Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Mars 2014 – Bashkatdhetari anonim nga Rainca ndan 23 mijë euro për SHPFAK

RTP lajmet 15 Mars 2014 – Bashkatdhetari anonim nga Rainca ndan 23 mijë euro për SHPFAK

RTP logoBashkatdhetari nga Rainca i cili deshi të jetë anonim i ka dhuruar 23 mijë euro shoqatës së prindërve , rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë . Këto të holla i  ka pranuar shoqata e cila e ka falënderuar përzemërsisht pensionistin  nga Rainca me inicialet N.Z , i cili për këtë vepër humane deshi të mbetet anonim , e që i ka befasuar këtë shoqatë pasi për herë të parë ndodh që një shumë të tillë ti ndahen një shoqate e cila trajton fëmijët me aftësi të kufizuara.

Nuk e bëri për emër e bëri për allahun dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, e bile as nuk deshi të ekspozohet para medieve.Bashkatdhetari , tashmë pensionist nga fshati Raincë me inicialet N.Z i ka ndarë 23 mijë euro shoqatës së prindërve , rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Kjo vepër humane ndodhë për herë të parë dhe rrallë mund të gjesh të tillë që një shumë prej kaq parash ti ndajë ne heshtje për këtë shoqatë. Ndërkaq në falënderimin i cili ka arrit në redaksinë tonë nga shoqatës së prindërve , rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë thuhet se ata e falënderojnë përzemërsisht bashkatdhetarin nga Rainca , për humanitetin e tij shumë të madh që bëri për këtë kategori  të fëmijëve. Zoti e shpërbleftë me gjithë të mirat që ky humanistë nuk deshi të që tia përmendin emrin dhe mbiemrin e plotë , kështu që e respektojmë , përndryshe ai është pensionist  i përkohshëm në shtetin e Zvicrës thuhet një letrën falënderuese të dërguar nga kryetari i kësaj shoqate Isuf Sadriu.Me tej në këtë ketër thuhet se humanisti nga Rainca ndau për këta fëmijë 23 mijë euro , një shumë që se kemi imagjinua që një person  ti jap këtë shumë patash , zoti e shpërbleftë me gjitha të mirat dhe respekt përfundon letra falënderuese e shoqatës së prindërve , rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë.

————————————————–

Lulzim Basha “bashkon” trojet në panairin “Bli Shqip” në Tiranë

 

“Bli Shqip” është eventi që dje në Tiranë bashkoi bizneset nga të gjitha trojet shqiptare, me qëllim promovimin e produkteve vendore. Panairi prodhimeve shqiptare është mbajtur nën patronatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Luzlim Basha, ndërsa me prodhimet e veta Luginën e Preshevës e ka prezantuar kompania “Fluidi” me prodhimet e saja.

Në këtë panair kanë marrë pjesë mbi 40 biznese, të cilët promovuan produktet e tyre agro-ushqimore, nga trevat shqiptare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, Besim Beqja – Ministër i Financave të Kosovës, Agim Shahini – kryetar i AKB (Aleanca Kosovare e Bizneseve), kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i Gostivarit Nevzat Bejta si dhe drejtues të komunave Dibër, Prizren, Viti, Rahovec, Saraj, Strugë, Tuz.

Enver Ferizaj president i KASH-it, në hapjen e panairit u shpreh se, aktiviteti nën logon “Bli shqip” është kthyer në një traditë tashmë dhe synon  të përkrahë bizneset dhe kompanitë  prodhuese shqipatare nga mbarë trevat shqiptare. Ndërsa kryetari Bashkisë së Tiranës Luzlim Basha tha se ky aktivitet na kujton se çfarë potenciali kemi ne shqiptarët, në Shqipëri dhe kudo në trevat shqiptare, për të prodhuar mallra cilësorë, për të garantuar shërbime cilësore. Ministri Financave i Republikës së Kosovës Besim Beqaj bëri të ditur se integrimi dhe bashkimi shqiptarëve po vie natyrshëm dhe vetvetiu.“Ky sukses duhet t’u ofrojë ju një produkt më cilësor, produkte e shërbime për t’u konsumuar; shqip, sepse vetëm ky projekt i prodhimeve shqiptare tenton të bashkojë mendjet, vetëdijen dhe konsumin e produkteve shqiptare” u shpreh kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. E kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i ofroi mbështetje gjithë prodhuesve shqiptarë sidomos atyre nga Lugina e Preshevës për prodhimin dhe promovimin e produkteve të tyre. Ai, përgëzoi prodhimet e Jaffës të kompanisë “Fluidi” e cila ishte e vetmja nga Lugina pjesëmarrëse në këtë panair.Panairi i Prodhimeve Shqiptare u organizua nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Bashkia e Tiranës, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Financave të Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Në të njëjtën ditë gjatë mbajtjes së panairit qytetarët e Tiranës kanë vërshuar edhe sheshet kryesore për të festuar Ditën e Verës.

———————————————–

Mbahet ligjëratë për ruajtjen dhe avancimin e shëndetit të grave

 

Në amfiteatrin e RTV Presheva sot është mbajt ligjëratë që ka për qëllim informimin dhe edukimin e publikut lidhur me rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të shëndetit të grave . Fushata në fjalë përkrahet  nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës  për mes program it  të partneritetit  evropian  me komunat EU Progres.

 

Me moton Gjej kohë, kontrollo shëndetin tend sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër, është ,mbajtur sot ligjëratë për edukimin e  grave përmes vizitave mjekësore. Në ligjëratën e sotme u tha se vetëm me vizita të rregullta mund të arrihet deri tek zbulim I kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës , por edhe planifikimin e duhur familjarë.

Po ashtu gratë u porositën që për mes vizitave të rregulta gjinekologjike , që zgjasin vetëm gjysmë ore mund tël shpëtojnë jetën e tyre, duke konsideruar se lumturia varet për shëndetit dhe përgjegjësisë .

Ndërkaq u potencua se vizitat e rregullta gjinekologjike një herë në vit u mundësojnë  gjinisë femërore shëndet më të mirë riprodhues.

në fund të ligjëratës u tha se Kanceri i gjirit është Tumori më keqbërës tek gratë në Serbi, ku një në tetë gra sëmuret nga  sëmundje dhe në serbi çdo vit sëmuren rreth 4000 mijë gra , kurse prej tyre 1600 e humbin luftën me këtë sëmundje.

Po ashtu edhe kanceri i qafës së mitrës është shkaku i dytë i sëmundjeve dhe i katërti i vdekjeve tek popullsia femërore në Serbi.

Sipas statistikave çdo ditë katër gra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, ku në Serbi çdo vit 1800 gra sëmuren , kurse 500 prej tyre vdesin.

Sa i përket kujdesit shëndetësore , në statistika thuhet se vetë, çdo e pesta grua në Serbi shkon për vizita të rregullta gjinekologjike , e që për një vizitë mjaftojnë vetëm 30 minuta.

Në fund u tha se kur kujdesesh për shëndetin tënd , kujdesesh për frytin tënd.Kjo fushatë  përkrahet  nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës  për mes program it  të partneritetit  evropian  me komunat EU Progres.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch