Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Maj 2015 – Alfred Mojsiu dhe Kimet Kara zgjidhen qytetarë nderi të Komunës së Preshevës

RTP lajmet 15 Maj 2015 – Alfred Mojsiu dhe Kimet Kara zgjidhen qytetarë nderi të Komunës së Preshevës

RTP-LogoAkademi përkujtimore për nder të dëshmorëve të UCPMB-së

Për nder të dëshmorëve të 14 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UCPMB-së dje është mbajtur akademi përkujtimore. Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë  familjarë dhe qytetarë tjerë të cilët nderuan dëshmorët e rënë në luftën e UCPMB-së.

Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit  është mbajtur  akademi përkujtimore kushtuar   dëshmorëve të luftës së UCPMB-së të rënë në Zonën Operative të Preshevës, e organizuar nga organizata e veteranëve të luftës së UCPMB-së. Në këtë akademinë përkujtimore përfaqësuesi i OVL-së së UCPMB-së Mynir Rexhepi  paraqiti një historiat  për ushtrinë e UCPMB-së.

Ndërkaq të pranishmit patën rastin që të dëgjojnë edhe pjesë të historisë shqiptare të përgatitur nga profesor Isuf Ahmeti.

Po ashtu  kori i nxënësve të shkollës  fillore  ishin përkujdesur që në  këtë akademi përkujtimore  të mos  mungoj programi kulturor me këngë kushtuar dëshmorëve të kombit.

————————————————-

U mbajt seanca e VI e kuvendit komunal

 

Në seancën e sotme të kuvendit komunal ish presidentin e R. Shqipërisë Alfred Moisiu dhe humanistja  Kimet Kara janë shpallur qytetarë nderi të komunës së Preshevës. Në këtë seanca nuk kanë kaluar as këshillat e shkollës fillore Migjeni Caravajkë dhe sh.f prof Ibrahim Kelmendi  pasi u tha se  janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme.

 

Kuvendi komunal sot ka zhvilluar seancën e VI me radhë. Për dallim nga seancat e zakonshme këtë herë si pikë të parë të rendi të ditës ishte zgjedhja e qytetarit nderi ish presidentin e R. Shqipërisë Alfred Moisiu .Në kuvend kjo pikë,  kur jemi tek debatet e diskutimet u trajtuan si një pikë e rëndomtë. Për të ardhur deri tek votimi u desh të kalojnë më shumë se një orë , pasi opozita kontestonte procedurat dhe anashkalim në konsultime e që debati eskaloi , duke bërë që kuvendarët edhe në figurat jashtë Luginës të mos gjejnë gjuhën e përbashkët. Dhe kjo u vërtetuar edhe gjatë votimit pasi 20 vota ishin për  dhe 6 abstenime nga disa këshilltarë opozitarë. Ndërsa si qytetare nderi pa debate u nderua edhe humanistja  Kimet Kara , ku 27 vota ishin .

Seanca ka vazhduar me pikat e radhës ku debatet nisën edhe më shumë të ashpërsohen. Shumica ka konsideruar se emërimet e këshillave të shkollës fillore Migjeni Caravajkë dhe sh.f prof Ibrahim Kelmendi  janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme.

Seanca e sotme ka rezultuar me shumë debate e kritika , por që njolla e zezë ishte tek shpallja e qytetarë nderi të ish presidentit Alfred Moisiu ku disa këshilltarë nga opozita abstenua. Çfarë do të presim nga Shqipëria kur na mungon uniteti edhe në këtë pikë mbetet të shihet.

 

Biografia – Ja kush është  ish presidentin e R.Shqipërisë Alfred Moisiu

Pas shpalljes të ish presidentit të  R.Shqipërisë Alfred Moisiu qytetarë nderi në ju sillemi edhe biografin e tij dhe kontributin në shoqërinë shqiptare.

Alfred Spiro Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929 në Shkodër si biri i Spiro Moisiut dhe ishte President i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.

President i Shqipërisë

Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më 24 qershor të vitit 2002 dhe e mori detyrën më 24 korrik 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës Rexhep Meidani. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topii zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007.

1941-1945 Studime në gjimnazin e Tiranës.

1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.

1952 – 1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë.

1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë.

1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë

Edukimi dhe kualifikimi

1941-1945 Studime në gjimnazin e Tiranës.

1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.

1952 – 1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë.

1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë.

1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë

Karriera profesionale

1943-1945 Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL.

1948-1949 Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë

1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.

1958-1966 Në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

1966-1971 Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë.

1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes.

1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982.

1982-1984 Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel.

1985-1991 Pension

1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike.

1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.

1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes.

1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.

24 qershor2002 President i Republikës së Shqipërisë.

Aktivitete

1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).

1998-2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.

2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.

2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.

2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së

2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit

Veprat

Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.

Tituj shkencore

1979 Doktor i Shkencave Ushtarake

 

Dekorata dhe medalje[redakto | redakto tekstin burimor]

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit

Medalja “Shërbime Ushtarake”

Urdhri “Ylli i Kuq”

Urdhri i Skënderbeut, Klasi III

Urdhri “Shërbime Ushtarake”

Medalja e Çlirimit

Urdhri i Skënderbeut, Klasi II

Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë

Qytetar Nderi i Bajram Currit

Qytetar Nderi i Barit (Itali)

Urdhri i Shën Mikelit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)

Urdhri i Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)

Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci)

———————————————–

Biografi – kush është Kimet Kara

Pasi sot u shpall qytetare nderi  komunës së Preshevës ne gjithashtu ju sjellim edhe një biografi të shkurtër humaniste Kimet Kara.

Kimet Kara është shtetase e Turqisë  humaniste e cila aktivitetet e saja  I ka shtrirë edhe në vendin tonë.  Ajo është e lindur  në Kavallë të Greqisë  e lindur më 30 gusht 1967 e cila ka jetuar në disa qytete të Turqisë  mbase tani jeton në Edrene.  Është e diplomuar  në Univerzitetin e Anadollisë drejtimi i Administrimit. Merret me aktivitete të ndryshme aktualisht është pronare e Gazetës Ozgur Rrumeli, është kryetare e shoqatës së mediave të internetit dhe informacionit , kryetare e shoqërive civile  madje para pak kohësh ka qenë drejtuese e një shkolle në Edrene. Momentalisht është përfaqësuese ndërkombëtare dhe rajonale e shëndetësisë, anëtare e këshillit botëror e pleqësisë, përfaqësuese e shëndetësisë së turizmit dhe ambasador nderi ndërkombëtar. Ajo ka arritur  të trajtojë disa raste edhe nga Lugina e Preshevës.  Është grua e cila merret me  biznes dhe njëherit kryetare e nderit të klubit futbollistik të të rinjve në Keshan. Kimet Kara tashmë është bërë pjesë e familjes në Luginë pasi me humanizmin e saj ka arritë që të shërojë shumë shqiptarë nga Lugina e Preshevës , duek hap kështu rrugën ndaj kujdesit shëndetësorë të qytetarëve tanë , por edhe me mision që të forcohen rrugët institucionale mes Luginë e Turqisë.

————————————————

Stafanoviq: Serbia e gatshme të përballet me çfarëdo sulmi terrorist

Ministri i punëve të brendshme të Republikës së Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Serbi është në gjendje të përballet me çfarëdo sulmi terrorist. Ai ka konfirmuar se tashmë ka dërguar në zona të caktuara njësit më elite të policisë.

Pas incidentit në Kumanovë Ministri i punëve të brendshme të Republikës së Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Serbi është e gatshme të përballet me çfarëdo situata që cenon shtetin.

“Shteti ynë është në gjendje të përballet me çfarëdo sulmi terrorist. Pas incidentit në Kumanovë kemi dërguar në zonat më të ndjeshme njësitet elitë të policisë që të monitorojnë situatën” ka deklaruar ministri i punëve të brendshme të Republikës së Serbisë Nebojsha Stefanoviq. “Nuk do të lejojmë aspak që të rrezikohet siguria e banorëve por edhe pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë” ka thënë ministri Stafanoviq.

 

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch