Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 16 Mars 2013

RTP lajmet 16 Mars 2013

Sh.f “ Abdulla Krashnica “ – Miratoc shënon përvjetorin e 68-të

Para 68 viteve në Miratoc ishte hapur shkolla shqipe me emrin e heroit Preshevar Abdulla Krashnica.  E sot kjo shkollë më një program kulturo – artistik ka shënuar këtë përvjetor duke çmuar lart kontributin e të gjithë mësimdhënësve të kësaj shkolle.

 

Shkolla fillore “ Abdulla Krashnica me një manifestim kulturo artistik ka shënuar 68 vjetorin e saj.

Programi është hapur me këngën dedikuar Artan Abazit Komandant Miratocës të interpretuar nga kori i shkollës nën përkujdesjen e arsimtarit të muzikës Sali Rrustemi.

Ndërkaq drejtori i shkollës magjistër Gafur Hyseni pasi ka përshëndetur të pranishmit , ka thënë se kjo shkollë me krenari mban emrin e një luftëtari dhe çlirimtari siç ishte Abdulla Krashnica. Sipas drejtorit Hyseni vizioni përparimtar i heroit Preshevar vuri vulën e ardhmërisë me rastin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Villën Letafet të Abdulla Veliut. E kjo shkollë me emrin që mban sot u pagëzua më 29 shtator të vitit 1959.

Ndërkaq programi ka vazhduar më këngë , poezi e valle  .

Por kjo ditë solli edhe mirënjohje dhe kështu titullin e flamurit kalimtar si paralele më të mira i takoi klasës dyta një  dhe asaj gjashta një.

Ndërsa me diploma u shpërblyen edhe nxënësit më të mirë si Çlirim Xhemaili , Dardan Esati dhe Fatime Shabani.

Megjithatë mirënjohjet nuk munguan as për kuadrin arsimorë dhe kështu për rezultatet të mira u shpërblyen arsimtari XHafer Nebiu , Ramiz Nevzadi , Zija Hamidi ,këshilli organizativ i Kuizit të diturisë dhe kryetari i bashkësisë lokale Shezai Shaqiri.

Por mirënjohjet nuk ndaluan këtu , pasi u çmua edhe angazhimi i këshillit të shkollës në përbërje të Hamzi Halimi , Adnan Nebiu dhe Ragmi e Zeqirja Agushi.

———————————-

Azilkërkues të dëbuar më së shumti nga Serbia

Nga vendet perëndimore më shumë të dëbuar kanë nga Serbia. Kështu gjatë vitit 2012 ,1458 veta janë kthyer në Serbi , ndërsa ka pas raste që  për shkaqe shëndetësore shumë azil kërkues vazhdojnë të jen në vendet e Evropës perëndimore.

Gjatë viti 2012 nga vendet e evropës janë dëbuar 1458 Shtetas të serbisë.. Në vendin e dytë janë të dëbuarit në Maqedoni (471 veta) dhe në Kosovë (415).Gjatë vitit 2012 nga Gjermania janë dëbuar gjithsej 7600 azilkërkues. Nga të dëbuarit numrin dukshëm më të madh e përbëjnë shtetasit e Serbisë, gjithsej 1458 veta. Në vendin e dytë janë të dëbuarit në Maqedoni (471 veta) dhe në Kosovë (415), njofton qeveria federale, duke iu përgjigjur pyetjes së fraksionit të majtë në parlament. Shumica e madhe e dëbimeve, gjegjësisht 6919 janë realizuar me rrugë ajrore.Sipas përgjigjes së qeverisë, 93 dëbime në rrugë ajrore kanë dështuar për shkak të rezistencës së personave me vendim dëbimi. Ndërsa 42 raste kanë dështuar për shkaqe shëndetësore. 22 raste tjera dëbimi nuk kanë pasur sukses për shkak të refuzimit të kompanisë ajrore ose pilotit për të transportuar personin e caktuar. Gjithsej 8 dëbime kanë dështuar nga shkaku i refuzimit të vendeve për t`i pranuar.

——————————————–

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatciu për Radiotelevizionin Presheva në një intervistë ekskluzive ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatciu, për Radiotelevizionin Presheva ka theksuar se  deri më tani në viset ku jetojnë shqiptarët ka pasur vetëm deklarime të ndryshme nga qeveria shqiptare dhe ajo kosovarë pikërisht në  prag të pavarësisë së 100 vjetorit të Shqipërisë aty kur ndjenjat e patriotizmit ishin shumë më të theksuara dhe emocionet më të ngritura.  Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për ti dalë në krah shqiptarëve në atë pjesë, potencon deputetja e LDK-së. Sipas zonjës Sahatçiu,  situata politike nuk dallon  nga spektri politik në Maqedoni e  Mal të Zi. Mendoj se ekziston një mungesë e një kohezioni të përbashkët në mënyrë që çfar do veprimi të mos jetë at-hok  por të jetë pjesë e një plani që do të fuqizonte më shumë shqiptarët ku do që janë.

—————————————

100 ushtarë serbë nga baza Cepotinë nisen për misione paqëruajtëse

 

Pjesëtarët e ushtrisë serbe, sot janë nisur në dy misione paqeruajtëse në botë. Dy kontingjente me rreth 100 pjesëtarë do të marrin pjesë në misionin paqeruajtës në Qipro dhe në Liban. Për ti promovuar ata, në bazën ushtarake Cepotin ishte kryeshefi i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq.

 

Në bazën ushtarake Cepotin, dy kontigjente të ushtrisë së Serbisë me rrethë 100 pjesëtarë, janë promovuar sot si pjesëtarë në misione paqëruejtëse në botë në të cilat merrë pjesëSerbia. Ata pas trajnimit në qendrën e trajnimeve në njësitë e operacioneve miltinacionale, janë nisur në dy misioni paqëruejtëse në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Njëri kontigjentë do të dislokohet në Qipro në pjesën mes Greqisë dhe Turqisë, me 49 pjesëtarë, ndërsa kontigjenti tjetër do të vendoset në misionin paqësor në Liban me 40 pjestarë. Misioni në Qipro do të jetë në kuadër të kontigjentit të përbashkët hungarezo – slloven, ndërsa ai në Liban në kuadër të kontigjentit spanjollë. Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq, duke i dëshiruar mision të mbarë dy kontigjenteve, ai i porositi ushtarët që të ruajnë veten, sepse duke ruajtur veten do ti ruani edhe të tjerët, tha Dikoviq.

E për ushtarët në misione nuk do të ndjejnë frikën, kurse thonë se e kanë mbështetjen së pari të familjes, por edhe të kolegëve.Sipas informative rroga mujore e këtyre dy kontigjenteve do të jetë prej 1500 – 2000 euro, në varësi prej rëndësisë dhe rrezikut të misionit, dhe pozitës udhëheqëse.

Baza ushtarake Cepotin është hapur më 23 Nëntor 2009. Ajo tashmë ka filluar të trajnojë pjesëtarë të ushtrisë serbe për misione paqëruajtëse në botë në kuadër të qendrës për trajnime të njësive të operacioneve multinacionale, qendër e cila mëton të jetë edhe regjionale.

—————————————-

Janë zhvilluar sot ndeshjet futbollistike për klasat e pesta dhe të gjashta , që organizon OKF .Vendi parë për klasat e pesta i takoi Selami Hallaçi Rahovicë , ndersa tek të gjashta më të suksesshëm dolën Dituria Corroticë.

Kanë filluar sot garat e shkollave fillore të komunës sonë në futboll të vogël, që organizohen nga Organizata për kulturë fizike në Preshevë.

Në këto gara marrin pjesë nxënësit e shkollave fillore duke filluar nga klasat e pesta deri në tetat.Në fazën e parë JANË NDESHUR  klasat e pesta dhe të gjashta  ku ndeshjet po zhvillohen në fushën e futbollit me bari artificial “TATI “ në Preshevë. Këto  garat tashmë organizohen çdo vit   dhe janë të parapara edhe në plan programin e OKF. Jam I entuziazmuar nga zhvillimi I ndeshjeve me që kemi arrit të evidentojmë talent të rinj të futbollit  tha kështu për televizionin tonë  sekretari I OKF Nderim Ajvazi.

Edhe arsimtarët e Edukatës për kulturë fizike garat e shkollave në futboll I vlerësojnë pozitive , sepse sipas tyre do të ndikojnë në zbulimin e talenteve dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë. Ndeshja finale për klasat e pesta është zhvilluar në mes shkollës fillore Selami Hallaçi Rahovicë  dhe Dituria Corroticë  ,  finale të cilën e  rrëmbyen filloristët e shkollës fillore Selami Hallaçi Rahovicë 1, vendi I dytë I takoi  sh.f Dituria Corroticë  , ndërsa vendi I tretë  Abdulla Krashnica Miratoc. Finalen e klasave të gjashta arriti të marrë shkolla fillore Dituria Corroticë, vendin e dytë e Selami Hallaçi  dhe vendin e tretë Abdulla Krashnica .Vendi I parë në këto gara u pajis me kupë dhe medalje të arta , vendi I dytë me të agjendë dhe vendi I katër me të bronztë, por u ndanë edhe mirënjohje.

Ndërkaq nesër ndeshjet do ti zhvillojnë klasat e  shtata dhe të teta.

———————————————————

RAJONI

 

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian,Catherine Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Sipas Baroneshës Ashton  është e mundur të arrijnë marrëveshje dyja palët. A janë të gatshme ose jo, do të varet prej asaj se a do të gjejmë mënyra për t’i tejkaluar disa probleme të vështira që ato kanë”, ka thënë Ashton.Ajo po ashtu ka thënë se “shpreh respekt” për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçidhe Ivica Daçiq, që kanë qenë të gatshëm të ulen dhe të bisedojnë.
Çështja, e cila dominon bisedimet Thaçi-Daçiq, aktualisht është ajo e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.Palët kanë mosmarrëveshje rreth kompetencave që do të kishte ky mekanizëm. Beogradi këmbëngul në përgjegjësi legjislative dhe ekzekutive, ndërsa Prishtina i kundërshton fuqishëm ato.Komentet e sotme, Ashton i ka bërë në Forumin e Brukselit.

——————————————

Instituti Kosovar i Paqes, i shqetësuar me pasojat e mundshme për paqen në Kosovë apelon tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mbështesin një zgjidhje për veriun e Kosovës që është në përputhje me frymën e Planit Ahtisaari dhe e cila nuk e cenon rendin kushtetues të Kosovës.Tejkalimi i një kornize të tillë dëmton rëndë kohezion social duke rrezikuar stabilitetin demokratik dhe radikalizmin e shoqërisë. Instituti Kosovar i Paqes beson se Plani Ahtisaari ofron autonomi të mjaftueshme për komunitetin serb në Kosovë dhe nuk ka nevojë për aranzhime të reja që mund të nxisin një valë të re të kërkesave për ndarje më të madhe të pushtetit në nivel rajonal. Qytetarët e Kosovës nga këto negociata presin avancimin e procesit të integrimeve evropiane, në veçanti liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit, thuhet nw deklaratën e lëshuar nga Instituti Kosovar i Paqes.

———————————————

Historia nuk mund të ndryshohet por synimi është që me punë të ndryshohet e sotmja dhe e ardhmja e vendit tonë dhe e zhvillimit të demokracisë. Kështu është thënë sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të Asamblesë së Këshillave Rinore Komunale të Kosovës, ceremoni kjo në të cilën, përveç nxënësve dhe pjesëmarrësve tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë marr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson. Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka potencuar rëndësinë e investimeve në ndërtimin e demokracisë duke përmendur se ndërtimi i institucioneve të shëndosha e forcon demokracinë në Kosovë. Jacobson ka pohuar se që kur ka ardhur në Kosovës ka vërejtur ndryshime të theksuara, megjithatë ka potencuar se duhet punë e vazhdueshme në luftimin e korrupsionin dhe krijimin e kushteve për sundimin e ligjit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch