkaq sa i përket dëshmitar bashkëpunëtor Bozhur 50 , avokati Krstiç ka thënë se dëshmitë e tij kanë qenë rrëqethëse edhe për vetë avokatët , që sipas avokatit mbrojtës ishin të sajuara dhe asgjë nuk ishte e vërtetë .Po ashtu edhe  në bazë të vendimit kolegjit të  gjykatës së apelit në Beograd departamentii për krime lufte , vlerësohet se gjykata e shkallës së parë ka vepruar rregullisht kur nuk e ka pranuar deklaratën e dëshmitarit bashkëpunëtorë Bozhur 50 , duek gjetur se deklarata e tij është e paqartë , e pasaktë dhe në pjesë të rëndësishme mohuar ,me prova të tjera në kuptim të fateve relevante.

Një fakt tjetër interesant ishte edhe akuza për vrasjen e një serbi në  Gjilan i cili rezultoi të jetë gjallë.

Ndërkaq Agush Memishit e Ahmet Hasanit i u ishin ofruar edhe mjete materiale   dhe gjithçka që vetëm të bëheshin bashkëpunëtorë.

Më 8 janar gjykata e Apelit 17 shqiptarëve nga Presheva , u ka dërguar edhe vendimin për lirimin e tyre përfundimtar. Avokati mbrojtës  Zdravko Krtiç thotë se do të padisë shtetin , e nëse do të ketë vështirësi do të shkojë edh enë gjykatën e Strasburgut.

Më 13 nëntor gjykata apelit i shpalli të pafajshëm 17 shqiptarët nga Presheva, të cilët akuzoheshin për krime lufte të kryera në Gjilan.

Më  8 janar ata kanë marrë edhe vendimet për lirimin e tyre , por sot gjithçka ndryshoi me arrestimin Burim Fazliun dhe Kamber Sahitin.

 

Në Gjilan u konfiskohen veturat  e taksive nga Presheva

 

Dje në orët e pasdites në Gjilan ka filluar edhe konfiskimi I autoveturave të taksive të Preshevës ,të cilëve në mënyrë strikte u ndalohet parkimi në lokacionin prapa stacionit të autobusëve.

Më shpejtë udhëton për cilin do destinacion të rajonit sesa për Gjilan. Sfidat që përballen vendasit tanë gjatë udhëtimeve nuk kanë të ndalur. Udhëtarët që planifikojnë rrugëtimet në relacionin Preshevë- Gjilan viteve të fundit përjetojnë pengesa nga më të ndryshmet të cilat adresohen nga institucionet  lokale e qeveritare nga shteti kosovarë. Ajo që po e pësojnë janë më së tepërmi qytetarët e komunës së Preshevës. Dje në orët e pasdites në Gjilan ka filluar edhe konfiskimi I autoveturave të taksive të Preshevës të cilëve në mënyrë strikte u ndalohet parkimi në lokacionin prapa stacionit të autobusëve . Grupi I taksive preshevarë kanë realizuar edhe një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nga I cili është kërkuar që kjo problematikë të evitohet. Sipas tyre janë dhënë shpresa reale se kjo parregullsi do të eliminohet ditëve në vijim në bashkëpunim me institucionet qeverisëse në Preshevë.

30 bujq të komunës sonë përfituan sot mjete agroteknike

 

Afrim Abdullahu, koordinator I komisionit për bujqësi pran administratës komunale në Preshevë për televizionin tone ka deklaruar se gjatë ditës së sotme  është bërë shpërndarja me mjete agroteknike, ku përfitues ishin gjithsej 30 bujq të komunës sonë.

 

Në kuadër të programit  të vitit të kaluar gjatë ditës së sotme është  bërë shpërndarja  e mjeteve agroteknike nga shërbimi për bujqësi në Preshevë. Është ky kontingjenti I dytë I cili ka arritur për 30 bujqit e komunës sonë me mjete të ndryshme agroteknike ka deklaruar kështu për Radiotelevizionin Presheva Afrim Abdullahu, koordinator I komisionit për bujqësi, 5 milion e 800 mijë dinarë është vlera e mjeteve  të ndara nga buxheti I komunës  për  bujqit e komunës sonë me shpërndarjen e mjeteve teknike. E në anën tjetër  edhe pse bujqit sot ishin të lumtur që përfituan donacion nga komuna e Preshevës nuk deshën të prononcohen para kamerave tona. Mjetet e ndara do ti lehtësojnë punën përfitueseve respektivisht bujqve të ditës së sotme duke sjellë rendimente më të larta dhe cilësore për qytetarët tanë.

Fondi për Luginën – zëri popullit

 

Qytetarët e Preshevës vazhdojnë të mos besojnë në Fondin e Luginës  e  miratuar nga dy qeveritë shqiptare në takimin e mbajtur  në Prizren me 11 janar. Ata ende janë të mllefosur nga kjo shumë simbolike prej 100 mijë euro.

Mërkiq- Edi Rama në shkurt vjen në Beograd, shqiptarët në Serbi gëzojnë të gjitha të drejtat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të qëndroj në Beograd në muajin shkurt, në kuadër të turnesë së tij nëpër shtetet e regjionit, ka njoftuar ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiq, transmeton presheva.com. Mrkiq ka thënë se ende nuk është caktuar data e sajtë e vizitës së Edi Ramës, pasi Beogradi ditët e kaluara ka qenë i okupuar me çështje tjera të rëndësishme, siç janë bisedimet me Prishtinën si dhe fillimi i bisedimeve me Unionin Evropian. “Tani po diskutojmë rreth datës së vizitës. Përshëndesim iniciativën e tij që të vij në Beograd. Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në regjion” ka thënë Mrkiq. Ai ka thënë se në rend dite me kryeministrin shqiptar do të jetë para së gjithash bashkëpunimi bilateral pasi “dy shtetet kanë interes të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, bujqësisë, lidhjeve komunikacionit, arsimit..Duhet të shkojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane” ka thënë Mrkiq.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch