Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Maj 2013

RTP lajmet 15 Maj 2013

Akademi përkujtimore për nder të dëshmorëve të UÇPMB-së në Gjilan
Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së është mbajtur edhe në Gjilan. Në të kanë marrë pjesë përfaqësues ushtarakë e politikë si nga Lugina ashtu edhe nga Kosova, si dhe familjarë të dëshmorëve e udhëheqës të luftërave çlirimtare shqiptare.
Në Gjilan dje është shënuar 14 maji dita e dëshmorëve të UÇPMB-së. Në këtë akademi kanë marrë pjesë përfaqësues të OVL-së, ish udhëheqës të luftës në Luginë të Preshevës, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të tri luftërave çlirimtare, por edhe klasa politike nga Lugina e Preshevës por edhe nga Kosova. Përfaqësuesit e OVL-së thanë se shqiptarët nuk janë duke bashkëvepruar për interesat kombëtare. Kurse përfaqësuesit politikë nga Lugina e Kosova deklaruan se për dëshmorët çka do që të bëhet është përsëri pak, kurse është obligim që ata të përkujtohen. Ndërsa familjarët e dëshmorëve mburren që kanë pasur këta bijë.

Tri ditët e fundit në Luginë të Preshevës por edhe në Gjilan në mënyra të ndryshme janë mbajtur manifestime dhe janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe vendit të rënies së tyre në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tyre, duke shënuar kështu akademitë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit.

————————————————

33-student nga Lugina pranohen në Balkan University në Shkup

 

Universiteti Ballkan në Shkup, ka publikuar rezultatet e provimit pranues në këtë universitet për studentët nga Presheva e Bujanoci. 30 studentë nga Presheva dhe 3 nga Bujanoci janë të pranuar në këtë universitet që është nga Turqia, por ka edhe degën e saj edhe në Shkup. Konkursi ka qenë i hapur për pranimin e 20 studentëve të rinj, por me angazhimin e pushtetit lokal sidomos kryetarit të komunës së Preshevës ky numër është rritur në 34. Ndërkaq kryetari komunës së Preshevës Naser Kamberi për RTV Presheva konfirmon se përgjigja nga Balkan University ka ardhur dje vonë, ndërsa nga 34 kandidatë, 33 janë të pranuar. Në universitetin e njëjtë në Turqi për 1 vit studime paguhet 12.000 euro, në Shkup 2.000 euro, kurse studentët nga Presheva e Bujanoci janë të privilegjuar sepse nuk do të paguajnë asgjë. Për ta studimet janë falas, ndërsa lista tashmë është përfundimtare. Studentët e pranuar në Universitetin e Turqisë Ballkan në Shkup nga Presheva e Bujanoci, provimit pranues iu kanë nënshtruar më 24 Prill në Preshevë

———————————————-

Forumi i gruas i PDSH-së nesër organizon ligjëratën Ndryshoni mendimet, ndryshoni botën

 

Ligjërata me temën”Ndryshoje mendjen, ndryshoje botën” organizohet nesër nga Forumi i Gruas i Partisë Demokratike Shqiptare me ligjëruese Elvira Haxhiaga nga Suedia. Ligjërata mbahet ora 14:00 ne sallën e kuvendit në Preshevë. Kryetarja e forumit të gruas të PDSH-së, Albiona Rexhepi në programin e paradites foli edhe për pozitën e gruas në Preshevë dhe integrimin e tyre në institucione përkatëse. Ju ftojmë të përcillni intervistën në vazhdim

………………………………

 

Mbahen garat komunale Presheva 2013- cikli i ulët fillor dhe cikli i lartë i Gjimnazit Skënderbeu

 

102 garues në tre cikle janë pjesë e garave komunale që po mbahen në qytetin e Preshevës. Edhe këtë vit nikoqir i këtyre garave është Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë në krye me drejtorin Naser Nuredini. Në garat komunale marrin pjesë 6 shkolla të komunës së Preshevës dhe gjimnazi Skënderbeu.

Në prani të prindërve, mësuesve, profesorëve dhe nxënësve drejtori Naser Nuredini i shpalli të hapura garat komunale. Sot u vlerësua cikli i ulët fillor dhe cikli i lartë i shkollës së mesme,kurse nesër do të vazhdojë cikli i lartë i shkollës fillore. Edhe për jurinë këto gara kanë rëndësi të madhe,gjithashtu për ata ishte e vështirë të bëjnë kualifikimin e më të mirëve. E për fituesin e vendit të parë këto gara të tilla do të vazhdojnë edhe më tej,ai ka punuar mjaft për ditën e sotme. Afeida Borici organizatore njëherit edhe anëtare e jurisë,i ka thënë RTP se vendi ynë gjithmonë ka pasur talent dhe është bërë traditë që çdo vit të mbahen garat komunale në qytetin e Preshevës

———————————————-
Engel- Nuk do të ketë ndarje të Kosovës apo shkëputje të ndonjë pjese të saj
Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm”, thotë Eliot Engel, ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Duke folur rreth Marrëveshjes së arritur më 19 prill për normalizimin e marrëdhënieve, vonesat për zbatimin e saj, Engel mendon se procesi i normalizimit nuk është në rrezik, duke theksuar se të dyja palët janë të përcaktuara për një marrëveshje, gjë që e bën dhe ta zbatojnë atë.
Megjithatë, Engel mendon se kjo është “një situatë serioze” dhe se palët kanë dyshime nëse kjo është gjë e mirë. Por, ai thotë se është një hap i domosdoshëm që duhet të ndërmerret dhe beson se do të funksionojë. Në vërejtjen se po vazhdojnë debatet nëse marrëveshja po krijon mundësi për krijimin e një mini-shteti apo një Republika Serpska në pjesën veriore të Kosovës, Engel e mohon këtë, duke thënë se këto janë negociata mjaft të vështira, se ka opinione nga më të ndryshmet, kishte armiqësi për shumë vjet. Sa përket idesë së kongresmenit nga Dhoma e Përfaqësuesve, Dana Rohrabacher , për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rrugë për zgjidhjen e konflikteve, Engel tha se nuk pajtohet me këtë ide të kolegut të tij, ndonëse e vlerëson si njeri “shumë të arsyeshëm” dhe se e “ka në zemër interesin më të mirë të Kosovës”.
RTV Presheva

One Response

  1. luginaa thotë:

    luginaa spo rri pa fol, ama po ja nxerrin fjalet me dane. Akademi perkujtimore per Deshmoret, bol more vlla ishte Bashkimi, Hysni Klinaku e Recitali dhe folesit. Ama po e prish ai grupi i valleve, allahile kush jeni pergjegjes, mosni more vlla valle te shipnise te mesme, tond e kerkund, pos çifti i pare, po bile nuk bon me tesha kombetare e me kravate, luginna po e thirre leptir, jo nuk shkon pasha zotin, çikat çupurake te vogla e kerkund nukm ishin, hapi kerkund, i thote luginaa keni more valle te Presheves te mira, apo nonje valle te lehte qe luajne te gjithe mire, gazi i botes, sikut ta kqirte shipateri i Shipnise do te habitet, çka jone tue bo ato çika çi se kane fajin, por nonje koreograf a nuk pe di luginaa.
    Recitali ishte i thurrur mire, edhe djali edhe vajza kane zo radiofonik, po oj Drite, po te lut luginaa mos bertit aq shume ne mikrofon se emocionet motivohen me recitim te mire sikur ai djali e jo me piskame allahile ngome.
    Luginaa e vjeter e noshta nuk po ia qellon ama keshtue pashe akademine.
    Me shnet luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch