Home » Lajme » RTP lajmet 16 dhjetorë 2011

RTP lajmet 16 dhjetorë 2011

Doganierët e terminalit të Preshevës në kamionin me targa të maqedonisë kanë zbuluar një emigrant ilegal, me siguri me shtetësi afganistane, ku më pastaj në hetuesi do të verifikohet nënshtetësia e tij, thuhet në njoftim të doganës. Ky kamion ka qenë me perime nga Maqedonia, ku në pjesën e përparme të rimorkios është gjetur një njeri i shtrirë. Personi i kapur iu është dorëzuar organeve kompetente për procese të mëtutjeshme gjyqësore
—————-
Në ambientet e Hotel Rozafes në Bujanoc, Partia Demokratike organizoi një takim me mediat që veprojnë në Luginë të Preshevës. Qëllimi i këtij takimi siç njoftojnë drejtuesit e kësaj partie, ishte njohja e medias me Partine me te Re në Luginë të Preshevës. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Kryesia e partisë, përfaqsues nga Forumi i rinisë, Forumi i gruas dhe përfaqsues të rreth 20 mediumeve, me çrast u mbajt edhe edhe nje konferencë për shtyp. Konferencen e hapi Nexhat Behluli, zëdhënës i Partisë Demokratike, ku prezentoi panelin, Kryetar Mr. Nagip Arifin, Sekretarin Ismail Pajazitin, Kryetaren e Forumit të Gruas Adelina Brucaj Hasani dhe Kryetarin e Forumit Rinor Arber Pajaziti. Kryetari i Partisë Demokratike Mr. Nagip Arifi elaburoi punën Partisë që nga Këshilli nismetar e deri në ditet e sotme, dhuke e cilësuar që Partia Demokratike kishte bërë nje punë shumë të madhe, duke arritur vetëm për 3 ditë të mbledh 1200 nënshkrime për të regjistruar partinë, dhe si rezultat i kësaj pune Partia Demokratike sot i ka të formuara të gjitha organet e saje dhe njiherit ka shtrirje në të gjitha vendbanimet shqiptare të Komunes se Bujanocit. Pas perfundimit të konferences për te pranishmit ishte pergaditur edhe nje dreke.
————————-
Siç bëne te ditur Agjencia Beta, nena e ishkrymenistrit serb Zoran Gjingjiq, ka parqaitur kallezim penal ndaj dy ministrave ne qeverin e Gjingjiqit, Velimir Iliç dhe Nebojsha Çoviq, te jene te perzier ne organizim te atentatit ndaj shefit te tyre, Zorna Gjingjiq. Lideri i Nove Serbisë Velimri Iliq deklaroi sot se i vjen keq që nëna e të ndjerit ish kryeministrit Zoran Gjingjiq ka paraqitur kallëzim penal kundër tij,meqë siç tha, nuk ka asrye për këtë. Gazeta ditore “Blic” sot ka shkruar s enën dhe motra e të vrarit kryeministër kanë paraqitur kallëzimin penal kundër ministrit në qeverinë e tij Nebojsha Coviq dhe Velimir Iliq, duke akuzuar se janë përzierë në vrasjen e Xhinxhiqit më 12 mars të vitit 2003. Iliqi thekson në letër që ka marr nga Millorad Ulemek Legija,para atentatit në Xhinxhiqin, se ka bërë me dije të gjitha shërbimet në shtet dhe nuk bartë përgjegjësi që askush nuk ka reaguar. Nga ana tjeter, Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daciqi deklaroi sot se nuk ka njohuri për kallëzimin penal që kanë parashtruar nëna dhe motra e të ndjerit ish kryeministrit Zoran Gjingjiq,por policia do të veprojë ashtu si Prokuroria kërkon.”Hetimin po udhëheq Prokuroria. Çdo gjë që marrim si urdhëresë nga prokuroria ,policia do të kryej”,tha Daciqi për gazetarë në parlament Kryetari i Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës, Ishtvan Pastor, ka kritikuar ashpër udhëheqjen e shtetit të Serbisë, duke vlerësuar se ajo nuk është e aftë të përballet me realitetin dhe në vend të kësaj, vazhdimisht “gënjen”. Pastor për numrin e sotëm të gazetës së Novi Sadit në gjuhën hungareze “Magjar so” ka vlerësuar se në Serbi “nuk ka një burrë të tillë mendje të shëndoshë i cili beson në të vërtetën e përmbajtjes së fjalisë “edhe Kosova edhe Evropa”. “Kjo flet vetvetiu se politika e brendshme serbe, në krye me shefin e shtetit, nuk është e aftë të përballet me realitetin dhe se nuk ka guxim që me të ta ballafaqojë shoqërinë. Në rrugë e sipër vazhdimisht është të gënjyerit”, ka thënë Pastor. Ai ka theksuar se “këtu në vepër është gara për të gënjyer”. “Presidenti i shtetit dhe kompetentët e tjerë vazhdimisht gënjejnë për kushtet e reja që duhet plotësuar. Ndërsa e vërteta është se Qeveria e Serbisë para një viti e gjysmë ka përkrahur vendimin në bazë të të cilit u bënë të qartë hapat që duhet bërë në interes të marrjes së kandidaturës”, ka theksuar lideri i hungarezëve të Vojvodinës. “Nga kandidatura do të ketë diçka vetëm kur udhëheqja e shtetit të gëlltisë gjithë mjegullën, ose vendis që më nuk do të hajë mjegull”, ka porositur Pastor.
—————
Një tërmet me intensitet prej 3 shkallë sipas Rihterit – shkalla evropiane makroseizmike- 1998 është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Maqedoninë Lindore. Sipas Observatorit Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, tërmeti ka ndodhur në ora 9.34 minuta dhe epiqendra e tij ka qenë 100 kilometra në juglindje të Shkupit. Nga tërmeti më së tepërmi janë goditur dy rajonet e qyteteve Dellçevë dhe Berovë. Lëvizje të tokës janë regjistruar edhe muajin e kaluar me intensitete rreth 4 shkallë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch