Home » Lajme » RTP lajmet 15 nëntor 2011

RTP lajmet 15 nëntor 2011

Ka filluar sot faza e parë e asfaltimit të rrugës në fshatin Rahovic, që dërgon në drejtim të Pendës së këtij fshati. Gjatësia e kësaj pjese të rrugës dhe asja në anën e djathtë të urës është mbi 900m, me gjerësi prej 3, kurse trashësia e asfaltit do të jetë 7 cm. Ky projekt nuk ka qenë i paraparë në planin investiv për vitin 2011, ndërsa do të investohet nga mjetet e buxhetit komunal. Duke parë klimën, projekti sdo të mund të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa menjëherë me krijimin e kushteve atmosferike do të vazhdojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kjo rrugë plotëson edhe shumë nevoja, dhe është rrugë e kërkuar kah moti, u shpreh nënkryetari i komunës së Preshevës Naser Sadiku, i cili vjen nga kjo Bashkësi Lokale. Edhe banorët e BL të Rahovicës, ishin të entuziazmuar nga asfaltimi i rrugës, dhe drejtuan falenderime pushtetit lokla të komunës së Preshevës. Në fund kryetari i komunës së Preshevës, uroi gjithë banorët e bashkësisë lokale të Rahovicës, dhe gjithë ata që shfrytëzojnë këtë rrugë. Pas dy projekteve që janë bërë pa planin investiv të paraparë për vitin 2011, ky është projekti i tretë, që ka filluar nga pushteti lokal i Preshevës.
———————–
U bë mbrëmë hapja solemne e ekspozitës personale të skulptorit preshevarë Hevzi Nuhiu me temën Udhëtimi në Ballkan Durrës, Prishtinë, Preshevë, Sarajevë. Në këtë ceremoni solemn morën pjesë mysafirë nge vendi dhe nga Kosova, ceremoni kjo e organizuar nga komuna e Preshevës, kabineti I kryetarit, shtëpia e Kulturës dhe Radio Televizioni Presheva. Nikoqiri I kësaj mbrëmje kryetari I komunës, Ragmi Musafa me një fjalë përshëndetëse ka deklaruar se është krenari e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë kur shohim veprat e vendasit në solemnitete të tilla. Ai ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e parezervë të mjeshtrit Hevzi Nuhiu. Kritiku I ekspozitës, profesor doktor, Ilir Muharremi në fjalimin e tijë ka potencuar se artsiti preshevarë inspirimin e gjen në natyrë. Ai ndihmon natyrën, shushurimën e gjetheve, vetminë e drunjëve, të bimëve dhe meloditë më të ashpra. Mjeshtri Nuhiu kujdesshëm I gdhend, u jep formë tri dimensionale duke I lakuar në pakufizim. Skulpturat paraqesin kaosin, ngulfatjen dhe qëndrueshmërinë e gurit dhe drurit. Një betejë të vëretë të afërt të ngajjshme me një situatë kaotike apo shpresëdhënëse ku si bazë ka realitetin, heshtjen dhe imagjinatën nga një mendim I pastër dhe I dirigjuar qëllimisht nga mjeshtri. Edhe imzot Don Lush Gjergji ka folur për vlerat e larta profesionale që ka punuar gjatë tërë kohës zoti Nuhiu duke përfshirë këtu edhe skulpturat e punuara të figura të njohura mbarë shqiptare e që janë me renome ndërkombëtare. Hevziu dallohet nga artistët e tjerë. Ai përgjatë shumë viteve të veprimtarisë së tij ka bërë një ekspozitë në natyrë vepra të punuara në gurë, dru dhe hekur në lokacione të ndryshme, vende kyçe në hyrje dalje të qytetit. Hevzi Nuhiu shpirtin artistik e ka të shprehur në veprat e tija ku në raste gjejmë prezantimin e tij emocional, aspektin familjarë, dashurinë ndaj njerëzve, ndjenjën kombëtare për popullin shqiptarë, mallin për vendlindje dhe tema me të cilat përballet çdo qytetarë. Veprat e tija artistike janë një muze, janë një ekspozitë e vazhdueshme në natyrë sepse ato komunikojnë vazhdimisht me njerëzit që kalojnë andejpari. Skulptori preshevarë, Hevzi Nuhiu është në proces të pranimit si anëtarë I ri I Akademisë Evropiane të Arteve.
——————-
Në vazhdimin e publikimeve të presheva.com rreth punës dhe buxhetit të Këshillit Nacional Shqiptar, dhe mos gatishmërinë që Këshilli Nacional të jenë transparent ndaj popullatës së Luginës së Preshevës dhe vizitorëve të saj, presheva.com iu është drejtuar Ministrisë së Pakicave dhe të drejtave të njeriut, institucion i cili financon KNSH-, me datë 08 nëntor 2011 për “Qasje të informacioneve me rëndësi publike”: Sa të holla nga Ministria e Pakicave ka marrë Këshilli Nacional Shqiptar nga 1 korriku 2010 deri 15 tetor 2011, dokumentat përkatëse si dhe dedikimin e tyre, sot, me datë 14 nëntor 2011, presheva.com ka marrë përgjegje si më poshtë: Nga themelimi i Këshillit Nacional nga data 01 korrik 2010 e deri me 15nëntorë 2011 në Llogari të Këshillit Nacional Shqiptar janë paguar gjithsejt 15 milion e 654mijë e 695 dinarë ose përafërsisht rreth 155 mijë euro sipas kursit mesatar. Presheva.com kishte dërguar më 14 tetor 2011 disa pyetje përmes e-mailit përgjegjësve të Këshillit Nacional pas punës njëvjeçare të saj, për të kërkuar informata rreth shpenzimeve financiare të institucioneve që veprojnë në Luginën e Preshevës. Por, përgjegjësit e Këshillit Nacional nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara duke mos dëshmuar transparencë dhe përgjegjësi ndaj opinionit publik, ku Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri ka akuzuar “presheva.com”-in për bashkëpunim me „dorën e zezë“ të UDB-së.
——————-
Drejtor i insitutit republikan për statistika Dragan Vukmiroviq ka deklaruar sot se Serbia ka 7.120.666 banorë, cka është më pak për 377.000 më pak se regjistrimi i vitit 2002. “Këto janë rezultatet e para që një pjesë do të ndryshohet kur të vijmë deri tek rezultatet përfundimtare, në përputhje me përpunimin dhe metodologjinë e cila aprovohet” ka thënë Vukmiroviq për RTS. Ai ka theksuar se aryseja kryesore për zvoglimin e numrit të banorëve është shtimi i natalitetit, ku për këtë arsye ka rreth 300.000 banorë më pak se 10 vite më parë. Pastaj, sipas tij, numri i vogël është edhe për shkak të bojktotit të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe një numër i banorëve të larguar jashtë shtetit.
———————–
Ka mbërritur në Dumën ruse kërkesa e mbi 20 mijë serbëve të veriut të Kosovës, për të marrë shtetësinë ruse. Këtë e ka konfirmuar këshilltari në Ambasadën ruse në Beograd, Oleg Buldakov. “Motivi i tyre kryesor është mbrojtja e sigurisë së tyre. Peticioni është nënshkruar nga serbët që jetojnë në Kosovë dhe të tjerë në rajon”, ka thënë Buldakov. Iniciatori i peticionit Zlatibor Djordjevic ka thënë se që nga ardhja e forcave paqeruajtëse në Kosovë “më shumë se 1000 serbë janë vrarë”, prandaj për siguri duan shtetësinë ruse. Oliver Ivanovic e ka quajtur këtë hap të gabueshëm, pasi që vjen nga partitë kundërshtare të Tadiqit.
——————
Mbrëmë në Festivalin e Komedisë para publikut Preshevar u prezantua Teatri Metropol Tiranë me shfaqjen Lagja 45 me regji të Gent Bejkos. Në këtë shfaqje morën pjesë aktorët e mirënjohur të Shqipërisë ku me rolet e tyre në këtë shfaqje mahnitën publikun Preshevar. Në këtë shfaqje flitet për banorët e një lagjeje ku më tepër rreth kësaj flet regjisori Gent Bejko. Në këtë shfaqje morën pjesë 13 aktorë ,rolet e tyre ishin mjaft interesant dhe një karakteristik e veçantë ishte se ata në këtë shfaqje nuk i kishin ndërruar fare emrat e tyre, dhe ishin po aq origjinal sa luajtën po sikur të jetojnë në një lagje siç ishte kjo në shfaqje. Ndërkaq sonte në Festivalin Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2011 do të prezantohet Akademia e Arteve të Bukura Tiranë.
——————–
Pasaportat e vjetër, të kaltërt, do të vazhdojnë deri në fund të vitit dhe ky afat nuk do të shtyhet më, ka thënë ministri i punëve të brendshme Ivica Dacic, duke i ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë afat që të pajisen me dokumenta biometrike.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch