Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Prill 2014 – Xhandarmëria bastis shtëpinë e Osman Sulejmanit nga Miratoca

RTP lajmet 15 Prill 2014 – Xhandarmëria bastis shtëpinë e Osman Sulejmanit nga Miratoca

RTP-LogoNë orët e hershme të mëngjesit të sotëm forcat e xhandarmerisë serbe bastisën shtëpinë e Osman Sylejmanit  nga  fshati  Miratoc . Ata për një orë rresht  kanë qëndruar aty duke bastisur çdo cep të shtëpisë. Bastisja më së shumti tronditi nipat e mbesat e pronarit të kësaj shtëpie. Kjo është bastisja e dytë që ndodhë në këtë familje.

 

Qeveria e re e drejtuar nga lideri i SNS, Aleksandar Vuçiq do të ketë 15 ose 16 resore, ndërsa do të zgjidhet me 27 prill. Përveç 5 ministrive të SNS, Rasim Ljajiq dhe 7 personalitetet jashtë partiake, vend në qeverinë e re do të ketë edhe lideri i SPS, Ivica Daçiq i cili do të jetë nënkryetar i qeverisë por edhe do të udhëheqë diplomacinë. Në qeverinë e re do të ketë vend edhe për SVM e hungarezëve, por jo edhe vend për ministra, por partia e Ishtvan Pastor do të ketë funksione si sekretarë të shtetit. Kryeministri i ardhshëm nuk ka përmend dy deputetët shqiptar, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin në lidhje me pjesmarrjen e tyre në qeverinë e ardhshme

Desaret Murati, kryeshef në Praksës e Përgjithshme në Preshevë potencon se ndryshimi I  temperatura  më së shpeshti ndikojnë tek personat e sëmurë kronikë. Këto ndryshime ndikojnë dukshëm edhe në humbjen e  humorit  madje në gjuhën e psikologjisë njihet si çrregullime  psikologjike ka theksuar veç tjerash psikologja Fatime Fazliu. Sipas psikologes në këso lloj situatash preferohet të qëndrimi më të shpeshtë në gjelbërime si  dhe konsumim të vitaminës D. Deri në fund të javës do të kemi temperatura të ulëta të shoqëruara edhe me reshje shiu.

——————————————————-

FHKL finalizon disa nga shtëpitë e para

në kuadër të fazës së parë të ndërtimit të 100 shtëpive , këtyre ditëve janë finalizuar tri shtëpi në Raincë. Ndërkaq sipas kryetarit të FHKL , në përfundim e sipër është edhe shtëpia në fshatin Norç.

 

Kryesia e fondit Humanitar ka vizituar sot shtëpitë të cilat po ndërtohen për familjet në nevojë. Vizita ka filluar në fshatin Raincë aty dhe ku janë  në përfundim e sipër   tre shtëpi , Sipas kryetarit  të Fondit Humanitar Xhelal Mehmeti në kuadër të këtij aksioni  ata kanë vizituar shtëpitë   ku dhe kanë verifikuar  se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas planit të paraparë. Qani Sulejmani banor I fshatit  Raincë tash e tutje  do të ketë shtëpi të re, ai falënderon gjithë kontribuuesit  që po përkrahin këtë aksion. Fondi Humanitar I Kosovës Lindore deri më tani ka arritur të realizoj ndërtimin e 30 shtëpive në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë. Në misionin  e kësaj shoqate mbetet ndërtimi I 100 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë.

——————————————————————

Ndryshimi i temperaturave prish humorin psikik

 

Në dallim javën që shkoi këto ditë do të kemi mot të ftoftë me temperatura deri në 0 gradë celsius.  E ky ndryshim klimatike manifestohet edhe me humbjen e humorit

E  Desaret Murati, kryeshef në Praksës e Përgjithshme në Preshevë potencon se ndryshimi I  temperatura  më së shpeshti ndikojnë tek personat e sëmurë kronikë. Këto ndryshime ndikojnë dukshëm edhe në humbjen e  humorit  madje në gjuhën e psikologjisë njihet si çrregullime  psikologjike ka theksuar veç tjerash psikologja Fatime Fazliu.Sipas psikologes në këso lloj situatash preferohet të qëndrimi më të shpeshtë në gjelbërime si  dhe konsumim të vitaminës D.

Deri në fund të javës do të kemi temperatura të ulëta të shoqëruara edhe me reshje shiu.

———————————————————–

Gafurr Hyseni- këtë vit matura e vogël me kritere më të rënda

 

Provimi përfundimtarë I maturës së vogël këtë vit do të jetë më i rëndi nga vitet e kaluara. Sipas drejtorit të Shkollës Fillore Abdulla Krashnica në Miratoc, Gafurr Hyseni semimaturantët për herë të parë do tu nënshtrohen detyrave të panjohura dhe do kalojnë testin e tretë ku do të përfshihen lëndët si biologji, histori, gjeografi dhe fizikë. Secili test do të përmbajë nga 20 detyra prej të cilave gjuha amtare dhe matematika bartin nga 16 poena, ndërsa testi I tretë I kombinuar grumbullon 8 poena, që don të thotë se secila detyrë bart nga 0.4 poena. Në bazë të të dhënave zyrtare provimit përfundimtarë në komunën e Preshevës do ti nënshtrohen gjithsej 487 semimaturantë.

—————————————-

Dënohen grupi i Tisës , ne mesin tyre  3 shqiptarë nga Bujanoci

 

Kolegji Penal i Dhomës së veçantë të Gjykatës së Lartë të Beogradit ka shpallur dënimin prej 55 vjet e dy muaj burgim për nëntë pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal, që ishte marrë me trafikimin ilegal të emigrantëve shqiptarë nga Kosova për në Hungari përmes lumit Tisa.Në mesin e të dënuarve janë edhe tre shqiptarë nga Bujanoci.

 

 

Gjatë kalimit ilegal nëpër këtë lumë, më 14 tetor të vitit 2009 u mbytën në Tisë 15 sish, kryesisht gra e fëmijë.Josip Gjurasheviq, i cilësuar si organizator i grupit, u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa si anëtarë të grupit u dënuan: Goran Maraviq me 7 vjet, Ridvan Destani me 6 vjet e 8 muaj, dhe Dejan Bezeg me 6 vjet burgim.Atil Shiposhit iu shqiptua dënimi prej 3 vjet e gjysmë, Jovanka Koledinit 3 vjet.I dënuari Abedin Iseni me 4 vjet e 4 muaj dhe Ardin Isenit 4 vjet e 8 muaj janë nga fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit, ndërsa në mesin e të dënuarve është  edhe Sabehudin Arifi me 10 vjet burgim.Joso Karimoviq u lirua.

——————————————————————
Sipas ligjit për festat shtetërore dhe të tjera, në Serbi për shkak të pashkëve, nuk do të punohet nga dita e premte 18 prill deri ditën e hënë me 21 prill, njofton ministria e punës dhe politikës sociale. Sipas këtij ligji, në Serbi nuk punohet edhe me 1 dhe 2 maj, ndërsa ditët që nuk punohet janë e enjte dhe e premte.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch