Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 16 gusht 2012

RTP lajmet 16 gusht 2012

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa së bashku me bashkëpuntorët e tij më të ngushtë kanë vizituar sot projektet që janë duke u realizuar në qytetin e Preshevës. Që të gjitha projektet që sot ishin në agjendën e udhëheqësve të pushtetit lokal kanë filluar të realizohen këtë vit. Vizita ka filluar në objektin e maternitetit, project të cilin qytetarët e komunës së Preshevës e presin thuajse me dekada. Gjithashtu në shtëpinë e shëndetit është vizituar edhe ndërtimi I objektit të ri për nevoja të praksës së përgjithshme. Mustafa me bashkëpuntorët vizitën e ka vazhduar në ndërtimin e sallës së edukatës fizike në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë, pastaj në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” ku janë duke u zëvendsuar dritaret e shkollës, dhe në fund në objektin për nevojat e fakultetit në Preshevë. Pushteti local ka paraparë që brenda këtij viti të përmbyllë një numër të madhë të projekteve të cilat për rrethinë tonë janë kapitale, në mënyrë që të përmisohen kushtet për të gjitha shtresat e popullsisë.

———————
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë ka shtruar mbrëmë iftar të përbashkët. Në këtë iftar përveç aktivistëve të kësaj organizate kanë marrë pjesë bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit , imam dhe hoxhallarë, përfitues, student, si dhe mysafirë nga Tirana, Shkupi, Podgorica e Kumanova dhe më gjerë. Kryetari i QSA, Lejlan Sadiku, gjatë hapjes ka falënderuar të gjithë mbështetësit , që sipas tij me ndihmën e tyre , aktivitete e kësaj shoqate janë realizuar në të mirë të shoqërisë duke u solidarizuar me atë çka ka pas nevojë në mesin popullit tonë.” Ky iftar le të shërbej si një moment refleksioni , ku të solidarizohemi akoma më tepër bashkërisht mbi realitetin aspak të mirë që na ka mbërthyer neve si shoqëri si vend dhe si komb tha me tej Sadiku. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe dy kryetarët e kuvendeve komunale, i Preshevës Ramiz Latifi dhe Bujanocit, Hajredin Hyda. Me këtë rast Hyda përshëndeti të pranishmit, ndërsa njëherit falënderoi organizatorin për ftesën e bërë. Mysafiri nga Tirana, kryetari i shoqatës “Ardhmëria”- Ferid Piku, me rastin e hapjes së fjalimit të tij, prezencën në këtë iftar të mbajtur në Preshevë e quajti një mirësi nga Zoti. Ai gjatë fjalimit të tij ka dhënë mesazhe inkurajuese për shqiptarët e Luginës. QSA me këtë rast ndau edhe mirënjohje për kontributin në informim për mediumet lokale si: TV Presheva, TV Aldi, TV Spektri, TV Bujanoci, RTK, ndërsa mirënjohje u ndanë edhe për portalet informative Titulli.com, Presheva.news dhe Presheva.com. Krejt në fund QSA në bashkëpunim me shtëpinë botuese Logos-A nga Shkupi ndanë nga një libër për pjesëmarrësit e këtij iftari, me titull “25 pyetje mbi Islamin”, si dhe fletëpalosjen e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit.

—————-

Një grup të rinjësh të nacionalitetit serb nga qytetet e Nishit, Novobeçe dhe Sijenicës, kanë vizituar qytetin e Preshevës. Ideja e kësaj vizite ka ardhur nga organizata Proactiv nga Nishi, ndërsa qëllimi saj është që të rinjtë e nacionalitetit shqiptarë dhe serb të njihen si në mes veti ashtu edhe me problemet e tyre. I gjithë grupi vizitën e filloi në ambientet e Zyrës për të Rinjë, për të vazhduar më pas në Rtv Presheva, dhe në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi”. Atyre I pëlqen se si zhvillohet jeta dhe puna nga të rinjtë në Preshevë. E Agon Ajeti nga Zyra e të rinjëve në Preshevë, thotë se edhe neë grup i të rinjëve nga Presheva së shpejti do të vizitojnë qytetet nga vijnë këta të rinjë. Bashkëpunimi në mes të organizatave nga Presheva dhe atyre të qyteteve tjera në Serbi kohëve të fundit janë shpeshtuar, në mënyrë që të shkëmbehen ide në mes veti për tu zgjidhur sa më lehtë problemet që preokupojnë të dyja nacionalitetet.

—————-

Ragmi Mustafa kryetari i Preshevës, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai beson fuqishëm në liderët e institucioneve të Kosovës se do ta kushtëzojnë futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Luginën e Preshevës. Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa thotë se ua kanë bërë të qartë institucioneve të Kosovës që pjesë e dialogut politik me Serbinë, gjithsesi duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit të Luginës se Preshevës. “Përpjekjet që po i bënë Beogradi për të futur në dialog edhe veriun e Kosovës të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Kosovës që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve. Pa marrë parasysh se a do të jemi ne prezentë në dialog apo, për ne do të flasin shqiptarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. Duke folur rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, Mustafa ka thënë se çfarëdo vendimi që sjellin autoritetet legjitimet të Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta mbështesin fuqishëm.
————–
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff ka theksuar se veriu i Kosovës do të jetë tema kryesore e dialogut në nivel politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori britanik po ashtu ka thënë se zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të jetë në kuadër të planit të Ahtisaarit, raportojnë mediat serbe. Ai ka ftuar serbët që të përfitojnë nga ky plan, duke përsëritur se nuk do të diskutohet statusi i Kosovës. ”Veriu i Kosovës është një çështje e brendshme e Kosovës, por është e pamundur për të zgjidhur problemi pa dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka theksuar ambasadori britanik, për radion Kontakt Plus në Mitrovicë. Cliff ka thënë se dialogu i ardhshëm do të jetë një betejë e vështirë, veçanërisht me qeverinë e re në Beograd. Ai shpreson se do të vazhdojë dialogu për çështje teknike, por gjithashtu kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura. ”Unë besoj se marrëveshjet do të zbatohen për shkak se qeveria serbe e di se nuk ka mundësi të progresit drejt BE-së”, ka thënë Cliff.
——————
Gjëja më e rëndësishme që duhet për dialogun Prishtinë- Beograd nuk është cilët liderë do ta udhëheqin atë, por përkrahja e gjerë në vendet për të cilat mbahet dialogu, Kosovë dhe Serbi. Kështu vlerësojnë analistët ndërkombëtarë, për “Zëri”, një prej të cilëve, Daniel Serwer, megjithatë, vlerëson se marrëveshjet do të arrihen para se të shtrëngohen duart mes atyre që do dialogojnë. Analisti amerikan me bazë në Uashington DC, i ka thënë “Zërit” përmes postës elektronike se ai nuk ka të dhëna që dialogu mes dy vendeve do të udhëhiqet nga liderët e Serbisë dhe Kosovës. “Nuk kam indikacione se do të ketë dialog të vërtetë në atë nivel (kryeministrash apo presidentësh). Bindja ime është se amerikanët dhe evropianët do të bëjnë përpjekje që të bëjnë presion për arritje të marrëveshjeve në disa çështje pa i mbledhur palët. Një takim i kryeministrave apo presidentëve natyrisht se do të ishte i rëndësishëm, por më shumë për vlerën e tyre simbolike se sa për ndonjë diskutim substancial. Unë pres që çështjet substanciale të zgjidhen para se të mbahen takime të tilla”, ka vlerësuar ish-ambasadori amerikan që ka kontribuar në negociatat mes popujve të Ballkanit.

—————-
Përfaqësuesit e kompanive të naftës së shpejti presin një ngritje të cmimeve të benzinës për 1.5 dinarë për litër, edhe pse në 10 ditët e fundt në Serbi nafta është shtrenjtuar për rreth 3 dinarë për litër. Cmim i i benzinës BMB 95 sillet prej 154 deri 157 dinarë, Europremium BMW 95 prej 158 deri 163 dinarë, D2 kushton rreth 147 dinarë ndërsa eurodizel nga 153 deri 155 dinarë. TNG apo gasi kushton 71 deri 76 dinarë.
————

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, nëpërmjet një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Arbër Xhaferit.

“Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkë kombasve të mi në Luginën e Preshevës t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, dhe nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Republikën e Maqedonisë për humbjen e një udhëheqësi vizionar. “Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për Arbërin tuaj të dashur, mikun tonë të çmuar, liderin, politikanin, parlamentarin, studiuesin që i përkushtoi jetën, mendjen dhe të gjitha energjitë e tij mbrojtjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe kudo në rajon, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem së bashku me ju, që shpirti i madh i Arbër Xhaferit të gjejë paqen e merituar dhe vepra e tij e ndritur, të frymëzojë shqiptarët, për të shndërruar në realitet, idealet e tij fisnike, njerëzore dhe kombëtare”, thuhet më tej në mesazhin e ngushëllimit dërguar familjes Xhaferi. Arbën Xhaferi vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferi do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh. Ndajmë me ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh”,- thuhet në mesazhin e kryetarit të komunës së Preshevës, njëherësh edhe kryetar i PDSH Ragmi Mustafa.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch