Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 15 tetor 2012

RTP lajmet 15 tetor 2012

Në Shkup dje u shpalos përmendorja e heroit shqiptar Hasan Prishtina, në prani të mijëra qytetarë nga viset e ndryshme shqiptare. Inaugurimi i kësaj përmendoreje u bë me një ceremoni zyrtare, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, përfaqësues të jetës publike dhe politike shqiptare nga gjitha trojet, si dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nën patronatin e të cilit u bë vendosja e kësaj përmendore. Kjo ngjarje na ka krijuar emocione të mëdha, sepse të gjithë shqiptarët tani do të ndjejnë në Shkup, personalitetin e historisë dhe liderin shqiptar që çliroi Shkupin”, deklaroi Mexhiti, transmeton INA. Në këtë tubim ka folur edhe Mehmet Prishtina, një nga familjarët e patriotit Hasan Prishtina, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ndërsa më pas pasoi edhe një program i shkurtër kulturo – artistic

———————-

FR të PDSH-së në 4 vitet e ardhshme do ta udhëheq Agon Ajeti. Kështu kanë vendosur dje delegatët e rinjë të Kuvendit të 3 Zgjedhorë të FR të PDSH-së. Kryetari i deridjeshëm i FR të PDSH-së Ilir Sadriu në fund të procesit zgjedhor të FR për Rtv Presheva paraqiti rrjedhën e procesit zgjedhorë. Ndërkaq Agon Ajeti ka falenderuar të gjithë anëtarët e FR për besimin e dhënë dhe premtoi se së bashku me ta do të punojë që rinia të ketë perspektivë më të mirë. Para fillimit të punimeve të kuvendit zgjedhor para gjithë të pranishmëve Ilir Sadriu raportoi për punën e bërë për atë kohë që ka udhëhequr më FR. Ndërsa punimet e kuvendit zgjedhor i përshëndeti edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa. Edhe FR të partive aleate të PDSH-së nga Presheva e Bujanoci morën pjesë në hapje të punës së kuvendit të 3 zgjedhorë. Arbër Pajaziti nga PD tha se ishte FR i PDSH kur para 1 viti i ofroi bashkëpunim FR të PD-së të sapoformuar. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa i ndau mirënjohje të gjithë ish kryetarëve paraprakë të FR të PDSH-së, duke filluar nga ai i pari Imran Pajaziti, pastaj Ylber Sylejmanit, Ragmi Rexhepit dhe ish kryetarit të fundit Ilir Sadriu.

———————–

Pas përfundimit të punës së Kuvendit të 3 Zgjedhor të FR të PDSH-së, ka vazhduar me punën edhe kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas. Delegatet e Forumit të Gruas vendosën që Albiona Ibrahimi Rexhepi të jetë kryetare e re e Forumit të Gruas së PDSH-së. para fillimit të punës së kuvendit zgjedhor fjala ju dha Suzana Latifit ku shpalosi punën e bërë në 4 vitet e kaluara sa ka udhëhequr me Forumin e Gruas. Me vazhdimin e punës së kuvendit zgjedhor u propozua që Albiona Ibrahimi të jetë kryetare e re e FG e cila edhe u mbështet nga delegatët pjesmarrëse në kuvendin e 3 zgjedhor. Ajo më pastaj përshëndeti të gjitha pjesëmarrëset duke premtuar se do të punojë në avancimin e pozitës së gruas në Luginën e Preshevës. Ndërkaq për rrjedhën e punimeve të kuvendit zgjedhorë të FG për Rtv Presheva anëtari i komisionit zgjedhor Ilir Sadriu deklaroi. Në fund mirënjohje u ndanë edhe për kryetaret paraprake të Forumit të Gruas të PDSH-së, për punën e bërë gjatë mandateve që kanë udhëhequr me Forumin e Gruas.

————————–

Drejtori i qendrës Veterinere në Bujanoc, Miodrag Milkoviq ka deklaruar se kohën e fundit është zvogluar kontrabanda e mishit nga Kosova, mirëpo edhe më tej mbetet shqetësuese dhe masive transportimi ilegal nga Serbi në Kosovë i kafshëve. Kohën e fundit është zvogluar kontrabanda e mishrave që sillen nga Kosova në Serbi dhe që kanë prejardhjen nga Amerika dhe Amerika jugore, ka thënë Milkoviq. Sa i përket kafshëve, aktive kanë mbetur kanalet ilegale, pasi me kafshë furnizohen komuna e Gjilanit dhe rrethina e qytetit të Pejës., ka shtuar Milkoviq. Shteti ka mundësuar transport legal nëpërmjet vendkalimit kufitar të Konçulit me dokumenta veterinarie e cila është e obliguar. Mirëpo, për shkak të taksave që duhet ti paguhen Eulex dhe Serbisë, shmangen këto rrugë ilegale për të zvogluar harxhimet e transportit, andaj edhe kafshët kalojnë nëpër rrugë ilegale, ka thënë drejtori i qendrës veterinere në Bujanoc.
———————

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq ka thënë për “JugPress” se së shpejti në këtë komunë do të fillojë ndërtimi i ndërtesës në të cilin do të vendosen të zhvendosurit nga Kosova, të cilët në Bujanoc jetojnë në katër qendra kolektive. “Kemi arritur marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili ka përkrahur propozimin. Do të ndërtohen 25 banesa, ku 5 prejt ture do ti ndahen Kuvendit Komunal për rastet sociale ndërsa të tjerat do ti takojnë të zhvendosurve që nuk dëshirojnë të kthehen në Kosovë apo edhe të marrin njërin nga programet tjera që i ofrohen”. Arsiq ka thënë se partnerët e koalicionit të mëhershëm të partive shqiptare si PVD, LPD dhe UDSH nuk janë pranuar një propozim të tillë pasi sipas tyre kjo do të ndryshojë strukturën demografike të numrit të popullsisë. Sikur 100 deri 200 njerëz që 13 vite jetojnë në qendrat kolektive mund të ndryshojnë strukturën e banorëve në Bujanoc” ka thënë Arsiq duke shtuar se ky është një argument qesharak. Ai ka thënë se komuna ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën për këtë ndërtesë dhe se ndërtimi do të financohet nga donatorë të huaj.

“Në Bujanoc ka katër qendra kolektive, më së shumti në Serbi. Një numër do të shkojë me fonde që të mund të fillojnë një jetë të re. Nëse kjo ndërtesë do të jetë e vogël, atherë me siguri në të ardhmen së bashku me donatorët do të mund të ndërtojm edhe ndonjë” ka thënë Arsiq.

——————-
Projekti “Javët e biznesit kombëtar” ka nisur edhe në Kosovë, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve e cila në trevat shqiptare ka nisur nga 17 shkurti dhe përmbyllet me 28 nëntor. Motoja e këtij projekti është “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? Javët e Biznesit Kombëtar është një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja. I pranishëm në biznesin e lartpërmendur ishte edhe kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ndërkaq Agim Shahini, kryetar AKB-së tha se është ky manifestimi i dekadës së parë të ralizimit të projektit “Javët e Biznesit Kosovar tash më Kombëtar”. Dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme. Javët e Biznesit Kosovar e Kombëtar”, organizohet nga AKB-ja për të dhjetën herë në Kosovë e për herë të parë në trojet kombëtare në bashkëpunim me KASH-in, OEMVP-në, Komunën e Ulqinit e Preshevës dhe do të jetë aktivitet tradicional që mbahet çdo vit. Hapjen e këtij promovimit të bizneseve e kanë përshëndetur udhëheqës të institucioneve të ndyrshme të Kosovës ndërsa në kuadër të këtij manifestim në fjalimin e tij kryetar i Komunës së Preshevës,Ragmi Mustafa ka thënë se kjo kampanjë është shumë e rëndësishme për vetëdijësimin e qytetarëve për të konsumuar prodhime kombëtare. Sipas tij lëvizja e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshoi. Gjatë fjalimit të tij Kryetari Mustafa, ka kërkuar që të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës. “Integrimi i tregjeve shqiptare është i demosdoshëm dhe nuk ka nevoj të friësohet akush nga ky integrim, pos bizneseve”, ka thënë në fund në fund zëvendësministri i Kosovës Hajredin Kyqi.

—————-

Ka mbaruar Festivali i trembëdhjetë me radhë i shoqërive kulturo-artistike “Oda Dibrane 2007” me moton “HUMORI NË FOLKLOR ” u mbajt në Qendrën kulturore në Peshkopi ku morën pjesë 20 ansamble kulturo-artistike si nga Luginën e Preshevës, Kosova, Maqedonia ,Mali i ZI dhe Shqipëria. Luginën e Presheves e përfaqësoi shoqëria kulturo-artistike “Rexho Mulliqi” nga Presheva ne perberje te 18 aneterve dhe u oaraqite me kete programit 1.Ardhja e nuses ne shtepi te dhendrrit- qe u ekzekutua nga gruoi i vajzave dhe dhe disa lojra tradicionale humoristike. Si folklor ishte Bekim Salihu me kengen – na ka ardhë një kohë, ndersa grupi i valltareve ishte nga Xhemaledin Ramizi – Vallja e Presheves dhe Vallja e Gjilanit nga Zjadin Halimi. Shoqeria kulturoro –artistike “REXHO MULLIQI “ nga Presheva kanë prezantuar në mbrëmjen e parë të këtij festivali, ku njehrit kanë marrë çmimin e valles më të mirë me vallen vallen e Preshevës te ekzekutuar nga Xhemaledin Ramizi. ODA DIBRANE eshte finansuar nga Ministria e Turizmit , Kultures, Rinis dhe Sporteve , nen udheheqjen e drejtorit Veli Vraniçi. Pjesëmarrësit prezantuan me këngë, valle humoristike, alegori e të tjera. Po ashtu u nda çmimi karriere si për instrumentistin më të mirë me kavall, pastaj çmimi i valltarit të grupit dhe çmimi i koreografisë. Ndërsa çmimet më të mira që plotësojnë kriteret e festivalit Oda Dibrane 2007 në vendin e parë u radhit ansambli i këngëve dhe valleve Zhur nga Kosova, vendi i dytë i takoi ansamblit autokton folklorik nga Kosova dhe vendi i tretë grupit të Gramshit. Ndërsa çmimi i festivalit i jepet Qendrës kulturore në Dibër. Edhe këtë herë shoqëria kulturo-artistike “Rexho Mulliqi” në mënyrë dinjitoze prezantoi kulturën dhe traditën e Luginës së Preshevës. Në këtë festival i pranishëm ishte edhe presidentii Shqipërisë Bamir Topi, ministri i jashtëm Lulzim Basha dhe shumë përfaqësues Institucional shtetrore. Festivali “ODA DIBRANE” ka nisur jeten e tij ne vitin 1994 , i konceptuar ne fillim si takim i rapsodeve popullore. Festivali mbarëkombëtare “ ODA DIBRANE” ka si qellim te bashkoje artistet shqipetare , pavarsishte nga kufijte , me idene de “ ODA DIBRANE” do te jete mikepritese e “ODES SHQIPETARE”. Shoqeria kulturore “ REXHO MULLIQI “ per here te dytë është pjesmmarese e festivalit “ ODA DIBRANE “,që mbahet në qytetin Peshkopi t Shqiperisë.

———————
Ne do të paguajmë harxhimet e 10.000 azilantëve pasi kjo do të ishte dëm më i vogël për Serbinë se sa Evropa të na kthej vizat, ka deklaruar kryeministri i Serbisë Ivica Dacic. Kryeministri i Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë ka thënë se kthimi i vizave do të ketë një dëm të madh për Serbinë por edhe për Bashkimin Evropian duke sygjeruar se Serbia ti paguaj harxhimet e 10.000 azilantave nga Serbia që janë nëpër Evropë. “Bëhet fjalë për një numër më pak se 10.000 veta në tër Evropën..Ne do ti paguajmë harxhimet e tyre pasi kjo do të ishte një dëm më i vogël për Serbinë se sa të na kthejnë prap vizat” ka thënë Dacic. Dacic ka thënë se numri më i madh i azilkërkuesve në Evropë janë rom dhe shqiptar dhe se duhet të ndryshohen rrethanat ku jetojnë ata, mirëpo ky është një process i gjatë. “Ti nxjerrim nga autobusi romët dhe shqiptarët, këtë nuk do të lejojë Bashkimi Evropian” ka thënë Dacic duke thënë se Serbia ka kërkuar listën e të gjithë personave që kanë kërkuar azil në Evropë. Kryeministri serb ka thënë se ai do të bëjë gjithcka që Serbisë të mos i kthehen përsëri vizat dhe se për këtë do të bisedojë me zytarë të lartë të BE-së
——————-
Vlera e dinarit sot ishte më e madhe kundrejt euros. Kursi mesatar ishte 112.51 dinarë për një euro. Sipas bankës popullore, dinari sot eshte forcuar ndaj euros për 1.2%, kështu që kursi mesatar eshte 112.506 dinarë për një euro.

——————

Me një ceremoni solemne, këngë dhe valle popullore në Sheshin “Skenderbeu” në Shkup u zbulua përmendorja e Hasan Prishtinës. Familjarë të heroit, funksionarë të lartë, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, profesorë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në përurimin e shtatores së heroit kombëtar. Me këtë rast familjari i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina i cili është edhe donatori i përmendores, shprehu kënaqësinë e përjetësimit në bronz të Hasan Prishtinës në Shkup, pikërisht në qytetin ku ai ka zhvilluar veprimtarinë më të madhe kombëtare dhe ka dhënë kontribut të madh për çlirimin e tij. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, tha se Shkupi nuk do të ishte ky pa Hasan Prishtinën. Ai shprehu kënaqësinë që patrioti kombëtar u rikthye në qytetin e tij shpirtëror. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nga ana tjetër e cilësoi si moment historik vendosjen e përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup, duke e cilësuar lartë figurën e Hasan Prishtinës. “Atëbotë Shkupi ishte qyteti më i madh i banuar me shqiptarë, tani pas 100 viteve sigurisht se eshtrat e tij do të flenë të qetë me ardhjen e tij të sërishme në Shkup”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës i cili në fjalimin e tij organizatorët kishin paraparë ti përfaqësoj gjithë shqiptarët jashtë trojeve. Përmendorja e Hasan Prishtinës e derdhur në bronz dhe me një lartësi prej 3 metrash, është vepër e skulptorit Artan Peqini. I gjithë projekti kap vlerën prej 72 mijë euro, ndërsa është donacion i Mehmet Prishtinës, familjar i heroit shqiptar. Një vit më parë shtatorja e Hasan Prishtinës u ngrit edhe në Prishtinë ndërsa në nëntor do të vendoset edhe në Tiranë. Vendosja e Hasan Prishtinës pikërisht më 14 tetor përkon me 100 vjetorin e Kuvendit të Shkupit, ku është miratuar kërkesa për pavarësinë e Shqipërisë.

———————-

Pesë shtete të Bashkimit Evropian kërkojnë që për Maqedoninë dhe Serbinë të rikthehet regjimi i vizave. Pas Gjermanisë, edhe Belgjika, Luksemburgu, Suedia dhe Holanda kanë kërkuar që për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë të rikthehet regjimi i vizave, për shkak të rritjes ekstreme të numrit të azilkërkuesve në dy muajt e fundit nga këto dy vende. Sipas paralajmërimeve, kërkesa për kthimin e vizave duhet të shqyrtohet në Samitin e ministrave të punëve të Brendshme dhe atyre të Drejtësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 25 tetor. Këshilli i ministrave të vendeve të BE-së, vitin e kaluar miratoi masa të jashtëzakonshme me të cilat Komisionit Evropian i dha mundësi përkohësisht të pezullojë regjimin pa viza, nëse atë e kërkon ndonjë vend anëtar i BE-së. Edhe pse paralajmërimi për kthimin e mundshëm të regjimit të vizave është bërë publik prej disa ditësh, autoritetet në vend ende nuk komentojnë këto paralajmërime apo masat që kanë ndërmarrë institucionet vendore për të parandaluar fluksin e madh të azilkërkuesve nga Maqedonia, raporton “Alsat-M”. Dukuria e shpërnguljes së qytetarëve nga Maqedonia drejt vendeve të Bashkimit Evropian u përhap në fund të vitit 2009 dhe fillim të vitit 2010, pas liberalizimit të vizave. Vendet e BE-së të cilat ishin më të prekura nga azilkërkuesit janë Belgjika, Gjermania, Suedia dhe Holanda

—————-

Eurodeputeti, Hanes Svoboda ka theksuar se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës para së të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. “Pranimi i Kosovës në fund duhet të ndodhë, mirëpo ky nuk është kusht për t’iu bashkuar BE-së. Megjithatë, para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së, gjithsesi se duhet ta pranojë Kosovën”, ka thënë Svoboda, drejtues i grupit parlamentar të të majtëve në Parlamentin Evropian. Sipas tij, tash është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, siç ka deklaruar ai, për Serbinë do të ishte mirë që ta pranojë realitetin.

Svoboda për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit ka thënë se Serbia në pranverë të vitit të ardhshëm mund ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, raporton RTK-ja. Por, ai ka rekomanduar se para kësaj, Serbia duhet të qetësojë rrymat radikale.
—————-

Kryesuesi njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq, deklaroi se “çështja e Kosovës është plotësisht çështje e Serbisë” dhe se OKB përkujdeset për integritetin territorial të vendeve anëtare të saj, gjë që Serbia është, kurse Kosova nuk është. “Kur bëhet fjalë për integritetin territorial, sikundër edhe për sovranitetin, këtu në OKB kujdesemi për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve anëtare. Serbia është njëra prej vendeve të tilla anëtare, kurse Kosova nuk është dhe nuk pres që të jetë kurdoherë”, i tha ish-shefi i diplomacisë serbe kanalit televiziv rus, “Russia Today”, transmeton koha.net. Sipas tij “Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, e vërtetuar edhe me parametrat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, tha pos tjerash Jeremiq

——————
Parashutisti dhe sportisti ekstrem, Felix Baumgartner (43) është hedhur nga stratosfera, saktësisht nga 39 mijë e 68 metra, edhe pse ishte planifikuar që ai të hidhet nga 36.576 metra. I janë dashur rreth disa minuta që të përgatitet psikikisht derisa ka qëndruar në derën e kapsulës, ku më pas është hedhur në ambis. Ai e ka shpërthyer murin e zërit vetëm pas 32 sekondave, derisa shpejtësinë më të madhe e ka arritur 1173 kilometra në orë. E tërë hedhja ka zgjatur rreth 10 minuta.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch