Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 16 Janar 2014 – Tërhiqet fletarresti – Kamber Sahiti e Burim Fazliu kthehen pranë familjeve të tyre…

RTP lajmet 16 Janar 2014 – Tërhiqet fletarresti – Kamber Sahiti e Burim Fazliu kthehen pranë familjeve të tyre…

Pas një seancë gjykata e apelit ka liruar sot Burim Fazliun dhe Kamber Sahitin të cilët dje u arrestuan në kufirin Depcë , pas fletarrestim të lëshua rnga gjykata speciale për krime lufte. Avokati mbrojtës Zdravko Krstic i ka thënë rtp se kjo është një neglizhencë dhe jo seriozitet e Gjykatë së apelit dhe ministrisë së punëve të brendshme të cilët do të duhet që të tërhiqnin flet arrestin menjëherë pas shpalljes së vendimit për lirimin e tyre.

 

Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti, pas arrestimit të djeshëm nga policia serbe në vendkalimin kufitarë në Depcë, janë lirua sot nga Gjykata e Apelit në Beograd. Avokati mbrojtës Zdravko Kërstic për mes telefonit i ka thënë RTP se me rastin e procedurës gjykata e shkallës së parë dhe të dytë , pas lirimit për mbrojtje në liri ,Burimi e Kamberi  nuk ishin lajmëruar pranë gjykatës ,dhe me këtë rast  ishte lëshuar flet arrest , i  cilin ishte shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Dje në kufirin e Depcë gjatë legjitimit ata janë arrestuar dhe janë dërguar drejt në gjykatën speciale në Beograd.

Avokati Kërstiç thotë se kjo është një neglizhencë dhe jo profesionalizëm , pasi gjykata e apelit në sinkron me Ministrinë e Punëve të brendshme është dashur të tërheqë fletëarrestin. Por sipas tij dy të liruarit  Burim Fazliu dhe Kamber  Sahiti nuk është dashur të dërgohen në Beograd , por të mbaheshin në stacionin policorë në Preshevë ku dhe do të konfirmohej   lirimi i tyre dhe shpallja e pafajësisë. Pas seancës së sotme dy të liruari kanë marrë vendimet për shpalljen e pafajësisë dhe bashkë më 15 shokët e tyre do të nisin procedurat e kërkimit të dëmshpërblimit .

 

Ferid Selimi- viti që lamë pas ishte vit tendosësh për Luginasit

 

Janari është muaji që na rikujton daljen për herë të parë në skenë të UÇPMB-së. Sipas ndihmës kryetarit të komunës së Preshevës, Ferid Selimi viti që lamë pas ishte vit tendosësh për Luginasit sepse gjatë kësaj kohe ata u përballën me lajme jo të mira.

Jo rastësisht pushteti serb përzgjodhi muajin janarë që të heq lapidarin e dëshmorëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë para një viti në qendër të Preshevës. Janari është muaji që na rikujton edhe daljen për herë të parë në skenë të UÇPMB-së. Deri më sot edhe më tutje nuk kemi informacion zyrtarë se ku gjendet lapidari I dëshmorëve, ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva ndihmës kryetari I komunës, Ferid Selimi. Sipas zotit Selimi viti që lamë pas ishte vit tendosësh për Luginasit sepse gjatë kësaj kohe ata u përballën me lajme jo të mira. Sfidat e popullatës së kësaj ane nuk kishin të ndalur mirëpo edhe më tutje vendasit tanë duhet të jenë këmbëngulës në bashkëpunim me institucionet udhëheqëse në realizimin e të drejtave elementare të tyre, tha ndër të tjera Ferid Selimi

 

Papunësia në Preshevë – të rinjtë zgjedhin Evropën

Niveli i lartë i papunësisë ka bërë që shumë të rinj nga komuna e Preshevës të zgjedhin  vendet evropiane  për të kërkuar një jetë më të mirë. Nga ana tjetër kryetari i komunës Ragmi Mustafa ka potencuar se gjendja e  tanishme e të rinjve edhe më tej mbetet shqetësuese,por pushteti lokal ka realizuar një sërë projektesh për të rinjtë e këtij vendi duke krijuar kështu kushte më të mira për jetë.

Qyteti i Preshevës çdo ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë. Nga pamundësia për të pasur një jetë më të mirë,të rinjtë e këtij vendi zgjedhin shtetet e jashtme për të kërkuar  atë që dëshirojnë,ndonëse vendi i tyre nuk u ofron  kushte më të mira. Shumë të rinj i zgjedhin kafeterit për të kaluar kohën por edhe për të qarë hallet me njëri tjetrin. Sipas Agon Ajetit përfaqësues i zyrës për të rinj  gjendja e tanishme e të rinjve është për tu shqetësuar,Zyra për të rinj deri  më tani ka realizuar një sërë projektesh  ku janë aktivizuar rreth 1000 të rinj. Rinia është ardhmëria  kësaj komune, pushteti lokal ka realizuar  disa projekte  numerike që të zhvillohen kushte më të mira ekonomike ka potencuar kështu për radio televizionin Presheva kryetari i komunës Ragmi Mustafa. Sipas tij  shqetësim i madh mbeten të rinjtë që mbarojnë studimet në vende të ndryshme , por përmes projektit  socio ekonomik për 1 vit me radhë pushteti lokal u ka mundësuar atyre të zhvillojnë  praktikë profesionale,duke krijuar kështu kushte më të mira për të gjitha kuadrot. Kryetari Mustafa thotë  se edhe gjatë këtij viti pushtetit lokal do të vazhdojë me projekte të tilla,në mënyrë që të rinjtë ta ndalin migrimin. Sipas tij një perspektiv e re do të jetë edhe  Zona Industriale,ku pritet të hapen vende të reja të punës.  Komuna e Preshevës është një ndër komunat me natalitet më të madh  në Serbi me të ri ku afro 70 pëqind  të vendit e përbënë rinia.

 

Preshevari kërcen nga vetura në lëvizje për t’i ikur policisë

Duke ikur nga policia, e cila dje rreth orës 9 ka tentuar ta ndalojë veturën Golf me 8 emigrant, vozitësi Ejup S. (20), nga Presheva ka kërcyer nga vetura në vendin Katun, në autostradën Nish – Beograd ku ka goditur mbrojtësen, mirëpo asnjëri nga 6 Sirianët dhe 2 Afganët nuk është lënduar

Duke ikur nga policia, e cila dje rreth orës 9 ka tentuar ta ndalojë veturën Golf me 8 emigrant, vozitësi Ejup S. (20), nga Presheva ka kërcyer nga vetura e cila ka qenë në lëvizje. Vetura Golf, me targa VR, e cila në vendin Katun, në autostradën Nish – Beograd ka goditur mbrojtësen, mirëpo asnjëri nga 6 Sirianët dhe 2 Afganët nuk është lënduar, ndërsa Ejup S është arrestuar, njofton policia e Nishit. Për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut, vozitësi është gjobitur me 231.000 dinarë dhe ndales të vozitjes 12 muaj, ndërsa për shkak të dyshimit se ka tentuar të kryej vepër penale për trafikim të njerëzve që kanë hyrë ilegalisht në kufi, është mbajtur në polici 48 orë. Emigrantët pa pasaportë kishin hyrë në Serbi nëpërmjet Maqedonisë

Ka ndërruar jetë humanisti dhe ish futbollisti i KF “Hajdukut” –  Skender Emini

Pas një sëmundje të rëndë në orët e paradites së sotme në moshën 56 vjeçare ndërroi jetë humanisti Skënder Emini nga Presheva njëherit edhe ish anëtari i Klubit Futbollistik Hajduku në vitet e mëhershme. Indjeri viteve të fundit kishte  jetuar  në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku edhe ndërroi jetë. Arkivoli i të ndjerit u përcoll sot për në varrezat e qytetit nga më të dashurit e tij familjarë,  miq e shokë për t’ia dhënë edhe lamtumirën e fundit. Varrimi u bë me namazin e i iqindisë.

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq me siguri me 29 janar do të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, shkruajnë mediet serbe. Sipas burimeve të gazetës “Politika”, zgjedhjet parlamentare me siguri se do të shpallem me 29 janar, pasi kjo është data e fundit kur edhe mund të shpallen zgjedhjet për tu mbajtur së bashku me ato për kryetar të Beogradit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch