Home » Lajme » RTP lajmet 16 mars 2012

RTP lajmet 16 mars 2012

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë duke marrë parasysh kauzën e protestës së 17 marsit të 2012 të paralajmruar nga „Lëvizja e re“, njëherit duke u bazuar në parimet e të drejtave të njeriut, deklarohet hapur pro kësaj proteste, e cila në parim ka lëvizjen e lirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës, gjë e cila është e cunguar me polisën e sigurisë të vendosur nga autoritetet e Republikës së Kosovës. Prandaj, llogaritur në vlerën e kësaj polise jo demokratike, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Luginës së Preshevës , KDNJ fton të gjithë qytetarët që në mënyrë sa më masovike ti përgjigjen kësaj ftese për proteste e cila do të mbahet nesër në ora 14:00 në pikë kalimin kufitar në Muqibabë, thuhet në deklaratën e Këshillit për të Drejtat e NJeriut në Preshevë.

———————

Marrëveshja e arritur për njohjen e diplomave në raundin e shtatë të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, në nëntor të vitit të kaluar, e obligon Universitetin e Prishtinës ta përshpejtojë procesin e lëshimit të shtojcave të diplomave dhe transkriptimit të notave. Studentët e UP-së, të cilët dëshirojnë të punojnë apo t’i vazhdojnë studimet në Serbi, janë të obliguar që t’i bashkëngjisin këto dy dokumente shtesë diplomës së tyre. Ka më shumë se dy javë që UP-ja është duke u marrë me përgatitjen e këtyre pjesëve përcjellëse të diplomave e që, sipas prorektorit për mësim të UP-së, Bajram Berisha, ky proces është përshpejtuar për hir të studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilëve u duhen diplomat për përdorim në shtetin serb, dhe pritet që të shpërndahen për të interesuarit nga 20 marsi.

————————-

6 marsi shënon 67 vjetorin e hapjes së shkollës shqipe Abdulla Krashnica në Miratoc. Andaj sot me rastin e shënimit të ditëlindjes së kësaj shkolle është mbajtur manifestim i përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e këtij institucioni arsimor. Para të pranishmëve në këtë manifestim drejtori i shkollës fillore Gafurr Hyseni elaboroi në pika të shkurtra për historikun dhe ekzistimin e kësaj shkolloje e cila funksionin afër 7 dekadave. Ndërkaq në mes tjerash ai potencon se është dhënë kontribut i mjaftueshëm në këtë shkollë që nxori edhe një numër të konsiderueshëm intelektualësh të sferave të ndryshme të këtij fshati . Përndryshe shkolla fillore Abdulla Krashnica radhitet një ndër shkollat më të mira në territorin e komunës sonë. Manifestimin në fjalë e përshëndeti edhe njëri nga pensionistët e kësaj shkolle Saqip Rexhipi, ndërkaq shënimi i përvjetorit të 67 të shkollës Abdulla Krashnica sot ishte begatuar me program kulturo-artistik , këngë korale, recitime dhe valle të interpretuara nga nxënësit që vijojnë mësimin në këtë shkollë.

———————-

Reshjet e mëdha te borës kanë ndikuar pozitivisht në disa kultura bujqësore që janë mbjellë në afatin optimal të tyre. Ndërkaq ato kultura bujqësore që janë mbjellë jo në kohën e paraparë kanë pësuar nga ngricat dhe temperatura e ultë. Sipas specialistit të kulturave bimore Qenan Daliu tani bujqit duhet të bëjnë riplenimin e kulturave vjeshtore e sidomos grurit. Ndërkaq gjatë këtij afati duhet të bëhet edhe spërkatja e pemëve dhe vreshtave për ti mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Specialisti i kulturave bimore Qenan Daliu apelon tek bujqit që të konsultohen me agronomët për llojin e plehrave pasi duhet ë konstatohet gjendja e kulturës vjeshtore se si ka qenë gjatë periudhës së dimrit dhe borës së madhe, duke pas parasysh kohën e mbjelljes.

———————–

Sipas institutit hidrometeorologjik, sot ka shënur ditë me diell, me temperaturat më të larta ditore 20 gradë celsius. Ka fryer një erë e lehtë me kahje të ndryshuar. Temperaturat më të ulëta janë sjell prej 3 deri 4 ndërsa ato më të larta prej 14 deri 20 gradë celsius. Sipas parashikimeve të motit, deri më 23 mars do të jetë mot me diell dhe nxehtë, me temperatura më të larta se mesatarja, prej 17 deri 23 gradë Celsius.

———————

Zyrtarët e policisë në stacionin në Bujanoc kanë ngritur aktpadi në prokurorinë e lartë në Vranjë kundër Dardan I. i lindur në vitin 1981 nga Bujanoci për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale prodhim dhe vënie në shitje të pa autorizuar të substancave narkotike. Policia më date 12 mars të këtijë viti në Bujanoc tek Dardan I. ka gjetur gjashtë gram materie pluhuri për të cilën dyshohet se është substancë narkotike kokainë. Gjakatësi hetues I gjykatës së lartë në Vranjë për Dardan I. ka caktuar një muaj paraburgim.

————-

Elektrodistribucioni Jugo Istok Nish faleminderon blerësit për kursimin racional të energjisë elektrike gjatë muajit shkurt dhe me këtë rast ia rikujton që obligimet për harxhimin e energjisë elektrike ti kryejnë deri më datën e caktuar sepse në atë mënyrë do të mund ta arrijnë zbritjen prej 30 përqindëshit për kursimin racional. RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch