Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 Shkurt 2013

RTP lajmet 15 Shkurt 2013

Të paktën 500 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një “rrebeshi meteorësh” që ranë në Cheliabinsk, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse. Shkëmbinjtë e hapësirës, që nisën të digjeshin me të rënë në kontakt me atmosferën, përvec spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktuan qindra të lënduar dhe dëme materiale. Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave. Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Gjurme të meteorëve të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit
——————
EULEX dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar dy persona për shkak të dyshimit se kanë kryer sulm ndaj punktit të policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit. Të arrestuarve, gjykatësi i EULEX në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim, raporton RTS. Të dyshuarit janë arrestuar dje gjatë një operacioni të përbashkët të Eulexit dhe forcave speciale të Kosovës ROSU dhe gjenden nën hetime për shkak të dyshimit se kanë sulmuar policinë serbe dhe posedim ilegal të armëve, njofton Eulex, transmeton Radio Televiozioni Serb. Të dyshuarit akuzohen për sulm ndaj policisë serbe në muajin maj, qershor dhe tetor të vitit të kaluar
—————
Prishtina është në koordinim të plotë me Tiranën zyrtare për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës, këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë intervistës ekskluzive për Radiotelevizionin Presheva. Sipas ministrit Hoxhaj në takimet dhe kontaktet me homologun e tij shqiptarë Panariti dhe të shteteve të tjera mike nuk mbetet pa u ngritur çështja e shqiptarëve që jetojnë në rajon me theks të veçantë pozita diskriminuese e luginasve. Koordinim i veçantë është edhe me lidershipin shqiptarë në Luginë të Preshevës për zgjidhjen e problemeve atje, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj u ka uruar shqiptarëve kudo që janë pesë vjetorin e Republikës së Kosovës me dëshirën që shqiptarët të jenë në pozicion më të favorshëm në realizimin e aspiratave e të tyre

——————
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli në emër të komunave të Republikës së Kosovës, me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës , ka ftuar edhe Ragmi Mustafën, Kryetarin e komunës, Preshevë për pjesmarrje në manifestimet me rastin e kremtimit të 5- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
——————–
Leme Xhema nuk është pa punë. Atë nuk po e gjen Interpoli, por e kanë gjetur mediet serbe. Telegrafi serb ka raportuar, duke cituar “Blicin”, se ish-drejtoresha e PTK-së, e dënuar për korrupsion në Kosovë, tash po punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq. Nga gushti i viti 2011 Policia e Kosovës ka lëshuar fletë-arrest për Leme Xhemën, i cili më vonë u publikua edhe në ueb faqen e Interpolit. Megjithatë, Xhema ende nuk është kapur, derisa mbi të rëndon dënimi me tre vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare. Avokati i saj, derisa kishte folur për mediet kosovare për klienten e tij dhe ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, për këtë dënim, në Gjykatën Supreme, pati nxjerr edhe një “hile ligjore”. Ai kishte deklaruar se Xhema nëse nuk kapet brenda afatit sa është pesha e dënimit të saj, lënda mund t’i parashkruhet, raporton preportr. Fillimisht, në vitin 2008, për shpërdorim të detyrës zyrtare, gjykata e gjeti fajtore Xhemën duke i shqiptuar një dënim prej 3 vjet heqje lirie. Me po të njëjtin dënim gjykata e shpalli fajtore të akuzuarën edhe në pikën e dytë të aktakuzës, hyrje në kontratë të dëmshme. Bashkë me të fajtor u shpall edhe Mustafa Neziri për fshehje të parave dhe është dënuar me 2 vjet burg. Përveç kësaj trupi gjykues ka urdhëruar të dy të akuzuarit që të paguajnë edhe një shumë prej 300 mijë eurosh për PTK-në. Vendimi i trupit gjykues, që atëherë ishte vlerësuar jo i drejtë nga ana e avokatëve mbrojtës, që filluan procedurat e ankimimit, të cilat përfunduan në vitin 2011, kur Xhema përfundimisht u dënua me 3 vjet heqje lirie, mirëpo shumë shpejt pas këtij vendimi ajo iku nga Kosova. Çuditërisht, pasi ishte larguar nga PTK-ja dhe derisa po vazhdonin procedurat penale kundër saj, BQK-ja e kishte lejuar Xhemën që të punonte si zëvendës-drejtoreshë e kompanisë së sigurimeve “Croatia Sigurimi
—————-
Një dokument, pjesë e shkëmbimeve zyrtare midis Uashingtonit dhe Tiranës, një memo konfidenciale, por jo sekrete, iu adresua Shqipërise pak ditë më parë. Dokumenti, të cilën ambasada amerikane në Tiranë dhe Ministria e Jashtme refuzuan ta komentojnë, u la mbi tryezën e ministrit të Jashtëm, në datën 28 janar dhe u arrit të sigurohej pas një investigimi disa-ditor të gazetarëve të “Top-Channel”, duke u transmetuar ekskluzivisht në “Top-Story”, emisionin e përjavshëm politik të drejtuar nga Sokol Balla. Teksti përmban vetëm pjesët konfidenciale të zbardhura nga Sokol Balla në “Top Story”). “Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta dhe tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit, por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin dhe ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara…duke përdorur mesazhe negative etnike për qëllime politike, është destabilizuese dhe kundërprodhuese. Përdorimi i mesazheve etnike negative për qëllime politike duhet të ndalojë tani! Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justifikim për retorikë të papërgjegjshme. Ne i bëjme thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me Bashkimin Europian, mundësi të përmiresuara ekonomike etj. Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshem dhe bashkëpunues, por politikanët e saj duhet fillimisht t’i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Nuk po beni një përshtypje të mirë, ndërsa përgatitemi për ardhjen në krye të Departamentit të Sekretarit të ri të Shtetit. Pos tjerash në tekstin e memos nga DASH thuhet : Disa fakte për monumentin në Preshevë: Pik së pari është vetëm një momunent, një copë betoni me emra në të. Nuk ka të bëjë me territore, shkolla apo zhvillim ekonomik, apo anëtarësim në BE. Është vendosur ilegalisht, në një mënyrë për ta provokuar Qeverinë e Serbisë, dhe e ka arrit qëllimin. Pik së dyti Qeveria e Serbisë ka tentuar të negociojë me politikanët shqiptarë lokalë të cilët kanë refuzuar të bëjnë një dialog konstruktiv me autoritetet serbe rreth këtij problemi.
Misioni i OSBE-së në Serbi , Ambasada jonë në Serbi dhe misionet tjera diplomatike janë përpjekur për të gjetur një zgjidhje dhe po vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Kështu që deklaratat e juaja në vend se t’i ndihmojnë procesit ato vetëm sa e kanë
——————–
Ne “Shoqata e Muhaxhirëve” në Kosovën Lindore, nuk jemi shoqatë terroriste si po tentohet të na etiketojnë disa media serbe nga Beogradi. Sepse paskemi dalë dhe e paskemi ngritur zërin e arsyes, zërin e së vërtetës shqiptare, ndaj diskriminimit të aparteidit që po e ushtron sot politika gjenocidiale serbe e Beogradit ndaj popullatës duarthatë në Kosovën Lindore. Oh, kësaj i thonë; ampora more, një shoqatë shqiptare sipas mediave serbe po bëka terror vetëm e vetëm se paska dalë me pankartë dhe kërkon të ndalet diskriminimi dhe represioni që po e ushtron sot aparati represivë serbë ndaj popullatës në Kosovën Lindore. Serbisë sot po i dhembë së tepërmi ajo se “Shoqata e Muhaxhirëve” në Kosovën Lindore me seli në Preshevë, dita-ditës po e ngritë zërin e së drejtës dhe arsyes humane njerëzore mbi ankesat që po i përgatitë t’i parashtrojë pranë gjykatës të Strasburgut dhe në atë të Hagës, për pasuritë tona të patjetërsueshme stërgjyshore nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878, për pasuritë tona të patundshme në Sanxhakun e Nishit, Kazanë e Vrajës etj. Nga: Kryesia e “Shoqatës së Muhaxhireve”.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch