Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Mars 2013

RTP lajmet 15 Mars 2013

Në deponinë e parë të qytetit të Preshevës, qytetarët kanë filluar të hedhin mbeturina të betonit. E kjo është duke i paraqitur pengesë shumë të madhe punëtorëve të NP Moravica, të cilët në asnjë mënyrë nuk mund ti largojnë ato mbeturina nga deponia e parë për ti hedhur në deponinë e dytë. Drejtori NP Moravica Nsaer Sadiku, duke apeluar tek qytetarët që mos të vazhdojë kjo praktikë, thotë se kjo ndërmarrje nuk ka mjete që deponitë e betonit ti bartë. Ai thotë se për këtë parashihen edhe sanksione por për këtë përgjegjëse është inspektorati komunal. Mbeturina me peshë të madhe nga betoni kanë filluar të hidhen në deponinë e qytetit nga qytetarët pasi tash edhe kanë filluar që të ndërtohen shtëpi, ndërsa ato mbeturina nga shtëpitë e vjetra hidhen në atë vend.

———————————-

Ky është viti i gjashtë ku rroga mesatare i nënshtrohet inflacionit, çka edhe rrënon standardet, ndërsa ngritjet e rrogave që janë bërë, po thuaj se nuk i ka vërejtur askush, shkruan e përditshmja Novosti. Në 1.7 milionë të punësuar në Serbi, shumë pak do të pohojë se në 6 vitet e fundit iu është rritur standardi. Në vitin 2008, sipas insitutit për statistika, rroga mesatare në Serbi ka qenë 32.746 dinarë ndërsa në vitin 2013 rroga mesatare është ngritur vetëm për 6000 dinarë. Kjo rritje ka mbet vetëm në letër, pasi inflacioni e ka shkatrruar. Sipas të dhënave të këtij instituti, pagat emsatare në Serbi kanë ndryshuar shumë pak në vitet e shkuara. Para krizëz ekonomike në vitin 2007, rroga mesatare ka qenë 27.759 dinarë, një vit më vonë 32.746 dinarë me një rënje në 31.733. Në vitin 2011 me planifikim nga dalja e krizës, rroga mesatare ka qenë 34.009 dinarë, apo 1.263 dinarë më shumë se në vitin 2008. “Rrogat me vite të tëra nuk janë rritur as në sektorin privat” po as në atë shtetëror, ka vlersuar kryetari i sindikatave të lira dhe të pavarura Ivica Cvetanoviq. “Në vitin 2012, rrogat janë rritur për 4%, ndërsa inflacioni ka qenë 12.2%, ndërsa këtë vit, në sektorin publik rritje do të ketë vetëm 2%, çka është katastrofale” ka thënë Cvetanoviq.

———————————————–

 

Këtë vit nxënësit e shkollës së Mesme Gjimnazi Skënderbeu në Preshevë nuk janë me uniforma shkollore. Uniformat në fjalë fillimisht kanë filluar të përdoren në vitin shkollor 2005-2006 deri në vitin e kaluar gjithmonë me dakordimin e prindërve dhe fëmijëve  është shprehur kështu në programin e paradites në Televizionin Presheva pedagogu i i këtij institucioni arsimor Nexhmedin Veliu.  Ngecja e uniformave për këtë vit shkollor ka qenë çështja e tenderit ka potencuar në mes tjerash zoti Veliu.

Arsimi në tërësi po përballet me shumë veti negative të cilët  i transmetojnë vetë nxënësit siç janë mungesa e uniformës, përdorimi i telefonave mobil gjatë zhvillimit të procesit mësimor dhe tani një dukuri tjetër e re është se nxënësit e konkretisht vajzat nuk përdorin çantat adekuate shkollore.

———————————————–

 

Gjimnazi Skënderbeu me një ceremoni modeste ka përcjellur në pension dy kuadro të saj .

Nga duart e profesorit të gjeografisë Nijazi Ymeri dolën shumë kuadro arsimorë , pasi ai arsimit i shërbeu plot 38 vite.

Emocione të dyfishta sa krenari e sa dhimbje.

Për të parën pasi profesionin e profesorit e kanë trashëguar shumë nxënës , ndërsa dhimbja do të jetë se Profesori Nijazi më s’do të jetë me kolegët e tij. Por ai është i lumtur që kjo ditë po kurozohet me suksese të përbashkëta.Edhe profesori i gjuhës serbe Dushan Markoviç në arsim ka shërbyer plot 30 vite dhe kështu ai ka falënderuar stafin e gjimnazit për bashkëpunim. Edhe drejtori i gjimnazit Abdurrahman Zulfiu ka falënderuar dy profesorët  për kontributin e tyre .Gjimnazi Skënderbeu numëron 98 mësimdhënës , dhe mbi një mijë nxënës.

————————————————–

 

Edhe pse disa media, por edhe vetë presidenti Tomisllav Nikolliq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën është shumë afër, kryeministri Daçiq ka thënë se bisedimet kanë ngecur për shkak të kundërshtimit të Prishtinës, që të pranojë çfarëdo propozimi të Serbisë mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas Daçiçit marrëveshje nuk ka dhe nuk do të ketë derisa nuk sqarohet se si do të jetë ai asociacion”, duke potencuar se Serbia dëshiron kompromis , por nuk pranon poshtërim. Komentet e tij kanë ardhur  pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë dhe Beogard me zyrtarët shtetërorë, përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Në anën tjetër baronesha Ashton ka thënë se është  diskutuar veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe për domosdoshmërinë  e finalizimit të diskutimeve dhe arritjes së marrëveshjeve mbi çështjet e hapura, me theks të veçantë për veriun e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundshme . Ashton në muajin prill do t’i raportojë Këshillit Evropian mbi marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre.Në kuadër të zgjidhjes për veriun, shihet edhe krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, i cili ka ngjallur mospajtime mes Prishtinës dhe Beogradit.Autoritetet kosovare kundërshtojnë çdo kompetencë legjislative dhe ekzekutive për të, ndërkohë që Beogradi kërkon përgjegjësi të tilla me ngulm.Për këtë çështje pritet të bisedohet edhe në takimin e radhës Thaçi-Daçiq të caktuar për 20 mars.

————————————————-

 

Deputeti  i Partisë Liberale Demokratike të Çedomir Jovanoqit, Zoran Ostojiq ka kërkuar nga kryeministrin Ivica Daçiq për të shpjeguar deklaratën e fundit se “dhjetë vjet ka gënjyer Serbët”, ndërsa ai ka pyetur “kush, kur dhe pse” ka gënjyer. Është për të tmerruar me deklaratat e kryetarit Nikoliq dhe kryeministrin Daqiq, jemi dëshmitarë për bisedimet në Bruksel, ku Nikoliqi ka deklarua se bisedimet janë afër dhe se Prishtina ka lëshuar pe, ndërsa pastaj del kryeministri e demanton dhe thotë se është shumë larg marrëveshjes.

Këtu nuk po dihet se kush po flet të vërtetën e kush gënjeshtra. Po ashtu Daçiq ka deklaruar se juve ju kanë gënjyer se Kosova është e jona, atëherë unë kërkoj se kush ka gënjyer, mos vallë Papa apo Messi, Ser Aleks, Ferguson apo kryetarët e Maqedonisë e Bulgarisë, po këtu kanë gënjyer ata që qëndruan mbrapa kushtetutës siç janë Nikoliqi, Daçiqi Tadiqi e shumë të tjerë.Shumë e rëndësishme është që ti vërtetohet qytetarëve se për çka janë të gënjyer, me rëndësi është të dimë për çka ka qenë motive, apo ndoshta ka qen motive për ti marr votat sikur veprimet e 4 Maj në jug.Ndaj kërkoj nga kryeministri që të mos ikë por të vij në parlament dhe të tregojë se kush i ka gënjyer që dhjetë vite dhe kur, duke filluar nga marrëveshja e Kumanovës, kur është arrit marrëveshja kushtetuese Çoviq Hakerup, kur Kosova e ka shpallë pavarësinë, ku gjygji ndërkombëtarë ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është kundërvajtje e të drejtës ndërkombëtare.  Pa sqarimin e mirëfilltë të së kaluarës, kuptoni ku edhe e dini se nuk do të ketë ardhmëri të lumtur.Tani, Thaqi dhe Daçiq po bëjnë marrëveshje dhe po shoqërohen mirëpo nuk ka përparim me Serbëve dhe shqiptarëve, a thua vallë nuk është qëllimi që në këto bisedime që të relaksohen marrëdhënies mes njerëzve që jetojnë në ato dy shtete.Pikërisht për këto gënjeshtra ne qëndrojmë këtu ku jemi, ndaj kërkoj nga kryeministri për t’u treguar qytetarëve, ju kemi gënjyer, ju kanë gënjyer e jo kemi gënjyer.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch