Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 qershor 2012

RTP lajmet 15 qershor 2012

Nën organizimin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë ” prej të mërkurës është duke u mbajtur në qytetin e Bajram Currit rrethi Tropojës Festivali “Sofra Dardane, në kuadër të 10 vjetorit të themelimit të kësaj sofre dhe 100 vjetorit të shtetit shqiptarë. Në këtë eveniment kulturorë përpos Ansambleve dhe Shoqërive Kulturo Artistike nga të gjitha trojet shqiptare në hapje morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe atyre të të gjitha trojeve shqiptare. Luginën e Preshevës në kulturë e përfaqësoi SHKA “Presheva Jehonë” ndërsa nga institucionet i ftuar special ishte edhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa. Festivalin e shpalli të hapur duke i uruar mirëseardhje presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë Azgan Haklaj dhe kryetari i Bashkisë së Bajram Currit Agron Demushi. Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë Arben Imami theksoi se Shqipëria synon të jetë në Evropë me identitetin tonë, sepse ne jemi shqiptarë pse jetojmë në tokën tonë. Gjatë fjalëve të tyre, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ai i Likovës Sadulla Duraku dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa, falenderuan organizatorët që i bashkuan shqiptarët në këtë mbrëmje të sofrës dardane, ashtu si Tropoja çdo herë në histori ka bashkuar gjithë shqiptarët kudo që janë. Azgan Haklaj që vjen nga familja më atdhetare nga rrethi i Tropojës iu është drejtuar kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, se do të jetë Tropoja ajo që do të luftoj për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Festivali “Sofra Dardane” do të përmbyllet sonte në mbrëmjen e tretë, ndërsa vlen të theksohet se gjatë tri netëve ai është transmetuar drejtëpërdrejtë në RTSH.

———————

Pas përfundimit të mësimit sot, nxënësit e klasave të para deri në klasën e shtatë në shkollat fillore në Serbi janë në pushime verore. Nxënësit e shkollave të mesme përfundojnë mësimin javën e ardhshme. Sipas kalendarit shkollor ka qenë e paraparë që mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të përfundojë me 8 qershor, mirëpo ka zgjatur deri me 15 qershor për shkak të humbjes së orëve të mësimit gjatë sezonit të dimrit. Për nxënësit e shkollave të mesme, mësimi është dashur të përfundojë me 15 qershor ndërsa tani është shtyrë për 22 qershor. Semimaturantët kanë përfunduar mësimin, pasi ata i pret me 18 dhe 19, e hënë dhe e martë testi i “maturës së vogël”. Rezultatet vlerësohen për regjistrim në shkollat e mesme.

———————-

Sipas parashikimeve të motit nga instituti hidrometeorologjik, në 7 ditët në vijim pritet mot me diell dhe temperatura të larta. Instituti hidrometeorologjik i Serbisë parashikon që nga dita e shtunë do të jetë edhe më nxehtë, me temperatura më të larta se sa vlera mesatare për këtë kohë, ku temperaturat do të sillen prej 32 deri 36 gradë celsius. Pas vikendit, gjatë tërë javës në vijim temperaturat do të arrijnë maksimunim deri 36 gradë Celsius
RTV Presheva

One Response

  1. luginaa thotë:

    Luginaa mori haberin se SHKA “Presheva jehon: koka konw demek me dhon program kojka e hora nw “sofra Dardane” Boll mir, po spo ma rrok radakja tue pasw kojka dhe hora tw mira preshevare, kta luejn hora dhe knojne kojka tw trojeve tw tjera.Noshta jom gabim po mw thueni me cfare koka dhe hora, se pwr kto ngjarje duhet tamam prezentim i mirw i folklorit tonw dhe me pwrgjegjws e njohws tw mirw tw horave e kojkave.Ose luginaa thot mos shkoni se kurija osht pwr burra.
    Me shnet Luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch