Home » Lajme » RTP lajmet 12 shkurt 2012

RTP lajmet 12 shkurt 2012

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme është takuar edhe sot ku ka shqyrtuar dhe analizuar situatën në teren si dhe ndërmarrjen e masave më emergjente që duhet të ndermirën për tejkalimin e kësaj situate.Sipas komandantit të shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme Ragmi Mustafa reshjet e borës përsëri kanë ndikuar në qarkullimin e lirë , mirëpo 8 makina sot në mënyrë intensive po kujdesen për pastrimin e rrugëve.Edhe më tej vendbanimet më të izoluara nga bora mbetet ato në pjesën e malësisë.Ndërkaq pas këtij takimi disa ekipe kanë nisur përsëri pastrimin e rrugëve drejt Kurbalis e fshatrave tjerë dhe sipas gjitha gjasave banorët do të depërtojnë drejt qytetit.
Ndërkaq edhe ekipet e shtëpisë së shëndetit kanë qenë aktice gjatë tërë ditës ku iu është dhënë ndihma disa banorëve si në Svinjishtë dhe Bukoc.Situata nga reshjet e borës, erërat dhe ngricat vazhdon te jetë ankthi i tërë banorëve si tek ne ashtu edhe në rajon.Andaj komandanti i shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme Ragmi Mustafa apelon tek qytetarët që të ruajnë durimin dhe mos të lëvizin pa nevojë , sepse në çdo vend do të përcillet ndihma nga ana e shtabit komunal.Ai po ashtu kërkon nga banorët dhe kryetarët e bashkësive lokale që të mobilizohen për tejkalimin e kësaj situate të vështir.
———————
Edhe pse tash e sa ditë u bënë pas shpalljes së situatës së jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse në komunën tonë, dhe deri më tani nuk kishte arritur asnjë lloj ndihme të depërtojë tek banorët e fshatit Bukoc në Malësi të Preshevës, sot për herë të parë pas shumë përpjekjeve në orët e pasditës Forumi I Gruas I Partisë për Veprim Demokratik dega në Preshevë arritit që të depërtojë në këtë fshat për t’i dal në ndihmë shumë, fëmijëve,motrave, nënave rrepsektivisht familjeve me gjendje të vështirë shëndetësore, ekonimike pikërisht në këto kushte të rënda atmosferike. Këtë aksion human të organizuar dhe të inicuar nga vetë kontributi i grave të këtij subjekti e filluan në mëngjezin e sotëm në fshatin Shoshajë e Epërme të Malësisë së Preshevës ku më pas vazhduan për në fshatin Bukoc me çrast në kuadër të këtij ekipi kishin të mobilizuar një mjeke dhe motër ndihmëse. Ato i vizituan të gjitha familjet që jetojnë në këtë dy fshatra pa ndarë asnjë sepse kushtet klimatike kanë bërë qarkullim e rëndë të automjeteve për të vizituar mjekun në qendër që është në radhë të parë kur e dim se stacionari shëndetësor nuk funksionin Malësi të Preshevës. Familjet të cilat po jetojnë në këto dy fshatra dhe që tani po paraqitet vështirësi kalimi në rrugë nga reshjet e borës me intensitet të shtuar,nuk mund ti kryejnë obligimet e tyre si në ushqime e ato mjkesore për ti blerë në qytetin e Preshevës apo diku tjetër andaj gratë e këtij subjekti kanë parë të udhës që këto familje ti ndohmojnë me kontrollime mjeksore, barëra, veshmbathje si dhe me nga një pako me gjëra ushqimore, pikërisht në këto ditë dimri me acar. Përkitazi me këtë banorët e këtij fshati shprehen mjaft të emocionuar dhe të lumtur për përkujdesjen e tyre. ….
Begzad Halimi banor i Shoshajës së Epërme vuan nga sëmundjet kronike madje me kushte mjaft të vështira ekonomike, falëmderon shumë Forumin e Gruas së PVDs- që i dolën në ndihmë sa do që të jetë e mundur.Ndërkaq, kryetarja e Forumit të Gruas së PVD-së Edita Kamberi thekson se ky aksion human është ndërmarrë pikërisht në këto ditë dimri për ti dalë në ndihmë me medikamente, veshmbathje si dhe gjëra ushqimore personave nojtare të familjeve që jetojnë në këto fshatra..Në anën tjetër Kadrie Ahmeti, mjeke njëherit edhe këshilltare Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal potencon se nevojat ishin nga më të ndryshmet e veçanërisht ato mjeksore siç është hipretension, gripnat e të tjera…Ky aksion i ndrëmarrë nga Forumi i Gruas PVD-së dega në Preshevë është shumë domethënës dhe premtues për vazhdimin e aksionit humanitar edhe ditëve në vazhdim.
—————————–
Po shkojmë drejt Corroticës ,e kjo kolonë tregon qartë së kush është destinacioni i tyre.
Qindra qytetarë nga të gjitha vendbanimet sot kanë janë bërë kurioz të dijë se çfarë po ndodhë në Corroticë.
E kur kishin arritur aty kishin mbetur të impresionuar nga ajo që forumin rinor i bashkësisë lokale dhe banorët e fshatin kishin përgatitur për këtë garë që po e identifikon Corroticën.
Bile për ti dhënë një karakter më festiv kishin marrë edhe daullet.
Por sa është e vërtetë qe vendi ynë ka pozitë të volitshme gjeografike për turizëm foli gjeografi Safet Hyseni.
Ndërkaq Burhan Ameti profesor i edukatë fizike para të rinjve foli për historikun dhe rëndësinë skijimeve.
E hapjen solemne e bëri ky djalosh që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit.Ndërsa banorët e Corroticë sot ishin më të gëzuarit pasi vendi i tyre po bënë jehonë në Luginë.
Po ashtu kishte te rinj qe kishin ardhur edhe nga komuna e Bujanocit. Disa për të garuar e disa për të parë se çfarë do të ndodh. Mirëpo ata mbetën pa fjalë dhe që nesër ata do vinë të mobilizuar për ta shijuar këtë shteg skijimi.E kur jemi tek organizimi padyshim se për çdo lëvdatë janë banorët e Corroticës, ata bile sot kishin angazhuar edhe një numër të madh sigurimi.Edhe shtëpia e shëndetit sot ka qenë prezentë në këtë garë për ti ofruar ndihmë eventuale garuesve.E për t;ia vënë kapakun këtij organizimi banorët e Corroticës kishin ofruar edhe çaj të nxehtë dhe ushqime që mysafirët të ndihem shumë komod.Ndërkaq në garën e sotme kanë marrë pjesë nxënësit e klasave të I deri në të IV –ën , vitet e dyta deri në të katërtën dhe mosha e rritur.
Garuesit ishin të pajisur mirë , dhe kjo garë vërtetë ngjante ishte në nivele shumë atraktive.
Pas përmbylljes së garave më të mirët u shpërblyen më medalje dhe mirënjohjen.

————————————
RAJONI

Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga orteku masiv i borës në fshatin Restelicë të Dragashit në Malet e Sharrit në Kosovë. Ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionin e pastrimit të borës dhe terrenit, për të gjetur edhe mundësinë e viktimave të tjera që mund të kenë pësuar në këtë tragjedi të rëndë, që ka goditur familjen Reka.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur ditën e hënë (13 shkurt 2012) ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të familjeve Reka, që pësuan në fatkeqësinë natyrore në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.Sipas vendimit të presidentes, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës, flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtize.Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që dita e hënë të shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch